back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

Pak mbi jetën dhe veprën e Ernest Hemingway (22 korrik 1899 – 2 korrik 1961)

Gazeta

Ernest Hemingway - pasaporta
Ernest Hemingway – pasaporta

Pak mbi jetën dhe veprën e Ernest Hemingway (1899-1961)

60 vjetori i vdekjes

Ernest Hemingwai ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.
Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899, në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshkimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën, e cila më pas mori emrin Ernest.
Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”.
.

Hemingway në Kubë, 1953  dhe një portret i tij i rinisë
Hemingway në Kubë, 1953 dhe një portret i tij i rinisë
Në vitin 1917, ai iu bashkua Kryqit të Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infermiere. Kjo histori vjen te romani “Lamtumirë armë”, (A farewell to Arms) i cili u hodh në qarkullim në vitin 1929. Me kthimin në SHBA, ai u martua me Hadley Richardson, por mendja i rrinte gjithmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpusë një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein, e cila i mëson stilin e shkrimit.
Në fillim botoi tre tregime dhe dhjetë poezi
Në veprën “Dielli lind përsëri”, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të plagosur nga predha. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj anës Senës.. “Kjo është historia e brezit të humbur” pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.
Në majin e vitit 1925, njihet me Scot Fitzgerald-in e famshëm, i cili konstatoi talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi e vërtetë, por edhe një rivalitet i madh.
Ndërkohë e ndjekin ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, shkurorëzimi, por edhe momente të lumtura si rimartesa dhe botimi i veprës “Lamtumirë armë”. Në vitin 1930 vendoset në Key West të Floride-s ku edhe shkroi “Vdekja pasdite”.
.
Heminguej në Spanjë - Në betejat e Toreadorëve
Heminguej në Spanjë – Në betejat e Toreadorëve
Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu jepet pas pijes, por vazhdon të shkruajë dhe boton librin “Të kesh apo të mos kesh” (1937) i cili ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe në vitin 1940, boton librin “Për kë bien kambanat” që është frymëzim nga koha e angazhimit të tij në Luftën e Spanjës.
Prej Spanjës vendoset në Havanë deri në vitin 1944 nga ky kthehet rishtazi në Paris. Më parë pati botuar “Dëborërat e Kilimanxharos (1936). Në vitin 1950 shkroi “Përtej lumit” që njëherësh është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdhjetë vjeçare. Në vitin 1952, del libri “Plaku dhe deti”, me të cilin dy vjet më vonë, në vitin 1954, fiton Çmimin Nobel.
.
Ernest Hemingway duke shkruar - ne Kenya
Ernest Hemingway duke shkruar – ne Kenya
I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, më 2 korrik 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje.
Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës….
.
Marre nga https://bukinist.al/sq/393_ernest-hemingway
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.