back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

…Nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut…! – nga Ziso Vangjeli

Gazeta

Ziso Vangjeli
Ziso Vangjeli 

…Nuk jam unë njeri kundër komunistëve,

janë komunistët kundër njeriut…!

nga Ziso Vangjeli

“…Ziso Vangjeli, shqiptari që u inkuadrua me forcat amerikane që zbarkuan në Normandi në vitin 1944, luftoi deri në fitoren e aleatëve. Me mbarimin e Luftes, nuk u kthye me në SHBA, por vendosi të jetojë në Francë, vend në të cilin shërbeu si profesor i së drejtës, edukim të cilin e kishte marrë në SHBA.
Aty krijoj edhe familje.
Për fatin e keq të tij, bie në kontakt me zyrtarë të ambasadës tonë atje, të cilët për fatin e keq të tij e bindin të kthehet në Shqipëri.
I edukuar dhe formuar si njeri i lirë, vendi i tij nuk mund të ishte ai i ëndërruari prej tij dhe siç mund të merret me mend, ai pas pak kohësh përfundoi në Burrel, për të mos dalë i gjallë prej andej.
Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog. Ai i fali shtetit gjithë bibliotekën e tij, por përfundon në burg:
-Kur të bjerë “komunizma”, – thosh ai – se do të bjerë “patjetër”, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit.
Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond. Do të kërkojnë të bëhën ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë.
Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, janë të papërvojë. Dhe kështu do të sundojë te ne hibridi. Gjatë, mjaft gjatë!
Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ata duhet qenë si ata. Do të jetë më keq ca kohë e njerëzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar. Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra, pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Se ne nuk do të dimë ç’t’i bëjmë asaj si një gjëje të tepërt. Do ta përdhunojmë si barbarët. Unë nuk do të jem atëhere. Ju do të jeni: Mbaje mend dhe kujtomë. S’ke ç’bën, jo. Veç kujtomë mua, plakun.
…nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut…!”

Marrë nga muri iFB nga Valdet S. Emiri

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.