back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Nji mëngjes me Khalil Gibranin nga Xhusi Nje

Gazeta

Khalil Gibran (1931)
Khalil Gibran (1883-1931)

Nji mëngjes me Khalil Gibranin

nga Xhusi Nje

Nji mëngjes i zakonshëm…
Fajin e kishte ndryshimi i orës që unë  vazhdoja të lexoja Khalil Gibranin, filozofia e shkrimeve të të cilit është shumë njerëzore, ndaj u bë shpejt i njohur, pse nuk ishte në modelin e sfinksit të ndërlikuar por i drejtëpërdrejtë dhe i kuptueshëm, e pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e tij..!!
Është shumë e lehtë ta lexosh këtë thënie të tij, por sa e kuptojnë dhe si e kuptojnë dhe sa e gjejnë veten këtu…!! Atë s’mund ta lexosh si të duash. Ai lexohet vetëm kështu, sepse ka parime të cilat përgjat kohës, njerëzit i vrasin dhe kthehen në mostra… për interesa dhe dobsi të veseve të tyre!!
Sepse krijesa njerëzore gjatë ecjes së sajë në jetë është e prirur më shumë nga negativja… dhe kalon në korsinë e saj me mjaft lehtësi!! Por që t’i shpëtoje peshës së ndëshkimit të fajit, damit apo gabimit… e godet përsëri tjetrin pa të drejtë. Dhe ky është një dëmtim, gabim dhe faj edhe më i rëndë se i pari!! Gjë për të cilën në kohë afër apo larg… nëse do të ketë kohë, do e shlyejë, sepse shlyerja është proces që do të ndodhë, dhe pendesa në momenti e shlyerjes nuk ka vlerë!! E ndaj krijesat njerëzore duhet të jenë të kujdesshme, e nuk duhet të kthehen në mostra!!
Si mësuese që kam qenë, që jam e do të mbetem deri në fund, po jua përcjell këtë mesazh, që të lexohet edhe më mirë, për të mos e harruar askush se kur vepron me ligësi ka dhe kundraveprim! Është instiktive, më pas intuitive dhe me tej ligji i mbrojtjes ka shumë forcë, të godet, kur ti harron se çfarë ke bërë!!
Por me mënyrën mostruoze komuniste kur godet, nuk duhet të reagosh se të ndëshkojnë, je më i inkriminuar se një komunist i vërtetë, të cilët e inkriminuan jetën e këtij vendi fatkeq, model i të cilit je edhe ti që e kryen goditjen me mënyrën më të ndyrë me thikë mbas shpinë!! Tek ne kështu ndodhi për gjysmë shekulli… dhe kështu po vazhdon… kjo është mënyra e të jetuarit këtu dhe pjellat e komunistave kështu funksionojnë dhe janë ato që krijojnë këtë model mostruoz… që e kthejnë mbrapa shoqërinë, edhe pse jemi në vitin 2015.
Hecim mbrapsht se u është vrarë principi!! Kështu e kuptoj unë Khalil Gibranin e madhërishëm, që kam kohë që po e lexoj, e jua rekomandoj dhe ju… kujdo që e don librin… Lexojeni dhe ju është një mundësi, që nuk vjen dy herë!!
Bashkësia e grimcave të vogla njerëzore e bëjnë njeriun të madhërishëm si ky model, jo bashkësia e ambicjeve të mëdha që shkojnë deri në egoizëm dhe ligësi dhe intelekti kthehet në armë dhe jo në mundësi mbrojtëse e shoqërisë dhe ti e përdor atë, për të vrarë shpirtin njerëzor!! Për ambicjet e tua, o krijesë e mbrapshtë!!
Ambicja dhe egoizmi ky binom fatal është i papranueshëm dhe ti i kalon harresës… sa më njerëzor të jeshë aq më i fuqishëm je!! Për gjeni nuk vuan bota… në kohra shoqëria ka prodhuar plot të tillë, po për të qenë një minutë më shumë njerëzor, po për këtë vuan… është e vështirë largohu, mshihu ashtu si din t’i krijesë o deformueme… E nëse nuk mundesh, mos harro se bota, koha dhe njerëzit kanë nevojë për njerëzoren jo për ta vënë inteligjencën në shërbim të çnjerzores…
Kështu e kuptoj unë Khalil Gibranin… më kujtoj një libër pedagogjik të Zhan Zhak Rusoit… ky i madhërishmi Khalil Gibran, në një mëngjes me diell…
Duhen shkruar edhe këto impresione, ky mur si tokë e etur kërkon të shkruash edhe për parimet, që i janë kaluar harresës nga shpejtësia marramendëse e fitimit, që e përçudnon krijesën fatkeqe, këtë viktimë të vesit dhe harron se është njeri!! Pa parime je shtazë, e shtazët këlthasin, e klithmat nuk lexohen, qytetërimi ka nevojë për harmoni të ligjeve dhe parimeve, që të shkojë përpara…
I mbetem mirënjohëse Khalil Gibranit ai më inspiroi për ju! Kujt nuk do t’i pëlqejë, e sugjeroj ta lexoj dy herë, ndoshta do ta kuptojë më mirë…!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.