Një portret i Petraq Kolevicës – nga Qerim Vrioni

Arkitekti dhe përkthyesi Petraq Kolevica

Arkitekti dhe përkthyesi Petraq Kolevica

Një portret i Petraq Kolevicës

nga Qerim Vrioni

Këtë fotografi (portret) të arkitektit, poetit, përkthyesit, intelektualit e njëkohësisht mikut tim Petraq Kolevica, e kam bërë në shtëpinë e tij, para rreth 14 vitesh. Ato kohë, gjatë bisedave të këndëshme me të, ai jo rrallë, më dhuronte edhe ndonjë libër të tij (origjinal ose përkthim) të sapobotuar dhe të shoqëruar përherë me autografe tepër miqësore.
Prej atëhere, shëndeti i zotit Kolevica është rënduar, edhe si pasojë e moshës, ai ecën më me vështirësi dhe ka humbur thuajse fare shikimin (nuk mund të lexojë dhe as të shkruajë). Gjithsesi, kafet e bisedat me miqtë e tij e gjallërojnë, kështu ndodh edhe kur takohemi bashkë. Veçse, tashmë librat e tij, të cilat vazhdojnë të botohen nga familjarët, m’i dhuron sërish me shumë kënaqësi, por… pa autografe, gjë që edhe mua më pezmaton.
Sidoqoftë, nga bisedat e fundit me z. Kolevica, unë “gjej” dhe “lexoj” sërish në vendet bosh të autografeve intelektin, kulturën dhe botën e artistit, të cilat me gjithë kalimin e viteve si edhe gjendjen jo të mirë fizike të tij, nuk duket se kanë pësuar ndonjë ndryshim tek ai.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook