Në mbështetje të nismës: “Për Mbrojtjen e Kushtetutës”

0
10
Flamuj Shqiptar & Amerikan
Flamuj Shqiptar & Amerikan
Flamuj Shqiptar & Amerikan
Flamuj Shqiptar & Amerikan

Në mbështetje të nismës: “Për Mbrojtjen e Kushtetutës”

I nderuar Z. President!
Ju përshendesim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne jemi dy të rinj, të lindur në kampet e internimit dhe rrjedhim nga familje, që kanë dhënë shumë për Shqipërinë.
Ju nisim këtë letër publike me përgjegjësinë dhe dashurinë për Shqipërinë, në emër të një grupimi të gjerë të rinjsh shqiptaro – amerikanë.
Së pari, ju bëjmë me dije se jemi anëtarë dhe mbështetës të Opozitës së Djathtë Jashtëparlamentare. E thënë me dhimbje “jashtëparlamentare”, si një rast unikal në historinë e politikës moderne, kur opozita detyrohet të lërë këtë tempull, për të mos u bërë dëshmitare e vjedhjeve, abuzimeve, shkeljeve flagrante konstante të Kushtetutës dhe qëndrimit në një sallë me kriminelë të dënuar dhe akoma të padënuar.
Ndërsa këtu në SHBA jemi mbështetës të Presidentit Trump dhe bashkëpunojmë me institucionet amerikane për të ndihmuar Shqipërinë.
Në rrethanat e sotme, Ju mbështesim plotësisht dhe hapur në nismën Tuaj për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kryeministri Edi Rama, ka marrë ekonominë dhe paratë e shqiptarëve, ka zaptuar çdo institucion, dhe po e mbyll ciklin me Drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese, që nesër në opozitë të mbrojë dhe gëzojë “fitoret e arritura” ekonomike.
Me dhimbje themi se Shqipëria është në kufirin për t’u quajtuar “e marrë fund” për shkak të një njeriu të vetëm: Edi Rama, i cili solli shpopullim dhe jo emigracion (sic ndodh kudo); koncesione për të vjedhur dhe jo strategji ekonomike; infermieri dhe jo mjekësi; godina arsimore, por jo arsimim; njerëz që shohin drejt Perëndimit, por që janë të pashpresë.
.
Ervin Dine dhe Agustin Mirakaj
Ervin Dine dhe Agustin Mirakaj

Z. President!

Ju keni mbetur i vetmi institucion, që duhet mbështetur dhe që si në demokracinë e lashtë greke po i drejtohet popullit për të qeverisur. Ky nivel skandaloz i Parlamentit, që nuk do të arrinte imagjinatën e askujt në fillimvitet e demokracisë, është jo vetëm i papranueshëm, por i turpshëm. Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit. Jo. Edi Rama është fajtori i vetëm, është pengmarrësi jo vetëm i socialistëve, por edhe pengmarrësi i të gjithë shqiptarëve, të ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë.
Ndaj grupimi i gjerë i të rinjve shqiptaro-amerikanë është me Ju dhe do t’ju bashkohemi së shpejti në luftën e saponisur për çmontimin e sistemit edramist, që do të mbetet në kujtesë si: kriminal.
Sinqerisht dhe me besim nga Nju Jork në emër të grupimit të të rinjve shqiptaro-amerikanë,
 
Ervin Dine Dine
Agustin Moisi Mirakaj
 
*Ervin Dine është diplomuar në Universitetin e Kolumbias; ka shërbyer për 8 vjet si Marins në Ushtrinë Amerikane dhe sot është Menaxher i lartë në një kompani të njohur amerikane.
 
*Agustin Mirakaj, Menaxher, biznesmen, sipërmarrës i suksesshëm në Nju Jork
.
Marre nga muri i FB. i Agustin M. Mirakaj, 24 shkurt 2020

Related Images:

Artikulli paraprakNjë e shtunë urimi për Diellin, dhe pak shënime në mbledhjen e parë të Vatrës së re! – nga Jozef Radi
Artikulli tjetërA ka hall qeveria që ia zgjidh letërsia?! – nga Faruk Myrtaj
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.