back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Ndryshimi ligjeve s’i pastron dot krimet e paraardhësve tuaj – nga Av. Kujtim Cakrani

Gazeta

Avokati Penalist Kujtim Cakrani
Avokati Penalist Kujtim Cakrani

Ndryshimi ligjeve s’i pastron dot krimet e paraardhësve tuaj

nga Av. Kujtim Cakrani

Prej disa kohësh ka nisur një debat mediatik në distancë ndërmjet disa deputetëve të Kuvendi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Agron Tufa, duke akuzuar se ka kapërcyer kompetencat e tij, duke publikuar krimet e komunistëve shqiptarë, duke i saktësuar ata me emra dhe mbiemra dhe, natyrisht edhe krimet që këta kanë kryer!
Duke qenë se personat që kanë kryer këto krime barbare, jo ndaj ushtarëve pushtues në sheshin e luftimeve, por ndaj kundërshtarëve politikë, ndaj popullatës së pafajshme, por edhe ndaj robërve të luftës janë eksponentë dhe personazhe që për 75 vjetë kanë dominuar skenën historike të Shqipërisë dhe në sytë apo mendjet e injektuara të pjesës inferiore të popullatës shqiptare shikohen si figura heronjsh! Komunistët e rinj dhe të vjetër, si gjithmonë kur i thërret krimi mobilizohen dhe në këtë mënyrë, të zënë në flagrancë, se nuk kanë asnjë mundësi justifikimi të krimeve të kryera nga baballarët apo gjyshërit e tyre, përveç faktit që nisën një fushatë gjuetie shtrigash ndaj drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimet Krimeve Komunizmit, Agron Tufa, por anatemuan çdo personazh politik të kohës pra Ballit Kombëtar! Komunistët e rinj nën kostumin e Rilindjes duke u orvatur të justifikojnë para opinionit publik krimet e kryera nga paraardhësit e tyre, tashmë të dokumentuara publikisht, por që nuk patën asnjë mbështetje gjetën një rrugë. Atë të ndryshimit të ligjit nr. 10.242 për (ISKK) Dhe në këtë mënyrë disa deputetw socialiste me prejardhje ekstremisht të majtë si: Alket Hyseni nga Tepelena, Bashkim Fino nga Gjirokastra, Edmond Leka nga Vlora, Spartak Braho, nga Skrapari, hodhën firmat dhe nisën një relacion kryetarit Kuvendit Gramoz Ruçi nga Tepelena me qëllim rishikimin e ligjit për Studimin e krimeve të Komunizmit, vetëm për dy nene! Nenin 3 dhe 18 të tij!
.
Apoetoza e Diktatures - projekt nga Lek Pervizi
Apoteoza e Diktatures – projekt nga Lek Pervizi
Në këto kushte kur vendi ka një ngërç të madh politik dhe institucional dhe kur parlamenti nuk është funksional, pasi siç dihet nga 140 deputet ka vetëm 122, me mënyrë të përshpejtuar ditën e martë, datë 16 korrik, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë nismën e deputetëve socialistë, të cilët kërkojnë ndryshime në ligjin nr. 10242 për Studimin e Krimeve të Komunizmit, (ISKK) dhe, pikërisht nenin 3 të tij, pjesën ku ky ligj studion krimet e komunizmit para datës 29 Nëntor 1944. Deputetët propozues, natyrisht nipër apo bij kriminelësh në konflikt interesi, me forcën e kartonit dhe pushtetit të tyre kriminal, fituar me votat e vjedhura në bashkëpunim me krimin, me këtë veprim duan të mos lejojnë studimin e periudhës 8 Nëntor 1941 deri më 29 Nëntor 1944, sepse kjo është periudha kur: Baballarët e deputetëve socialiste, krijuan organizatën më terroriste që ka njohur njerëzimi të quajtur, Partia Komuniste Shqipërisë, (PPSH dhe sot PS) e cila me anë të vrasjeve të kundërshtarëve politikë, terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme dhe çdo shqiptari që nuk i mbështeste morën pushtetin politik! Natyrisht që këta mund të fshehin krimet e baballarëve të tyre apo forcën politike që përfaqësojnë por, krimi aty është sepse tashmë ata deputetë që përfaqësojnë atë grupim nuk kuptojnë që krimi mund të fshihet, por autorët dihen tashmë! Madje dihet edhe sigla të cilën ata kryenin krimet paraardhësja e Partisë Socialiste, mëma e saj Partia Komuniste Shqiptare! Çdo përpjekje e deputetëve socialistë për të fshehur krimet e paraardhëseve të tyre nuk është gjë veçse një tentativë e dëshpëruar në kohë të dëshpëruara për ta! Natyrisht ata mund ta votojnë këtë projektligj por, do të jetë një veprim shumë i gabuar, sepse në asnjë vend demokratik të botës së qytetëruar nuk fshihen krimet e kryera, në asnjë periudhë dhe asnjë rrethanë! Krimet e kryera nga paraardhësit e deputetëve socialistë nuk janë krime që me kalimin e kohës duke i bërë ato dokumente të klasifikuara me ligj mund t’iu kalojë koha jo! Ato janë krime kundër njerëzimit dhe si të tilla nuk do parashkruhen kurrë.
 
Të nderuar deputetë socialistë që do merrni në shqyrtim projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.10.242 për ISKK, ju jeni në hall të madh, sepse, pas ca muajsh ju doni të festoni 75-vjetorin e gjoja çlirimit të vendit! Nga kush? Doni të festoni luftën tuaj imagjinare me heronjtë tuaj të rremë! Ju doni të përmendni emrat e kryetarëve të njësiteve guerile, çetave, batalioneve apo brigadave, me këtë veprime ju doni t’i pastroni ata nga krimet që kanë bërë dhe t’i paraqisni para popullit tuaj socialist si patriotë dhe të ndershëm! Por ju edhe vetë e dini se paraardhësit i keni kriminelë, prandaj dhe ju po ecni në gjurmët e tyre të krimit të djeshëm, por të rilindur me kollare! Projektligjin bëjeni ligj, por kjo nuk i pastron paraardhësit tuaj dhe nuk i bën dot ata patriotë, sepse partitë komuniste është tashmë e provuar se ishin organizata terroriste…
.
Marre nga muri i Kujtim Cakranit, 16 korrik 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.