“Mrekulli në Kafaz” – Perla poetike e radhës e poetit Zef Mulaj – nga Engjëll Koliqi

0
8
Dr. Zef Mulaj
Dr. Zef Mulaj
Dr. Zef Mulaj
Dr. Zef Mulaj

“Mrekulli në Kafaz” – Perla poetike e radhës e poetit Zef Mulaj

autori i librit në haiku ne italisht “Miracolo in Gabbia”

një analizë për librin e ri nga Engjëll Koliqi

Ditë më parë doli nga shtypi libri i radhës, një vëllim poetik shumë domethënës, i shkrimtarit tonë tropojan tashmë të dëshmuar deri në piedestalin e letrave moderne shqipe, i Doktorit të shkencave farmaceutike që jeton në rrethin e Ankonës – Dr. Zef Mulaj.
Libri poetik “Mrekulli në kafaz”, në italisht, fatmirësisht hyri ndër ne si një perlë artistike e radhës, e cila sjell plot nga realiteti ynë, nga pikëpamjet e kësaj jete, nga çdo lëvizje e drejtë apo e shtrembër, në rrethin dhe në rrethanat ku jetojmë ne fara iliriko-arbërore. Na vjen në haiku kjo perlë artistike e Doktor Zefit, i cili na e ka sjellur dhe servuar, siç di vetëm Ai, me shprehje të vërteta e në metafora stilistike, gjithmonë të ngjyrosura, edhe me shkencë, edhe me realitet, edhe me dhembje, edhe me dashuri.
Në këtë libër, që ka qindra shkrepëtima të shprehura në teknikën haiku, të ndarë në katër shtylla të mëdha, shkencëtari ynë, edhe në mënyrë profesionale, edhe me shkreptima shumë vezulluese poetike, na thërret me porosinë shumë të fuqishme, që gjithmonë e gjithkund të na rrahë fort zemra, duke lëvizur gjithnjë, edhe duke marshuar drejt dritës së fortë dhe shpresëdhënëse në tunelin, të cilin jemi të detyruar ta kalojmë, për të marshuar të gjithë bashkë drejt parajsës së dashurisë e të lumturisë njerëzore, që e duam të amshuar.
Sido qoftë, në valle dashurie, në sfida, në vështirësi, edhe në dhembje e sëmundje, siç na ka përfshirë në muajt e fundit pandemia covid-19, poeti kërkon që zemra të rrahë gjithmonë, të mos pushojnë kurrë rrahjet e forta të zemrave tona, për marshimin e sukseseve, edhe në trase dashurie, edhe në tunele vështirësie, në çdo sfidë të jetës të ndjekim dritën e dashurisë, që ndrit pareshtur tunelin para nesh.
Kjo perlë poetike e Dr. Zefit, tani na ka ardhur në katër pjesë:
-Duke shqyer këtë errësirë;
-Bota e shurdhër;
-Duke ecur me shpirtin;
-Në syrin e shtrëngatës.
.
Zef Mulaj - Miracolo in Gabbia - Haiku
Zef Mulaj – Miracolo in Gabbia – Haiku
Siç ka thënë edhe Fernando Pallocchini, në parathënien e këtij libri, vargjet “Haiku” të Dr. Zefit janë të veçanta dhe iu përgjigjen një skeme shumë specifike, që i bën ato thelbësore, duke ruajtur të gjitha rregullat e kësaj natyre, me rrokje që shprehin edhe muzikalitet letrar-artistik. Dr. Zefi, me poezitë e tij Haiku, na vjen edhe si mësues e edukator, edhe si psikolog, edhe si filozof… ai përmes vargjeve të tij na kërkon që të izolohemi sa më mirë që mundemi nga zhurmat e këqija dhe nga gjithçka që na sjell telashe, të jemi të izoluar nga rrethanat e këqija, të zhurmshme e të rrezikshme.
Autori përmes vargjeve të tij Haiku na kërkon që t’i dëgjojmë e t’i çmojmë meritueshëm rrahjet e forta të zemrës për dashuri e prospetitet, me pulsimin e saj ritmik, që është simpomë e energjisë pozitive në univers, pa dëgjuar kurrë asnjë zhurmë të botës, asnjë kërkesë naive të dalë nga intereset e dikuj, mbi kurrizin e të tjerëve. Gjithashtu na kërkon që në univers të hyjmë duke e dëgjuar vetveten materiale dhe shpirtërore, gjithnjë në harmoni me lëvizjet dhe me ritmet e universit.
Ky libër poetik, kjo perlë artisike e Dr. Zefit është një dhuratë e veçantw, duke hyrë në një kompleksitet të barabartë me kulturën e lexuesit, duke u aftësuar që në këto vargje të gjejnë përgjigjen e duhur, për çdo lëvizje që duhet bërë drejt jetës, drejt prosperitettit, drejt dashurisë së mirëfilltë, drejt realitetit, drejt qëllimit final… Autori me haikun e tij na bën të ecim e të marshojmë edhe drejt introspektimit e drejt dijes. Ja pse thamë se na vjen edhe si psikolog, edhe si edukator, edhe si filozof…
Siç ka hetuar edhe Prof. Lino Palanca, autori Mulaj me këtë libër na vjen me sintezën e tij mjaft të zgjuar, të shprehur në haiku, duke ia servuar mjeshtërisht lexuesit italian përmes këtyre vargjeve mençurinë antike të popullit tonë, që nga ilirët. Ai shumë mirë di të kërkoj që të luftohet e keqja, armik i njerëzimit që fshehet në çdo hap me një konstante të historisë së njerëzimit, duke e thënë shumë bukur se kafazi është rihapur sot, duke shpërndarë fara të helmuara në erën e quajtur COVID.
Shumë nga poezitë haiku të Dr. Zefit, në këtë libër vijnë edhe si balada të ftohta, edhe si drithma, edhe si buzëqeshje, edhe si këngë dashurie e kushtuar sukseseve, edhe si vajtim për tragjedi e vdekje. Ky është autori, Dr. Zefi që në të njëjtin brum di t’i paraqesë, të gërshetuara mirë, të gjitha, secila e vlefshme në momentin e duhur e në rrethana të caktuara.
Ai përmes këtyre vargjeve i thërret lexuesit që ta largojnë pasqyrën, në të cilën shohin paaftësitë, dobësitë dhe plogshtitë e veta. I thërret të shmangin të gjitha dobësitë, brishtësitë dhe të marshojhnë drejt madhësisë së lumturisë, me elan të plotë, me vullnet e me fuqi të reja dashurie e mrekullie.
.
Dardani, nëntor 2020
.

Related Images:

Artikulli paraprakVdekja e Lasgushit dhe një skicë – nga Ylli Demneri
Artikulli tjetërFluturim mbi veprën poetike të Lazër Radit e disa histori rreth saj… – nga Jozef Radi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.