back to top
25.5 C
Tirana
E premte, 24 Maj, 2024

Mendime të Çabejt për gjuhët e vjetra

Gazeta

Eqerem Çabej (1908-1980)
Eqerem Çabej (1908-1980)

Mendime të Çabejt

për gjuhët e vjetra – Pjesa e V

Skotishtja

Rrjedh nga një shpërngulje irlandezësh në kohën e mesme. Dega tjetër është dega britanike, e cila përfshin ymrishten në Wales (Uells) edhe kornishten në Cornwall (sot e zhdukur), si dhe bretonishten në Bretagne të Francës, të shpërngulur prej Anglie në shekullin V të epokës së re. Nga keltishtja janë mbishkrimet Ogam nga irlandishtja që datohen të shekullit IV-VI të epokës së re. Sot gjuhën kelte e flasin skocezët, irlandezët, etjerë…

Gotishtja

Gjuha e gotëve (pra gjuhët gjermanike lindore) ishte gotishtja. Ostrogotët dhe visigotët shkuan nëpër Ballkan. Ostrogotët qëndruan nja 150 vjet edhe në Shqipëri, ku më pas u shpërngulën në Itali dhe aty ostrogotët u zhdukën. Visigotët shkuan në Spanjë edhe u mundën nga arabët. Gotishtja ka rëndësi kryesore për gjuhësinë. Aty nga shekulli IV i epokës së re në Mëzi (Bullgaria e sotme) peshkopi got Wulfila përktheu ungjillin në gotisht. Ky është një nga dokumentet më të vjetra të gjuhëve gjermanike. Një grup i gotëve shkoi në Krime. Bashkë me gotët bëjnë pjesë edhe disa popuj që ne i njohim nga historia, siç janë vandalët, rugët, skirët, herulët.

Nordishtja

Nordishtja përfshin dy nëndegë, atë perëndimore (norvegjishtja dhe islandishtja) dhe atë lindore (danishtja dhe suedishtja). Quhen edhe gjuhë nordike ose skandinave. Dokumente mjaft të vjetra janë Runet që janë shkruar në Danimarkë dhe që i përkasin shekullit të III të epokës së re. Nga islandishtja e vjetër kemi Edda-n një përmledhje sagash. Dega perëndimore përfshin anglishten edhe gjermanishten si dy gjuhë kryesore, pastaj frizonishten në Holandë, e cila afrohet më forte me anglishten. Nga një dialekt i gjermanishtes si gjuhë më vete u shkëput hollandishtja disa shekuj më parë. Është një gjuhë e cila në gjermanishten sotme dëgjohet si një dialekt i frankishtes së vjetër. E afërt me të është flamandishtja ndër flamandët e Belgjikës. Monumenti më i vjetër i gjuhëve gjermanike (dhe i gjuhësisë indeoeuropiane) është një përkrenare e gjetur në Negau në Austri, e quajtur “Përkrenarja e Negaut” që i përket viteve të para të shekullit të I era e re.
Anglishtja ndahet në anglishten e vjetër, anglishten e mesme dhe anglishten e re. Nga anglishtja e vjetër kemi sidomos eposin që quhet Beowulf.
Gjermanishtja gjithashtu ndahet në gjermanishten e vjetër, gjermanishten e mesme dhe gjermanishten e re. Epopeja e Nibelungëve është e gjermanishtes së mesme, kurse eposi i Hildebrandit i takon gjermanishtes së vjetër. Në bazë të gjuhës së kancelarisë saksone, bazuar edhe në dialektin sakson, Lutheri përktheu biblën ku ai hodhi edhe bazat e gjermanishtes letrare që përdoret sot.

Busti i Eqerem Çabej
Busti i Eqerem Çabej

Gjuhët baltike

Lituanishtja dhe letonishtja janë dy gjuhë të gjalla. Lituanishtja njihet që nga viti 1547. Lituanishtja ka ruajtur tiparet më arkaike të çdo gjuhe të gjallë indeoeuropiane. Letonishtja paraqet një karakter gjuhësor më të ri. Një gjuhë e vdekur baltike është edhe prusishtja, e cila u zhduk në shekullin e XVII, duke u asimiluar nga gjermanishtja. Nga shekulli XVI, prej kësaj gjuhe kemi ndonjë glosar, katekizëm o ndonjë pjesë ungjilli. Ndër këto gjuhë është edhe kurlandishtja që është zhdukur me kohë…

Gjuhët sllave

Gjuhët sllave, janë një familje e madhe gjuhësh ku përfshihen tri degë: Sllavishtja lindore me rusishten, rusishten e bardhë (bjellorusishten) dhe ukrainishten.
Sllavishtja perëndimore me polonishten, çekishten, sllovakishten, sobishten, kashubishten, që janë edhe sot të gjalla, ndërsa një gjuhë sllave perëndimore, polabishtja, është zhdukur me kohë

Gjuhët sllave jugore

Janë sllovenishtja, serbo-kroatishtja, bullgarishtja dhe maqedonishtja. Dihet se dy vëllezërit Cirili dhe Metodi, për sunduesit e Moravisë aty nga shekulli IX përkthyen në dialektin e tyre të anëve të Selanikut tekstet biblike me alfabet të marrë prej greqishtes, po të modifikuar, që ndryshe quhet edhe alfabet cirilik. Popujt sllavë, me besim ortodoks kanë përdorur dhe përdorin edhe sot në një pjesë të madhe alfabetin cirilik, të tipit të ashtuquajtur uncial. Në Kroaci ka qënë përdorur dhe glagolishtja. Në kohën e dy vëllezërve Ciril dhe Metod, gjuhët sllave kanë qënë shumë afër njëra tjetrës, gati si të thuash një sllavishte e përbashkët. Në këtë mënyrë tekstet e shkruara në një dialekt të anëve të Selanikut kuptoheshin fare mirë te sunduesit e Moravisë.
Marrë nga muri i Gjuha Jonë Hyjnore e L.Z. Pepkolaj 27 shkurt 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.