back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Me 4 Nandor 1990 – Don Simon Jubani 25 vjet përpara nga Fritz Radovani

Gazeta

Mesha e pare - Shkoder 4 nantor 1990 (foto Angjelin Nenshati)
Mesha e pare – Shkoder 4 nantor 1990 (foto Angjelin Nenshati)

Me 4 Nandor 1990, Don Simon Jubani

25 vjet përpara, këtu nxori “Shpatën”…

nga Fritz Radovani: Pjesa e I

“Shkoj sot, shpirtërisht,
pranë atij muri të varrezës së Shkodrës,
vend-simbol i martirimzit të katolikëve,
ku kryheshin pushkatimet,
dhe i prekur thellë në shpirt,
vë lulen e lutjes
e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm”.
Papa Françesku – Tiranë më 21.09.2014

Fillon riparimi i Kishës së djegun nder vorreza… (Nandor 1990)

Papa Francesco - Shqipëri 21 shtator 2014
Papa Francesco – Shqipëri 21 shtator 2014

Rrëmaj… Shkodër… Java e të Shuemëve, 4 Nandor 1990, ora 9.00 p. dr…
Shoferi Mark Morana trokiti në derën e Don Simon Jubanit dhe i tha këto fjalë: “Don Simon, Populli asht mbledhë ndër vorreza dhe po të pret për Meshë!..”
Dhe, Don Simoni shkoi. Kjo ishte Mesha e Parë mbas “Revolucionit Kultural të 1967”, në Kishëzën e vogël të Vorrezave të Rrëmajit, e cila u pat djegë pak vite përpara nga sigurimi komunist…
Don Simoni shkruen: “Spiunat e mbrendshëm e të jashtëm të paguem nga sigurimi për me poshtnue e për me ulë rolin vendimtar që Shkodra ka luejtë në të gjitha aspektet e jetës shoqnore këtu në Shqipninë tonë…, kanë shkrue dhe përhapë fjalën mbrenda dhe jashta Atdheut, se unë paskam kenë i autorizuem nga Ramiz Alia…”
Asht e vërtetë se ka qarkullue kjo shpifje, po koha vërtetoi se kush ishte Prifti Trim i Shkodrës Don Simon Jubani?

Dom Simon Jubani (8 mars 1927 - 12 korrik 2011)
Dom Simon Jubani (8 mars 1927 – 12 korrik 2011)

Don Simon Jubani, asht le në Shkodër me 8 Mars 1927, në nji familje qytetare.
Ishte infermjer në sanatorium dhe merrej me futboll, ku spikati me “Vllazninë”.
Në 1957 merr urdhnat e Meshtarisë nga Imz. Ernesto Çoba dhe emnohet në Mirditë.
Në 1963, arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist dhe dënohet me akuza politike.
Ka vuejtë 26 vjet burg në Burrel, si antikomunist dhe për kryefortësi, ka kalue ditë dhe muej në nji birucë që mbante edhe emnin e Tij, ma shumë se katër vjet pa shtroje dhe mbuloje, pa ushqim dhe cigare, vetëm me bukë thatë dhe me racion ujit në tre vakte.
Mbas ardhjes së Jozef Shtraus të Gjermanisë, me kërkesën e Tij për “lirimin e të burgosunve politikë…” edhe Don Simoni, asht lirue nga burgu i Burrelit me 13 Prill 1989.
Asht rikthye në Shkoder, dhe ka fillue privatisht edukimin e Rinisë me ndjesi fetare.
Asht arrestue në Janarin 1990, kur Rinia Shkodrane organizoi Demostratën e Heshtun për heqjen e bustit Stalinit, asht torturue nga zv. ministri mbrendshëm Zylyftar Ramizi.
Asht kenë nisiator për Lirinë e Fjalës dhe të Drejtat e Njeriut me pikpamje Europiane.
Mbas Veprës Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simoni asht
i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papën Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jokristiane botnore.
Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomën “Honoris Causa” si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.
Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me nji “Special Tribute”.
Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhën, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund dhe djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe përfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..
Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”

***
Me daten 6 Nandor 1990, Don Simoni u thirr në Degën e Mbrendshme të Shkodres nga kryetari Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, që e kërcnuen mos me thanë me datën 11 Nandor, Meshën që kishte njoftue Popullin e Shkodrës me datën 4.
Don Simoni ishte përgjegjë: “Doni a nuk doni ju, unë Meshën me 11 do ta them!”…
Vazhdon pjesa tjeter…
Melbourne, Nandor 2015.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.