
Mbi myslimanët dhe katolikët e Shkodrës…
nga A. Cevdet, 1861
Shumica e popullsisë së Shkodrës janë myslimanë
dhe ju përmbahen me rigorozitet porosive të fesë,
kurse malësorët në pjesën më të madhe janë katolikë.
Megjithatë midis të dy palëve ekziston një lidhje e një bashkim i fortë që të habit, është e pamundur që ata të ndahen nga njëri-tjetri.
Sa herë që të huajt mundohen me anë veprimesh të ndryshme për të dobësuar e për ta prishur këtë lidhje, kjo forcohet edhe më shumë.
Sepse e shumta e banorëve të Shkodrës dikur patën zbritur nga malet dhe patën përqafuar islamin, megjithëkëtë ata nuk i kanë humbur lidhjet e vjetra të gjakut dhe vazhdojnë t’i ruajnë sot e kësaj dite lidhjet me fiset e tyre përkatëse.
Ata shkojnë në qytet, por nuk buajnë tek bashkëfetarët e tyre, por patjetër venë mik në shtëpinë e ndonjë myslimani. Ata gjithmonë e në çdo rrethanë kanë shkuar mirë dhe kanë jetuar në harmoni me shoku shokun…
Marrë nga Muri i FB, Gegnisht