
Shqiptarët e Italísë dhe Kolegja Italo-Shqiptare e Sh’Adrianit
nga Kolë Kamsi*
Kjo periudhë e re e jetës së Kolegjës që me të vërtetë në pikëpamje të mësimit má e lulzueshmja për drejtime të reja edukative, për rregull e dishiplinë e për zell e ande me të cilët studjoheshin klasikët grekë e latinë. Kësaj herë Anton Marchiano i u përvesh punës me lirí të plotë. Rregulloi shkollat tue ndjekë programet e qeverísë, mbikqyri zhvillimin e përparimin e mësimevet tue u mundue të zgjojë ndër nxanës entuzjasmin e vullndetin për studim, kështuqë nën drejtim të tij Instituti e mbajti lart prestigjin e vet e qe e para shkollë mbi të tana shkollat të tjera të mesme që u hapen, mbas vjetit 1860, në Kalabrje e në Basilikatë. Dobija e veprës së tij u pa me’iherë, pse nga kjo qandër kulture duelqn shum djelm të vlefshëm me dituní e karakter e të zot e mendimit e të gjykimit, të cilët, tue krye ndër Universitete me lavd këndimet në ligje, në mjekí e në leteratyrë përhapen gjithkah famën e këtj Instituti të vjetër e i dhanë nám e nder edhe Kombit Shqiptar.
Për kët shkollë qe shka shkruen shkrimtari i përmendun, Pasquale Villëri: !Kolegja e Shën Mitrit në Kalabrje ka qenë giithmonë vendi ku studimet klasike janë bà me përparim má të madh se në çdo Institut tjetër t’ish-mbretnísë së Napulit. Kur nxansit e kësaj shkolle paraqiteshin n’Universitetin tonë për me dhanë provimet, me’iherë njifeshin prej shqyrtuesve, të cilët i pyetshin: Mos jeni ndoshta nxânës të Kolegjës së Shën Mitrit? E ne i u përgjegjshin: Po, na thojshin: Atëherë âsht e kotë me ju pyetë mâ tepër në provim. Dhe i kalojshin; kaq ishte çmimi që mbas eksperjencës së gjatë kishin për ate kolegjë.”1)
Me 1883 A. Marchianò e la detyrën e shkoi në Makji që të kalojë në pushim, në shtëpi të vet, ditt e mbrame të pleqnís e aty vdiq me 16 nanduer 1886. Kolegja për do kohe u drejtue prej nji Komisjoni të përkohëshëm. Me 1883, u zgodh kryetar Emz. Giuseppe Bagliari, nga S. Sofija d’Epiro, me titull ipeshkev i Danzares. Por ky, tue qenë plak e i pashëndet, nuk qe i zoti me rregullue pasunín e t’ardhunat e Kolegjës, prandej mbas dy vjetësh iu desht me e lanë kët zyre të naltë. Në vend të tij Qeverija çoi në vjetin 1886, nji Komisar Mbretnuer, Kav. Failla, inspektorin e Qandrës së Shkollave të Mbretnisë që të rregullojë financat e shkatrrueme e ta ketë në kujdes mirëvojtjen e shkollave. Po edhe ky, prej punëve të tepërme që kish në Romë, u detyrue të largohet, e la në kambë të vet Prof. Françesk Mordente-n e ekonom Ferdinand Petrosini-n.
Prof. Mordente qe nji nieri i mirë e i ndershëm, por mbasi nuk ish i rrahun me administratë e s’kish energji, i la të tana punët e rregullimit të pasunisë në dorë t’ekonomit. Në kët kohë u shitën shum prone të Kolegjes: pyje, ullishta e toke buke, pa mujtë me u rregullue gja. Mbas ankimeve të Shqiptarve, Qeverija e hoq Komisarin e zgjodh për kryetar ipeshkvin e Qezarès, Emz. Zef Schiro-n, nga Contessa. Ky i përmirësoi disi t’ardbunat, por pse desht të përtrijë marrdhanat e Institutit me Kurjen romane e me largue ndërhymjen e Qeverísë, pat aq shumë kundërshtime sa që u shtrëngue me ia lëshue drejtorínë rektorit Pasquale Miracco nga S. Sofija a me vojtë në Romë.
Në kohë të Schiro-it, nëpër kujdesin e atdhetarit të palodhshëm, Jeronim De Radës, u themelue në prill të vjetit 1892, zyrtarisht prej Ministrísë, në Kolegjen e Sh’Adrianit, Kathedra e letratyrës shqipe. Mësues qe emnue De Rada, i cili mbajti asokohe konferencat përmbi vjetërsinë e gjuhës shqipe.
Në vjetin 1900, Qeverija emnoi Komisar Mbretnuer Kom. Angelo Scalabrini-n, Inspektorin e Përgjithshëm të Shkollave italjane përjashta, i cili e muer mbi vedi kët barrë pa asnji shpërblim. Nën drejtimin e tij Kolegja ndrroi fytyrë, në pak kohë, e muer nji udhë e zhvillim shumë të mbarë.
U zmadhue ndërtesa tue i u shtue nji krah për shkollën Normale, që u çil më 1905, e që në fillim pat vetëm djelm prej Shqipnijet. U-pajis Instituti me dy kabineta veglash fizike e historije natyre e me orendi të tjera didaktike e, mâ në fond, të gjitha shkollat mbrrijtën, nëpër veprim të Komisarit, m’u njoftë zyrtarisht Qeverisë si shkolla Shteti.
Mundet me u thanë se me këto vepra të mëdha Kolegja in hap nji jetë e re. Numri i nxansve nisi të shtohet për ditë e u ba me’i here 300. Qeverija italjane filloi të dërgojë me bursa djelm shqiptarë për me nxanë për mësues e për të ndjekë klasët e gjimnazit e të liceut. Përveç këtyneve prej disa qyteteve të Shqipnís, shkuen në Shën Mitër për me vijue mësimet edhe shumë djelm me të holla të veta…
Në ket mënyrü Kolegjes së Sh’Adrianit i u-dha nji fizionomi me karakter ndërkombtar e u ba në kohën má të turbullt e të rrezikshme t’Atdheut tonë edhe qandër kulture e edukate për masën e rë të Shqipnísë.
Që prej vjetit 1898 e deri më 1919, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, vetëm prej kësaj Kolegje kanë dalë përmbi se njiqind djelm shqiptarë, të cillët u hodhën në fushë të veprimit plot me entusjasëm që t’i vyejnë Atdheut, tue ushtrue mjeshtrit e tyne si qytetas të lirë ase në shërbim të Shtetit.
1)Pasquale Villari – Lettere Meridionali. (534)

Kryetarët e Kolegjës Italo-Shqiptare të Sh’ Adrianit
1.Emz. Feliçe Samuel Rodotà nga San Benedetto Ullano, ipeshkëv titullar i Brerës, 1733-1740.
2. Emz. Nicola De Marchis nga Lungro, ipeshkëv titullar i Nemesi-t, 1740-1756.
3.Emz. Gjiaçint Archiopoli nga San Demetrio Corone, ipeshkëv titullar i Gallipolit, 1756-1774.
4.Emz. Françesk Bugliari nga Shën Sofia d’Epiro, me titull ipeshkëv i Tegastës, 1792-1799.
5. Emz. Domenik Bellusci nga Frascineto, ipeshkëv titullar i Sinopës, 1807-1833.
6. Emz. Gabriel De Marchis nga Lungro, ipeshkëv titullar i Tiberiopolit, 1833-1842.
7.Prof. Anton Marchianò nga Macchia, nënkryetar, 1842-1848.
8. Vinçenc Rodotà nga San Benedetto Ullano, nënkryetar, 1850-1851.
9.Emz. Agostin Franco nga Mezzojuso, 1858-1859.
10.Argjipeshkvi i Rossano-s, I859-1860.
11.Prof. Anton Marchianò, nënkryetar për të dytën herë, 1860-1880.
12.Emz. Zef Bugliari nga S. Sofia d’Epiro, ipeshkëv i Danzarës, 1883-1885.
13.Kav. Domenico Failla, Komisar, 1886.
14.Prof. Françesk Mordente, Komisar, 1886-1890.
15.Emz. Zef Schirò nga Contessa Entellina, ipeshkëv titullar i Qesares, 1890-1897.
16. Paskual Miracco nga S. Sofia d’Epiro, 1897.
17.Prof. Gerolamo Occoferri, 1900-1903,
18.Prof. Raimondo Battignani, 1903-1908.
19.Prof. Giuseppe Pucciano, 1908-1921.
20.Prof. Vinçenc Barrese, 1921.
Mësues të Gjuhës e të Letërsís Shqipe në Kolegjen Italo-Shoiptare
1.Jeronim De Rada nga Makji, 1849-1852, e për të dytën herë 1889-1902 në Kolegjë e në Shën Mitër.
2.Prof. Gaspër Jakova Mërturi nga Shkodra, 1903-1904.
3.Prof. Battista Groppa nga Frascineto, 1904-1906.
4.Prof. Aleksandër Xhuvani nga Elbasani, 1906-1909.
5.Dom Nikoll Martin Zamaj nga Shkodra, 1911-1912.
6.Mehdi Frashëri, 1915-1918,
(KK) Kolë Kamsi (marrë nga revista Leka (533-535)
Ps: Në fund të faqes së këtij shkrimi janë gjetur dy gërma të mëdha KK, që e kemi gjykuar se është fjala për Kolë Kamsin, i cili ka studjuar në Kolegjën e Sh’Adrianit