11.5 C
Tirana
E diel, 3 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Le tё plasin nё mllefin e tyre… – nga Fitim Zekthi

on

|

views

and

comments

Fitim Zekthi
Fitim Zekthi

Le tё plasin nё mllefin e tyre…

nga Fitim Zekthi

Në vitet 70-të në Kubë, një qytetar amerikan që ishte aty në punë të vet e gjeti veten i akuzuar nga policia si pjesë e një rrjeti armiqësor të sofistikuar për të vrarë Fidel Kastron. Ai u habit nga kjo gjë, por vonë e kuptoi se në regjime të tilla, inskenime të tilla janë të zakonshme. Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç’interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgojnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë. Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryetari i PD-së i ka premtuar këtyre për t’u bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj. se këta janë kёshtu dhe ashtu. Shpifje nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime.
Në të vërtetë kur sfera publike ka degraduar kaq rëndë sa komunikimi ka zbritur në këto rrena të trasha ajo që i vret më shumë shpifёsit është vetëm indiferenca dhe unë ka kohë që as e di që ekzistojnë portale si këto. Kam qenë me idenë se ata duhen lënë siç thonë shkrimet e shenjta “të plasin në mllefin e tyre” dhe këtë kam bërë.
Unë e di se aktiviteti politik dhe ideologjia politike mund të jenë eksituese, por këto në vetvete nuk e ushqejnë kurrë thellë shpirtin e njeriut. Tek ne shumë politikanë dhe njerëzit që luftojnë për këto interesa, sidomos në portale si këto, kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin e tyre për politikën. Disa nga nevojat tona mund të mbushen vetëm nga Zoti dhe këta e kanë kot këtë punë. Prandaj ata nuk ngopen, shpifin, shajnë, urrejnë, nuk kanë asnjë parim.
Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë zyrë propagande dhe as jam emëruar në ndonjë të tillë. Kurrë nuk kam shkruar apo thënë diçka se atë e kërkon ky apo ai, se këtë e kërkon ky kryetar apo kjo parti. Unë kam neveri për të gjithë ata që e kanë bërë këtë gjë, kam neveri për atë frymë të poshtër që vjen nga komunizmi, për atë frymë që e kam vuajtur vetë në atë kohë (para viteve 90-të) familjarisht në kurriz, kam vuajtur spiunimet, servilizmat dhe krimet e komunistëve.
Bindjet e mia të djathta dhe konservatore nuk kanë të bëjnë fare as me Lulzim Bashën dhe as me PD-në, ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë, në universitet dhe e përvojës time si besimtar.
Kam shpresuar, që ky vend një ditë do të bëjë një diferencë duke u larguar nga llumi, e pista, e keqja. Besoj se në shumicë e ka bërë. Gjithsesi ka ngelur ende një frymë e vjetër që endet vërdallë sado periferike.
Për mua portale si këto le të vazhdojnë edhe më shumë, edhe me thellë me këtë qasje, le ta shtojnё shpifjen dhe sharjen. Unë them le të plasin në mllefin e tyre, le të dërrmohen nga urrejtja dhe inati. Raporti ynë nuk është me ta, por me të drejtën dhe me Zotin.
.
18 Janar 2020
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.