back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024

“Lëviz si Flutur – picko si Greth!” – Me rastin e vdekjes së Legjendës së Boksit – Muhamet Ali

Gazeta

Muhammed Ali rrezon Sonny Liston
Muhammed Ali rrezon Sonny Liston

“Lëviz si Flutur – picko si Greth!”

Me rastin e vdekjes së Legjendës së Boksit – Muhamet Ali –  

i njohur në rini si Casius Clay!

Nuk mund të jetë i përvuajtur
nji njeri aq i madh
sa ç’jam unë…
Muhamed Ali

Muhammed Ali (1942-2016)
Muhammed Ali (1942-2016)

Grushtat dhe fjalët e ️tij ishin ️️të ashpra dhe ️të shpejta, aftësitë e ️tij prej boksieri e bënë ️Më të Madhin jo vetëm në mendjen e tij, po edhe në sytë e ️krejt Botës…
Muhamadd Ali, i lindur Casus Marcellius Clay Jr., i luftoi kundërshtarët e tij jo vetëm përmes grushtave po edhe me talljet, ai e habiti botën e gazetarëve me vetmburrjet e tij te famshme dhe i zemëroi tejet qeveritarët ️me fjalimet e tij kundër luftës, duke u bërë kështu jo vetëm boksieri më i madh i Historisë së Boksit, po edhe ndër Pacifistët më të njohur kundra Luftës dhe të Drejtave njerzore.
Interesi i ️tij për boksin nisi në Louisville, Kentucky, në moshën 12 vjeçare, mbas raportimit për ️një biçiklete ️të vjedhur ️tek një oficer policie i quajtur Joe Martin, i cili qe edhe trainer boksi, Ai e këshilloi Clay-n e ri e të nxefur ️që nëse donte t’ua “zbuste shpinën” ndokujt, ️ishte ️më mirë ️t’i futesh ringut!!! ️Për 6 vjet rresht, Clay fitoi 6 “Doreza ️të Arta” të Kentucky, 2 “Doreza ️të Arta” kombëtare si dhe 2 tituj ️të organizatës Nationale ️të atletëve amatorë. Pak muaj ️mbasi mbushi 18 vitet, fiton Medaljen e Artë ️ të peshave ️të rënda në 1960, në Lojra Olimpike të Romës, ️ku mundi bindshëm një boksier polak. Historia tregon ️që mbasi u kthye në atdhe, edhe ️pse ️me medaljen e artë në qafë, iu refuzua shërbimi në një restorant ️për shkak ngjyrës së lëkurës!!! Sipas gazetarëve ai e hodhi medaljen ë artë në lumë ️nga zemërimi, kurse të tjerë s’e pranojnë kët gjë… dhe thonë se Aliut i humbi medalja!!!
36 vjet ️më vonë, ajo medalje iu kthye sërish në ceremoninë e Lojnave Olimpike në 1996, në Atlanta, ️ku Muhamet Ali kishte nderin të ndezë pishtarin olimpik, rast të cilin Ai e quajti: “…️️️nji ️nga mirenjohjet më ️të mëdha ️të karrierës ️së tij sportive!”
Ali u kthye në Boksier profesionist, mbas lojnave Olimpike ️të Romës, ku fitoi 19 ndeshje ️me rrallë. ️Për ️shumë ️nga ️ato ndeshje dhe intervistat e shumta që jepte, Ai njihej tashmë si “The Luisville Lip!” – (buzëmadhi Louisvillit), ️mbasi parashikonte madje ️édhe se në cilin round ️do t’i rrëzonte kundërshtarët e vet.
Më 1971, rekordi i Tij i përkryer ️do ta vinte përballë me të pamundurin tjetër – kampionin e botës – Joe Frasier,  një betejë epike ️që gazetat e sportit e quajtën: “Ndeshja e Shekullit”, e ku secilit bokser iu pagua shifra (e papaguar kurrë deri athere) 2. 5 milion $. Në historinë e boksit nuk kish ndodhur që një ndeshje boksi të ndiqej ️nga 300 milion shikues në mbarë botën. Rivaliteti mes ️të dy boksierëve tashmë qe kthyer në legjendë! Ali i mrekullonte mediat dhe nuk rreshte ️me talljet e tij, shpesh edhe me rimë ndaj Joe Frazier: “Unë ️do jem fantazma e frikshme e boksit! Ali ️është kampioni i vërtetë e çdokush tjetër ️është veç fallco!” Ali iu drejtua Frazier me shprehje “Xhaxha Tom!” dhe nuk munguan as fyerjet raciste! Ndeshja filloi ️me grushta ️të fuqishëm e kundërsulme ️nga ️të dy boksierët. Në roundin e 15, Frazier i lëshoi një grusht ️shkatërrues me të majtën ️që e hodhi Ali në tapet  – ishte e treta herë ️në krejt karrierrën e Tij ️që Muhammed Ali e shihte veten në knocked down. Ajo qe humbja e parë e Muhamed Ali në 32 ndeshje si profesionist.
Në ️të njëjtën kohë ️krahas boksit, ai e sfidoi haptas realitetin kokëfortë dhe kërcënues racist ️herë me grushta të tmerrtë dhe shpesh me shprehje thumbuese të pashoqe!
Qysh prej viteve ’60, ️ai ️u bë ️nga ️më ️të famëshmit e Botës. ️Deri nga fundi i viteve ’70, arena e ringut kishte si kryefjalë emrin e tij Muhamed Ali! Vitet e fundit të karrierës edhe ️pse nuk ️ishte ️më i fortë si dikur, ️në shfaqjet para publikut, emri i Muhamet Alit ️gjithnji ngjallte buzqeshje dhe besim nëpër glob!

Muhammed Ali (Cassius Clay)
Muhammed Ali (Cassius Clay)

Kur zbriti në ring ️dhe fama e tij u përhap me shpejtësinë e dritës, diçka e rrallë ️për ️një boksier të peshave të rënda… Ai i ktheu ndeshjet e boksit në spektakle tërheqësë të jashtzakonshme, ️po edhe me përçmimin dhe shpërfilljen e kundërshtarëve si askush tjetër, përmes fjalësh të shumëngjyrshme si para, gjatë dhe pas ndeshjeve, dhe mburrjet e tij ️kur kishte mikrofonin para duarve u bënë proverbiale…
Para ndeshjes së tij të parë ️në peshat e rënda, ️kundër kampionit Sonny Liston në ’64 , ️ai mori ️një autobuz ️me qera, dhe ditën e nënshkrimit të kontrates shetiti te shtëpia e Listonit, ku në njerën anë të autobuzit qe shkruar: Boksieri më i ndritshëm i Botës. Bile shkoi ️édhe ️më ️tej ️duke e deklamuar vetë të njejtën thënie ️me megafon ️nga dritarja e autobuzit…
Përpara ndeshjes, Clay përkrah trainerit ️të tij Drew “Budini” Brown, thirri frazën ️e tij të famshme që do ta përcillte gjithë jetën e do të mbetesh në Histori: Vallzo si Flutur e picko si greth.
Kështu jetoi ai gjithë jetën majë gishtave – duke vallzuar sa ️para e ️pas, ndërkohë ️që trungu i trupit  qëndronte pa lëvizur si statujë  e ndërkohë këmbët e tij nuk ndaleshin në nji vallzim të panjohur e mahnitës që u quajt Vallzimi i Aliut!!!! Mohamed Ali, përpara se të ishte fitues në tapëtin m litarë të ringut, ishte fitues psikollogjik… ai qe aq i zoti, sa në fillim bindte veten në fitore e me pas e çmontonte kundërshtarin duke qenë po aq i fortë sa edhe provokator psikologjik…
Në vitin 1965, një dite mbas fitores ️me mbi Sonny Liston, Casius Clay – shpalli bashkimin ️me Islamin e ndryshoi emrin në Cassius X, ku me X – ai simbolizoi emrin e panjohur hequr paraardhësve ️të tij 100 vjet ️të shkuara ️nga skllavopronaria.
Një vit ️me vonë ai e quajti veten emrin Muhamet Ali ️nga prijësi i islamit: Elijah Muhammad, të cilin shumë komentatorë të njohur refuzuan ️ta thërrisnin ️me ️kët emër, përveç Howard Cossel, ️i cili u bë ️një ️nga mbështetësit dhe ️miqtë e ️tij më të mirë. Vdekja e ️Tij ️ndodhi të premten, në moshën 74 vjeçare, dhe erdhi ️mbas ️një beteje ️të gjatë ️me sëmundjen e Parkinsonit. Muhamed Ali u diagnostikua në 1984, 3 vite mbasi kish varur dorezat e boksit… ️Një karrierë ️që e kish filluar si amator 12 vjeçar, i gjatë e i hollë ️nga Louisville, i shtetit të Kentucky, ku edhe veshi Dorezat e Boksit ️për herë ️të Parë
Mohammed Ali ️la ️pas të shoqen Lonnie (e katërta) dhe 9 fëmijë, mes ️të cilëve edhe e bija Laila, ️e cila ndoqi udhën e ️të atit ne fushen e Boksit!

Përkthyer dhe përshtatur nga shtypi i sotem amerikan!

Mohamed Ali (1942-2016)
Mohamed Ali (1942-2016)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.