back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kumtesë me rastin e 550-vjetorit të Vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Mërgim Korça

Gazeta

Portrete te Gjergj Kastriotit - Skenderbeut  (mbledhur nga Lek Pervizi)
Portrete te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut (mbledhur nga Lek Pervizi)

Kumtesë me rastin e 550-vjetorit të Vdekjes

së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

nga Mërgim Korça

Të nderuar Zonja e Zotërinj, motra edhe vëllezër bashkëkombës,
Komisioni i ngritur nga përfaqësues të dy Kishave Shqiptare, Teqésë Bektashjane si edhe Qendrës Islamike Shqiptare së bashku me Shoqatat Shqiptare, duke më nderuar të mbaj para Jush këtë kumtésë lidhur me Heroin tonë kombëtar si edhe legjendarin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Tij me 17 Janar të vitit 1468, më bëjnë që t’i falënderoj nga zemra! Po kështu edhe Juve, pjesëmarrësve të këtij simpoziumi, Ju falënderoj nga zemra!
Ësht’e qartë se si shtrirja në kohë ka ndikuar jashtë mase në shkallë botërore sa u takon transmetimit të ndodhíve historike me vërtetësí apo jo, brezave mbas’ardhës e doemos me këtë rast e kam për detyrë t’Ju kërkoj leje Juve pjesëmarrësve këtu e t’i bëj shkurtimisht një hyrje krahasimore temës që po trajtoj, e kjo sepse figura e Gjergj Kastriotit ka qenë trajtuar në shkallë (në mos botërore) por europiane, si figurë e shquar luftëtari për lirí e pavarësí të vendit të Tij përgjatë mijëvjeçarit kur Ai jetoi edhe luftoi, por edhe mbrojtës i Krishtërimit Perëndimor dhe kësisoji qé trajtuar edhe deri diku përgjatë vazhdimit të rrjedhës kohëve. Kurse dora-dorës në vazhdim, shikojmë se si historianët, (e posaçërisht burimet sllave si edhe ndonjë rumun), janë duke e trajtuar disِí ndryshe e prá jo si heró kombëtar, pa lere pastaj si Kalorës të Krishtërimit por… i ngjisin bishta edhe të rëndë si drejtues e komandant, i cili mban përgjegjësí për vrasjen e rinísë kombit e gjithmonë humbës i betejave e si pasojë shkatërrues i vendit të Tij!
.

Pak fakte në vënd të hyrjes

Me këtë rast do t’Ju sjell një shëmbull të përjetuar në vetë të parë kur në vitin tashmë të largët 1947 në Shkollën Teknike, (sot shkolla Harry Fultz e që ish bashkënxënësit e mi énde gjallë duhet ta mbajnë mënd mirëfílli), profesori i historísë, Petraq Pepo, shoqërues i Enver Hoxhës në delegacionin q’e përfaqësoi vendin tonë në Konferencën e Paqës në Paris në muajin Gusht të vitit 1946, na e përshkroi në vazhdim gjithë mllef e doemos duke mbajtur anën e Enver Hoxhës, (sepse në të kundërtë diktatori ia shkurtonte këmbët), se si K/Ministri i asaj kohe i Greqisë Tsaldarisi, e kishte pyetur Enver Hoxhën gjithë ironí se cilat ishin marrëdhënjet tona me Jugosllavínë, (duke patur parasysh faktin se një muaj të shkuar Jugosllavija e kishte aneksuar Kosovën!), e Enver Hoxha i ishte përgjigjur tekstualisht “Shumë të mira!” Kurse në vazhdim vetë diktatori na e nxorri veten, bilé edhe e shoqja pikërisht në ditët tona, plasi duke e paraqitur Enver Hoxhën përgjatë thuajse gjysëm shekulli të shkuar si dashurues të Kosovës!(?) Kjo është edhe arsyeja, e cila më shtyn të ndalem sadopak e të mos ia hyj temës së mirëfilltë e ta kundrojmë disi më shquar realitetin e së kaluarës të afërt të vendit tonë ku historianët’e diktaturës janë munduar dhe kanë bërë ç’mos t’ua kalojnë pasonjësve të tyre krejtësisht të shfytyruar historín’e vendit tonë e unë si mundem të hesht e mos ta zé në gojë gjithashtu pohimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh. të 15 Dhjetorit të vitit 1947, (proces-verbali ndodhet në Arkivin e Shtetit), ku ai pohoi: “…Tani që e likuiduam këtë pengesë, (Nako Spirun – shënim nga M.K.), duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin De Facto të Shqipërisë me Jugosllavínë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak ta ndërtojë Socializmin, pa u Bashkuar me Jugosllavinë…!”
.
Portrete te Gjergj Kastriotit - Skenderbeut  (mbledhur nga Lek Pervizi)
Portrete te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut (mbledhur nga Lek Pervizi)

Pikë më së pari, njeri nga historianët e trashëguar nga diktatura, ka deklaruar së fundit se sa më e lashtë në kohë historía e shkruar “aq më sakt’e paraqit realitetin e kohës që përshkruan!” Kurse mua natyrshëm më lind pyetja të cilën ia drejtoj studiuesit në fjalë: -Pse, a mos historía është si vera e tryezës, e cila me kalimin e kohës i përmirëson cilësit’e saja orgapno-letike? Lidhur pikërisht me këtë këndvështrim të historísë e ngushtojmë disi rrethin dhe po përsëris çfarë ka pohuar n’intervistën e tij të fundit profesori i nderuar Paskal Milo, i cili ka qenë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, duke theksuar: “Shqipëria u radhit me anën më të drejtë përgjat Luftës Dytë Botërore, përkrah Sh.B.A.-ve, Britanísë Madhe si edhe popujve liridashës të Europës edhe Botës!” E unë me këtë rast shtoj: Sa mir’e harroi profesori në fjalë, (apo mbamendja e tij ka filluar t’i bëjë “lodra”), se si jo vetëm që nuk e zuri në gojë miqësinë pa lé dashurinë tonë aq të hymnizuar fillimisht me Jugosllavínë e në vazhdim edhe me Bashkimin Sovjetik, e pasuar kjo edhe me Kinën, të cilët në vazhdim pastaj i bëmë tradhëtarë të Marksizëm-Leninizmit kurse armiqtë tanë të betuar përgjat dekadash, anglo-amerikanët… veç kur na i nxorri miq, profesori i nderuar?!

M’anë tjetër nuk mundem ta kaloj pa e zënë në goj’edhe një çast shumë kuptimplotë të diktatorit gjatë të cilit trajtohet një periudhë jo e vogël kohore, e pra edhe historike 38-vjeçare, i cili Mehmet Shehun e ka pasë cilësuar fillimisht si “Komandant legjendár i Brigadës I-rë sulmuese, ministri më parimór dhe i suksesshëm i Ministrisë së Brëndëshme duke shtuar edhe se si K/Ministër që ishte kishte vlera të pakrahasuara sa i takon ndërtimit të Socializmit në Shqipërí!” E fill mbas këtyre lëvdatave të pashoqe po ky diktator, në Tabllon Sinoptike që paraqiti para Plenumit të V-të me 24 Shtator të vitit 1982, jo vetëm që e akuzon Mehmet Shehun si agjent të Anglo-amerikanëve qëkur ai kishte qenë i internuar në kampet franceze në vitin 1937, i kthyer nga Lufta Civile e Spanjës, por e akuzon edhe si poliagjent të rekrutuar në vazhdim nga K.G.B-ja!(?)
Kaq desha të prekja sa t’u kujtoja pjesëmarrësve të këtij simpoziumi se si të vërtetat historike është më se e vështírë t’u përcillen brezave pas’ardhës ashtu si kanë ndodhur në kohën e tyre, pa lére pastaj kur këto të vërteta historiani i përcjell mbas kaq shekujsh!
.
Monumente te Gjergj Kastriotit - Skenderbeut  (mbledhur nga Lek Pervizi)
Monumente te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut
(mbledhur nga Lek Pervizi)

Vazhdojmë  mirëfilltas me Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Mbasi Gjon Kastrioti qé thyer kéqas nga forcat otomane të Sulltan Muradit II-të në vitin 1421, edhe qé “xhveshur nga Principata e Tij”, (ndërmjet katër djemve si edhe pesë vajzave qi kishte), djemt’e tij Stanishi, Reposhi si edhe Konstandini me gjithë Gjergjin, qénë marrë péng dhe u dërguan në Oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Nga katër djemtë, dy më të parët u thá se pësuan një helmim nga ushqimi, (fakt’i cili nga bashkëkohësit është trajtuar si vrasje e tyne e qëllimtë), i treti u vesh klerik, kurse Gjergji, si më i vogli i vllezërve që ishte, e duke pasë treguar talent të posaçëm si në mësime, në përvehtësimin e strategjíve ushtarake e gjithashtu edhe në përdorim armësh, arrijti ta përfitojë mirëdashjen e Sulltanit, (doemos edhe falë moshës së tij të ré), e dërguan në Shkollën e “Içogllanëve”, e cila përgatiste komandant’edhe nënpunës. Duke e vazhduar atë shkollë vetë Sulltan Muradi i II-të, ia caktoi edhe emnin Iskender, (që donte të thonte Aleksandër).
Me ta përfunduar shkollën, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, kreu detyra ushtarake në Ballkan si edhe në Azín’e Vogël, duke u dalluar për trimërí edhe bilé për këtë arsye iu dha edhe titulli “Bej”, i cili donte të thoshte princ ose fisnik. Mbas vdekjes së Gjon Kastriotit, pikësynimi i Gjergjit ishte t’ia zinte vendin t’Et, por nuk ndodhi kështu, sepse Sulltan Muradi e emëroi Sanxhakbéj jashtë tokave shqiptare! Përgjat kësaj kohe, të shumtë ishin edhe të dërguarit nga viset arbërore të cilët vinin edhe e takonin Gjergj Kastriotin duke ia sjellë fjalën e banuesve të atyre tokave të cilët, duke ia patur dëgjuar bëmat e trimërís’edhe të zgjuarësísë Tij, i luteshin të kthehej në vendin e Tij e ta merrte fuqínë në dorë! Mirëpo Gjergji kurrë nuk u dhá ndonjë shpresë këtyne të dërguarve nga që donte t’i shmangej çdo të papriture që mund t’i vinte nga të panjohur, (ndonëse ata ishin dërguar nga njerëz të afërt të Tij)!
Por, në fakt, Skënderbeu kurrë nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipërí në fronin e të Atit, e kjo zgjati deri në vitin 1443, kur Ai u nis kundër fuqíve të Janosh Hunjadit, (të cilit i dërgoi mesazh me nji besnikun e tij të provuar), duke i vënë në dukje se vetë Skënderbeu do ta braktiste betejën në krye të forcave Osmane kundra vetë Hunjadit dhe do t’u drejtohej Trojeve Arbërore! Kësisoji trupat Osmane u thyen keqas në betejën e Nishit nga Hunjadi duke u tërhequr në panik, në nji kohë që Skënderbeu filloi të zbatojë planin e kryengritjes dhe së bashku me 300 kalorësit e tij më se besnikë shqiptarë iu drejtua Dibrës, ku populli e priti tamam me ovacione si çlirimtár! Me atë rast përkon edhe thënia e Skënderbeut drejtuar popullit se: “Lirinë nuk Ju a prûna un por e gjeta këtu, bash mjes Jush!”
N’ato rrethana Skënderbeu i mori të gjitha masat për përforcimin e rrugëve prej nga mund t’i vininin kundra forcat osmane, dhe që andej iu drejtua Krujës. Me nji fermán të rrémë shtiu në dorë garnizonin si edhe qytetin dhe kështu me 28 Nëndor të vitit 1443, u shpall rimëkëmbja e Principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit sëríshmi flamuri me shkabën e zezë dykrenóre të Kastriotëve!
Në vazhdim e ndjejmë me rëndësí t’ua vemë në dukje që në krye pjesëmarrësve të këtij simpoziumi se, historishkruesit rreth figurës Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, qenë pikërisht ata q’e paraqitën e njikohësisht’edhe e lartësuan figurën e Tij si njera nga figurat më përfaqësuese të shekullit XV-të, i cili i bashkoi principatat e Shqipërisë me atë të Epirit duke e nxitur shpirtin e qëndrueshmërísë të shqiptarëve dhe duke bllokuar për dhjetvjeçarë të tërë përparimin e Ushtrive Osmane drejt Europës! E pra, qé pikërisht Gjergj Kastrioti – i cili në mbrojtje të vlerave morale si edhe besimtare të Krishtera prej dyndjes turke, mbërriti t’i fitojë cilësorët e nderuar prej Papës Calistit të III-të si: Atlet i Krishtit e gjithashtu edhe Mbrojtës i Besimit Kristian, duke u konsideruar nga vetë popullit shqiptár si Heroi Kombëtár i Shqipërísë si edhe i Shqiptarëve!
.
Pllakate filmash mbi Gjergj Kastriotit - Skenderbeut   (mbledhur nga Lek Pervizi)
Pllakate filmash mbi Gjergj Kastriotit – Skenderbeut
(mbledhur nga Lek Pervizi)

Duke iu rikthyer tashti besueshmërísë dokumentave historikë, ia rikujtojmë ndigjuesve se cila qé arsyeja që e radhitëm në fillimin e kësaj kumtese jo pa qëllim titullin: “Pak fakte në vend të hyrjes…” ku ajo që shprehëm ishte se si përgjat diktaturës komuniste vija u përcaktonte nga diktatori e pastaj në vazhdim historianët e ndiqnin atë me pik’e me presje! Kurse sa i takon kuadrit historik i cili e përshkruan jetën e Gjergj Kastriotit duam të theksojmë në mënyrë të posaçme se si së pari vetë udhëheqësi i Luftës kundra forcave Osmane nuk ka qenë diktator, (e pra nuk ka ndikuar aspak në drejtim të ndryshimit të ndodhíve të vërteta të kohës), dhe së dyti se si kalimi i shekujve ka sjellë në krye të përshkrimeve të historísë lashtë kryesisht veprat e hartuara nga historishkruesit bashkëkohorë, kryesisht sllavë, të mbarsura edhe me shtrembërimet ideologjike të trysníve ideologjíve bashkëkohore në drejtim të ndryshimit fakteve të asokohëshme! A mundeni ta konceptoni dot se si shkrimtari si edhe historiani, kleriku sllav, Andrija Kachich-Mioshich u këndonte bëmave të Skënderbeut duke e konsideruar atë si “luftëtar sllav”, si bir i një mëme sllave si edhe babai po sllav!(???)

Prandaj neve na takon të theksojmë se janë këto arsyet pse ndër më të besueshmit historianë janë kryesisht bashkëkohësit e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut siç ka qenë kleriku katolik Marin Barleti, të cillit i takon edhe merita se i ka përshkruar rrethanat si edhe ndodhítë e asaj kohe duke i ndjekur faktet hap mbas hapi nëpërmjet bashkëpunëtorëve më t’afërt të Skënderbeut e gjithashtu është mbështetur në dokumenta zyrtarë të Arkivit Venedikas. Veprën e tij ai e ka pasë shkruar latinisht edhe e kishte titulluar: “Historia de vita et gestis Skanderbegi, Epirotarum principis…” dhe që u publikua në Romë në fillimet e shekullit të XVI-të (1508-1510) nga ky historian jo me origjinë sllave!
Në këto kushte nuk kam se si të rri pa e vënë në dukje dhe ta theksoj faktin se si ka qen’edhe një bashkëkohës tjetër i Skënderbeut, një klerik veç Barletit, Dhimitër Frangu, i cili i ka përshkruar “Bëmat e Skënderbeut” ndoshta edhe më saktë se sa Barleti por… libri i shkruar nga Barleti rreth Skënderbeut ka gjetur mbështetje më të gjerë se u botua para atij të Dhimitër Frangut që u botua në Latinisht (vërtet më 1480-ën, por i papërkthyer në gjuhë të tjera, pa lére në shqip, gjë e cila u bë e mundur falë përkthyesit të talentuar z. Lek Pervizi, vetëm në fillimet e shekullit që po përjetojmë, atij të XXI-të!
Kësisoji para se sa librin e shkruar nga bashkëkohësi i Gjergj Kastriotit, Dhimitër Frangu, ta lexonin si edhe ta shfrytëzonin studiues si edhe historianë të tjerë, është libri i shkruar nga Barleti rreth Skënderbeut, ai që ka zënë vendin kryesor sa u takon biografive të ndryshëme shkruar rreth Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut!
Përgjatë kësaj vázhde përkah rëndësisë, pikërisht një shekull më vonë, prifti tjetër katolik i krahinës së Brescia-s, Giovanni Maria Biemmi, e botoi vëllimin e titulluar “Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh”, i shkruar vërtet prej tij, por të dhënat marrë kryesisht nga një autor anonim prej Tivari në vitin 1480, por për saktësí pohimi, dorëshkrimi origjinal nuk gjëndet asgjëkundi më dhe autorit të tij i ka qenë dhënë prej Imzot Fan Nolit, shekuj më vonë, cilësori “Tivarasi”. Pikërisht asaj monografíje i referohet vazhdimisht historiani Biemmi, kur ai shkruan për Skënderbeun!
Një tjetër autor, i cili jep dëshmí nga jeta e Gjergj Kastriotit Skënderbeut është edhe bashkëkohësi si edhe bashkëluftëtari i tij, Gjin Muzaka, i cilli bënte pjesë në familjen e dëgjuar të Muzakëve, familje kjo feudale e që ishin nga ana tjetër edhe drejtuesit e qytetit të Beratit. Ky dëshmitár jo vetëm që kishte luftuar krah përkrah Skënderbeut, por vazhdoi të jetonte në Shqipëri deri në vitin 1478, kohë në të cilën u transferua në Napoli ku edhe shkroi e botoi librin e tij me kujtime të titulluar: “Historia dhe trashëgimi brez mbas brezi të familjes Muzakëve”, ku përshkruan ndodhí gjatë të cilave ai vetë ka qenë dëshmitár dore të parë! Pikërisht ky ësht’edhe çasti kur me vdekjen e bashkëkohësve si edhe bashkëluftëtarëve të Skënderbeut i erdhi edhe fundi paraqitjes së të vërtetave historike edhe filloi të dalë në pah e dora-dorës edhe të marrë përmasa madhore ndikimi i idéve sa vjen e më tepër kundra-shqiptare nga ana e grupeve të ndryshme ballkanike, të dyndur vonë në Ballkan!
.
Tabllo pikture mbi Gjergj Kastriotit - Skenderbeut   (mbledhur nga Lek Pervizi)
Tabllo pikture mbi Gjergj Kastriotit – Skenderbeut
(mbledhur nga Lek Pervizi)

Zanafilla e kësaj pune gjen vend kur veprat e shkruara përgjat shekujve të XVII-XVIII rreth Skënderbeut, erdhi një çast dhe filluan të bashkërendoheshin përgjat shekullit të XIX-të nga historianë vendesh të ndryshme edhe me materiale të diskutuarshme të arkivave të Vatikanit, Venedikut, Raguzës si edhe Stambollit duke u filluar të rishkruhej historía. Ky ësht’edhe çasti kur veprat e Barletit, Biemmit, (mbështetur në si edhe çka ka pasë shkruar “Tivarasi”), si edhe vepra e Gjin Muzakës fillluan vërtet të citoheshin por… duke u kapur mbas detajesh aspak shkencore filluan të citoshin por… me shfytyrime! Duke e analizuar tashti shtysën e këtij ndikimi, vijmë natyrshëm në përfundimin se dy ishin arsyet kryesore të kësaj prirjeje: Së pari, ajo prirje e cila kur nxjerr kokë, edhe shkencëtarin më të vyer e shfytyron, e cila është quajtur cmirë! Së dyti, egoizmi i kudogjindur te gjithsecilli, por te ndokush i fshehtë e te ndokush i shprehur ku, popujve Ballkanikë t’asaj kohe por t’ardhur përgjat shekujve si edhe viteve të mëparshëm, u vinte të plasnin që një grusht shqiptarësh me një ushtri e cila kurrë nuk i kalonte të 20.000 luftëtarët u bëri ballë përgjat një çerek shekulli trupave osmane të cilat kishte raste që përgjat sulmeve të tyre të tejkalojshin 150.000 forcat! Lidhur me pohime të kësaj natyre nuk kam se si të mos e përmënd veprën historike rreth Gjergj Kastriotit të shkruar dhe të botuar nga im Atë, profesor Xhevat Korça në vitin tashmë të largët 1923, dhe të titulluar “Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut” ku pyetjet e formuluara 95 vite të shkuara janë:

1.A u ka paguar Skënderbeu Sulltanëve të Turqisë tribut të përvitshëm?
2.A u ka proponuar Skënderbeu Venecianëve më 1450 që t’u lëshojë Krujën?
3.A e kanë tradhtuar Krerët Shqiptarë Skënderbeun më 1457 dhe a ka qenë ky i shtrënguar të fshihet nëpër malet për të shpëtuar jetën e vet?
Dhe autori, profesor Xhevat Korça vazhdon: “…Historiaku i ndërgjegjshëm Constantin Jireçek, byzantinisti Karl Roth dhe historiaku vllah Nicola Jorga i kanë pohuar që të trija pyetjet duke rënë në gabime trashanike. Të tre historiakët janë bazuar në burime të pathemeltë dhe kanë bërë prej jetës së Skënder Beut një pikturë që nuk i përshtatet aspak të vërtetës… kanë përhapur në botën e qytetëruar mendime kaq të gabuarshëm, sa q’ish një detyrë e shenjtë patriotike të rrëzonim me fakte historike pretendimet e tyre…”*
Shkurt e me pak fjalë, edhe nga veprat e studiuesve eruditë e që kanë pasë shkruar vepra të vyera rreth të vërtetave historike lidhur me figurën e Skënderbeut si p.sh. shkencëtarët Talloczy, Shufflay, Moorsi, Paganelli e Pisco me shokë, biografít’e të cilëve përbëjnë pa asnjë dyshim një vepër monumentale rreth Skënderbeut për Shqipërín’e shekullit të XVI-të, ose më saktë pikërisht periudha që nga 28 Nëndori i vitit 1443 e deri më 17 Janar të vitit 1468, ku historishkruesit dashakeqas edhe këtë periudhë jo të shkurtër për jetën e një udhëheqësi siç qé Skënderbeu… e lidhin së bashku me shekujt pasues deri në 28 Nëndorin e vitit 1912, gjë krejtësisht e mbrapsht’edhe dashakeqe, duke e emërtuar si periudha gjatë së cilës turqit i sunduan viset Ballkanike, me këtë rast un’u drejtohem këtyre historianëve shpërfytyrues të historisë duke Ju ftuar Juve, pjesëmarrësve të këtij simpoziumi, ta veçoni periudhën 25-vjeçare të luftrave si edhe fitoreve të Skënderbeut ndaj ushtrive Otomane që nga dita e mallkuar e 17 Janarit 1468, kur në Lezhë u gjet dora e trisht’e fatit, e cila e përfshiu me goditjen e saj Legjendarin Heró tonin Kombëtar e pastaj në vazhdim, që nga ajo ditë vërtet e deri më 28 Nëndorin e vitit 1912, qé periudha fatzezë përgjat së cilës turqit i sunduan viset e Ballkanit e brenda tyre edhe Shqipërínë!
.
Gravura rreth figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Gravura rreth figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Në përmbyllje të kësaj kumtese

I zura në gojë daç shtrembërimet historike të ndodhura lidhur me jetën si edhe veprën e Heroit tonë Legjendar Skënderbeut e gjithashtu krejt përciptas edhe arsyet të cilat’i nxitën këto ndryshime. Arsyeja qé vetëm me vetëm ajo e çeljes para Jush, të nderuar ndigjues, i një dritareje të së vërtetës! Është mëse e vërtetë se një simpozium si ky i sotmi, ku un’e kam ndérin bashkë me kolegë të tjerë të referoj para Jush, nuk është vendi më i përshtatshëm të zhvillohet një polemik’e mirëfilltë. Por, nga ana tjetër nuk mundem t’i shmangem pa Ju a zënë n’gojë se si historishkruesi Oliver Jens Schmitt në veprën e tij të titulluar “Skënderbeu”, (në versionin shqip), botuar në vitin 2009, në kapakun e librit të tij, (ku paloset kapaku), shkruan: “Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata… Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit…”
I nisur pra thjesht nga faktit se si mbas 565, vitesh një historian e shpreh pozicionimin e tij rreth figurës Skënderbeut me pohimin krejtësisht opozitár me atë që kanë shkruar pararendësit e Tij, (lere pastaj se si shprehet Schmitti në faqet 479, 481, 482 e 490 të librit të tij me nji fjalor krejtësisht të pahijshëm kundra historianit Biemmi), do t’Ju a zé në gojë disa nga betejat përshkruar nga bashkëkohësit si edhe bashkëluftëtarët e Heroit tonë Gjergj Kastriotit.
Mbas Kuvendit të Lezhës, të 2 Marsit 1444, ku Skënderbeu u përzgjodh unanimisht (nga princat shqiptarë të mbledhur atje), si Príjës i Kombit Shqiptár me ç’rast Sulltan Muradi i II-të i tërbuar për sjelljen e të mbrojturit të tij, nisi kundra shqiptarëve një ushtrí të përbërë prej 100.000 forcash komanduar nga Ali Pashái! Ndeshja e dy palë ushtríve u zhvillua në Torvjoll me 29 Qershor të vitit 1444, ku forcat turke pësuan një thyerje të pashëmbullt… me ç’rasë edhe Papa Eugjeni i IV-të hipotizoi një kryqëzatë të ré eventualisht të kryesuar nga Skenderbeu! Në vazhdim, Sulltan Muradi i II-të i tërbuar nga disfata e pësuar, nisi një forcë kalorësíe turke të përbërë nga 15.000 kalorës e me në krye komandant Firuz Páshën me porosínë t’i shkatërronin dhe asgjësonin forcat e Kastriotit. Ky i fundit i priti te grykat e Prizren-it ku u ndeshën me 10 Tetor të vitit në vazhdim 1445, ku sërishmi forcat Osmane pësuan një humbje skandaloze! Simbas historianëve, delegacione të ndryshëme europiane shkuan në trojet shqiptare për t’ia uruar Skënderbeut këtë ngadhënjím të pashoq! Ndër betejat madhore vazhdojmë pikërisht se si në Korrikun e vitit 1450, Sulltan Muradi i II, personalisht ndërhyri kundra viseve arbërore në krye të 150.000 forcave duke e rrethuar Kalán’e Krujës. Por gjatë betejës u rrafshuan me tokën gjysma e trupave Osmane ndërsa e gjeti vdekjen edhe komandanti Firuz Pashái i vrarë nga vetë dora e Skënderbeut! Gjatë kësaj periudhe në vazhdim, Skënderbeut veç turqve iu desh të merrej edhe me forcat e Mbretit të Serbisë Brankoviç-it duke shkatërruar fshatra të tërë serbe nga që Mbreti serb qé lidhur në aleancë me turqit duke e penguar Heroin tonë t’i bashkohej çështjes Europiane në përgjithësí e pastaj dhe asaj Kristiane, veçmas! E pra, duke vazhduar më gjatë, por pa u ndalur hiç më në hollësíra, por vetëm me vetëm sa për t’i zënë në gojë fitoret e thella të forcave të Skënderbeut, vazhdojmë se si më 27 Shtatorin e vitit 1446, u vërtetua thyerja totale e ushtrive Osmane të komanduara nga Mustafa Pásha; gjithashtu thyerja e forcave venedikase, (n’aleancë me Portën e Lartë lidhur me trafiqe në fushën tregëtare), në betejën e 3 Korrikut 1448; përgjatë muajit Korrik 1452, Sulltan Mehmeti i II-të, (q’e kishte zëvendësuar t’jatin Sulltan Muradin e II-të), nisi dy armata kundra forcave të Skënderbeut me në krye njera Hamza Beun e tjetra Dalip Pashën. Të dyja u thyen kéqas duke e zënë rob Hamza Beun ndërsa Dalip Pashën e gjeti vdekja në fushën e betejës! Edhe betejat në vijim të sulmeve turke qénë zhvilluar me fitore të shkëlqyeshme të forcave të Skënderbeut si ajo e Shkupit e 22 Prillit të vitit 1453, e Oranikut përgjatë vitit 1456; e Luginës Lumit Mat me 2 Shtator 1457, e në vazhdim pastaj beteja përgjatë vitit 1458 ku ishin forcat e Skënderbeut që sulmonin dhe tri armata trupash Osmane qénë asgjësuar! Nuk ka se si mos të përmëndet edhe fakti se si Sulltani turk kërkoi nënshkrim traktati paqeje, të cilin Gjergj Kastrioti jo vetëm që e kundërshtoi, por vazhdoi i pandalshëm betejat e Tija gjjithmonë të lidhura me fitore ku, i vetmi përjashtim ësht’ay i rënies së Kështjellës Sfetigradit në Gushtin e 1448-ës (edhe ky me tradhëtí nga ana e osmanëve q’e zbuluan vend-hyrjen e ujit të pijshëm të Kështjellës)!
E për t’i dhënë fund kësaj kumtése me nji notë të gëzuarshme, dua t’ua bëj të ditur, atyne të cilët nuk kanë patur rastin ta mësonin më parë, se pikërisht me rastin e 250 vjetorit të përkujtimit vdekjes Gjergj Kastriotit, (atëbot’edhe në vazhdim kur fillon edhe shtrembërimi i bëmave të Gjergj Kastriotit prej historianësh keqdashës), kompozitori me famë botërore Antonio Vivaldi ia kushtoi pikërisht këtij Heroi legjendár të Kombit tonë operën e Tij të titulluar: “Skanderbeg” dhe shfaqur së pari më 22 Qershor të vitit 1718 në Firenze!
Duke Ju falënderuar nga zemra për vëmendjen,
Me shumë respekt, Mërgim Korça
Janar i vitit 2018
*(Kjo vepër historike mundet të gjurmohet nga kushdó edhe lexuesi eventual nuk ka se si mos ta verë ré se si autori shkruan në vazhdim shprehimisht se: “…përfleta brenda rredhit të mundësíve të gjitha biografit’e Skënder Beut e librat që shkruajnë për të; studiova gjithë burimet e aktet diplomatikë…”, gjë e cilla të bind lidhur me vërtetësín’e pohimeve të autorit!)
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.