Ku shkove e ku na le, o Teki Dervishi! nga Salih Kabashi

0
17
Teki Dervishi (1943-2011)
Teki Dervishi (1943-2011)
Teki Dervishi (1943-2011)
Teki Dervishi (1943-2011)

Ku shkove e ku na le, o Teki Dervishi!

nga Salih Kabashi

Njëmijë herë më ka mrekulluar. Njëmijë herë të tjera më ka çmendur. Më mrekullonte me brilancën e shkrimeve të tij. Më çmendte me arrogancën dhe fjalët nganjëherë tmerrsisht të pamatura po në shkrimet e tij. Tekiu ishte mjeshtër. Në njëfarë mënyre bile mund të quhet maestro i pakundshoq i gazetave shqipe.
Tekiu ishte gazetari dhe letrari më i çmendur, më i famshëm dhe njëherit më lucid e më atraktiv që kanë pasur bashkarisht Prishtina, Shkupi, Shkodra, Elbasani, Korça e Tirana së bashku për një shekull.
Me Tekiun kam ndenjur, kam ngrënë e kam pi. Kemi folur për politikë e për letërsi. Kemi folur dhe i kemi letrarizuar e poetizuar gojarisht para një publiku të zgjedhur përvojat tona dashurore. I kemi bërë të qeshin ata që rrinin me ne.
Teki Dervishi ka qenë aq i guximshëm… dhe aq i ndjeshëm.
Dhjetëra herë jemi ngatërruar ndërveti për probleme të rëndësishme e të pa kurrëfarë peshe të kësaj bote. Asnjëherë nuk jemi hidhëruar deri në atë masë sa të mbajmë inat me shoqi-shoqin.. Unë, ç’është e vërteta, me asnjë çmim as nuk do të doja të pranoja ta humbja gjeniun tim të cokattë.
Teki Dervishi nuk ka qenë demokrat. Ishte nacionalist, antikomunist, rrebel, jokomformist, kryefortë, mendjemadh, përbuzës deri në teprim.
Tekiu në të njëjtën kohë ishte aq inteligjent. Mendoja nganjëherë se ai ishte një makinë e palodhshme superfunksionale.

Njeriu shumdimensional Teki Dervishi (1943-2011)
Njeriu shumdimensional Teki Dervishi (1943-2011)

Tekiu ka shkruar edhe disa libra të dobët, të cilët në biblioteka, librari dhe ndër lexues shfaqen me autorësi të rreme. Në ato libra nuk ishte Tekiu i vërtetë. Ishte vetëm një zanatçi, që injorantëve ambiciozë u bënte qejfin me shkrime në këmbim të një kompensimi. Kemi qeshur shpesh kur i thoja se vetëm ai e kishte mbushë me shkrimtarë e poetë gjysmën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Teki Dervishi jetonte shpejt, shumë shpejt. Sa herë më kishte thënë dhe unë e besoja se ai, vërtetë nuk kishte mjaft miq me të cilët do të kalonte një kohë të lirë të ditës. I besoja kur thoshte se pakkush e kupton. I njihte mirë lajkatarët. Njihte spiunët e bijtë e tyre edhe më spiunë. I njihte poetët e regjimit, ata që gjysmën e jetës e kalonin duke shkelur shtigjeve të revolucionit të Titos e duke gëzuar privilegje për servilizmin e shitjen e tyre.
Tekiu ishte i përndjekuri i regjimit pushtues. Por, Tekiun e patën përzënë edhe nga revista e Zëri për një shkrim të tijin në kohën kur Kosova gjoja funksiononte si Republikë paralele. Tekiu e donte lirinë dhe nuk donte të dinte për çmimin që do të paguante për shfrytëzimin e saj maksimal.
Më thoshte se mezeja më e mirë për verën ishte rrushi Tekiu ishte bekri. Ishte edhe njeri i ndejës e muhabetit. Me të kemi qeshur shumë. Ai nuk hidhërohej kurrë me rromuzet e mia. As atëherë kur unë ato i nxirrja në gazetë. Herën e fundit e kam takuar te Teatri në Prishtinë. Ai ishte drejtor dhe atje kishte shkuar, kështu flitej, si gjoja pjesëtar i një partie. E dija se Teatri kishte nevojë për të, pasiqë ai ishte dramaturgu më i shquar yni. Meritonte ta udhëhiqte një institucion të tillë. Për të treguar se ai ishte Teki Dervishi, disave që sillen e pështillen kah teatri e Lidhja e Shkrimtarëve, kah shpërblimet e honoraret u kishte thënë trup: Sa të jem unë këtu tekstet e juaja të pordhëta nuk do të luhen në këtë teatër
Dy here e kam marrë në mbrojtje publikisht Teki Dervishin. Herën e parë kur e larguan nga Zëri dhe të dytën kur e sulmoi politika… Tekiu e pat vënë re se lufta më e ashpër do të duhej të zhvillohej kundër komunistëve të partive antikomuniste. Shkrimet e tij të vitit të fundit janë plot shembuj vetëkorrigjimi. Ai po merrte distancën e duhur kundër atyre që shkatërruan ato që ai, si një nga penat më të shquara në publicistikën shqiptare donte të ndërtonte.
Teki Dervishi është i vetmi gazetar që ka tejkaluar Faik Konicën dhe të gjithë të tjerët nga kjo fushë në këto njëqind vjetët e fundit. Edhe kur nuk jam pajtuar fare me ato që shkruante, kam pasur lezetin e jashtëzakonshëm të leximit të fjalëve të thurura aq mrekullisht e aq mjeshtërisht e intelektualisht.
A je n’mend, mor ti! O hajvan! Po më bëhet se po e dëgjoj thirrjen e zakonshme të Tekiut për mua. Nuk po dua të besoj se ka vdekë ky njeri tepër i dashur për mua, njeriu më i veçantë ç’prejse në Kosovë dikush ka kapë laps me dorë…
E Teki Dervishi. Tash, sa na ka mbetë askush se di… ne, unë me siguri do të jetoj me mallin për ty dhe me dhimbjen pse nuk isha në përcjelljen tënde në Gjakovë. Do të doja të kisha qenë aty e të kisha thirrë:
O Teki Dervishi! Ku shkove… e ku na le? Ku po na len, O Teki!?

Sipas amanetit... qershor 2011
Sipas amanetit… qershor 2011

Marre nga http://www.arkivalajmeve.com

Related Images:

Artikulli paraprakSakrificë Prindi… nga Ilir Seci
Artikulli tjetërQentë ballkanas tregim nga Rezart Palluqi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.