back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

Kriza e shoqërisë ushqen krizën politike – nga Xhaferr Sadiku

Gazeta

Xhaferr Sadiku
Xhaferr Sadiku

Kriza e shoqërisë ushqen krizën politike

nga Xhaferr Sadiku

Kriza e vazhdueshme e politikës shqiptare reflekton krizën e shoqërisë, e cila nuk po shkëputet dot nga trashëgimia e luftës së klasës dhe vijës së masës. Kjo ka sjellë që as politika e djathtë të mos fokusohet tek shkaqet e kësaj gjendje, por tek pasojat. Dhe atë që nuk e bëjnë konseervatorët e bëjnë jakobinët që sundojnë vendin, duke përdorur pikërisht goditjen e ashpër kundër opozitarizmit sipas metodave të vjetra por me ambalazh të ri, ndarjes “Ne” dhe “Ata”.
Lufta e ashpër, me të gjitha mjetet kundër tyre, ka thyer një pjesë të “demokratëve” dhe sidomos nga radhët e ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë. Ata e kanë parë me syrin e xhepit dhe janë vënë në shërbim të atyre që i persekutuan dhe i futën burgjeve. Por, kjo nuk ndodhi sot. Përgjat këtyre tre dekadave emrat e shoqatave e kryetarëve të tyre të korruptuar e të pabesë tashmë njihen.
Në fakt dhe me të drejtë, kjo ka bërë që të rritet tensioni në radhët e demokratëve që nuk kanë qenë të persekutuar nën sundimin komunist. Ata shpesh aludojnë sikur të gjithë të persekutuarit të jenë njëlloj dhe sikur bëjnë kauzë të përbashkët me kriminelët e luftës së klasës dhe vijës së masave.
Meqënëse jam marrë për vite me radhë me studimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe të shtresëzimeve sociale të periudhës parakomuniste, mund të them me siguri të plotë se: ish të burgosurit dhe ish të persekutuarit politikë nuk kanë qenë të gjithë konservatorë apo politikisht të djathtë. Pavarësisht nga persekucioni, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë thjesht njerëz që nuk kanë patur ideale, por interesa. Në radhë të parë, në betejat politike, njerëzit duhet të shikohen nga karakteri, i cili u jep qëndrueshmëri veprimeve të tyre.
Historia na mëson se partitë krijohen nga individë me ideale të përbashkëta dhe jo nga fakti që njerëzit kanë vuajtur apo jo. Njerëzit formohen në mjedise familjare dhe sociale dhe mjedisi servil formon servilë.
E them me bindje dhe me fakte, se PD reale ka mbështetjen e shumicës absolute të ish të persekutuarëve politikë, gjë që reflektohet edhe në vota. Por, ajo duhet të identifikojë personat me kredibilitet dhe karaktere të fuqishëm nga radhët e te persekutuarëve dhe të investojë politikisht në këtë drejtim. Nuk e bëri në të shkuarën se nuk e njihte mirë atë pjesë të shoqërisë. Ajo mbështeti shumë të paaftë e me karakter të dobët nga radhët e tyre, të cilët e braktisën sa filloi ofensiva e rrymës jakobine që sundon vendin. Por, nëse nuk e bëri atëherë, këtë duhet ta bëjë tani.

Marrë nga Muri i FB Xhaferr Sadiku, 12 gusht 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.