10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Krenari amerikane – nga Sokol Neçaj

on

|

views

and

comments

Boyscouts Amerikane
Boyscouts Amerikane

Krenari amerikane

nga Sokol Neçaj

Në fillim të viteve ’60 kur De Gaulle vendosi të tërhiqej nga NATO, Kennedy, dërgoi Sekretarin e Shtetit, Dean Rusk, në Francë. Kur De Gaulle i tha se ai dëshironte të gjithë ushtrinë amerikane jashtë Francës sa më shpejt të jetë e mundur. Rusk u përgjigj: “A futen edhe ata që janë varrosur këtu?”
.
De Gaulle nuk u përgjigj. Ra heshtje varri!
 
***
Në një konferencë mjaft të madhe, në Angli, Kryepeshkopi i Canterbury e pyeti Colin Powell nëse planet amerikane për Irakun ishin vetëm një shembull i “ndërtimit të perandorisë” nga George Bush. Powell u përgjigj: “Prej vitesh, Amerika ka dërguar shumë prej burrave dhe grave të saj të mirë në rreziqe të mëdha për të luftuar për liri përtej kufijve te saj dhe të vetmen tokë që ka kërkuar ndonjëherë si shpërblim, ka qënë vetëm aq sa të mjaftonte për të varrosur ata që nuk ju kthyen me.”
.
Heshtje varri!
 
Ikonat  e Amerikes
Ikonat e Amerikes

***

Ne një konferencë ndërkombëtare në Francë merrnin pjesë një numër inxhinierësh, përfshirë francezë dhe amerikanë. Gjatë një pushimi, një nga inxhinierët francezë u kthye në dhomë duke thënë: “A e keni dëgjuar budallëkun e fundit që ka bërë Bush? Ka dërguar një aeroplan transportues në Indonezi për të ndihmuar viktimat e cunamit! Çfarë synon të bëjë ai, t’i bombardojë ata?” Një inxhinier i Boeing u ngrit dhe u përgjigj i qetë: “Transportuesit tanë kanë tre spitale në bord që mund të trajtojnë disa qindra njerëz; ato janë me energji bërthamore dhe mund të furnizojnë me energji elektrike emergjente objektet e bregdetit; ata kanë tre kafeteri me kapacitete për të ushqyer 3.000 persona, tre vakte në ditë; ato mund të prodhojnë çdo ditë disa mijëra litra ujë të pijshëm nga uji i detit, dhe ata mbajnë gjysmë duzine helikopterësh për transportimin e viktimave dhe të dëmtuarve. Ne kemi njëmbëdhjetë anije të tilla. Sa ka Franca?”
.
Heshtje varri!
George Washington kalon lumin Delaware
George Washington kalon lumin Delaware

***

Në një konferencë detare ku merrnin pjesë admiralë nga SH.B.A., Anglia, Kanadaja, Australia dhe Franca në një pritje koktej të gjithë po bisedonin në anglisht. Admirali francez filloi te ankohej se ndërsa Europianët mësojnë shumë gjuhë dhe amerikanët vetëm anglisht, “pse duhet që ne gjithmonë të flasim anglisht në këto konferenca e jo frëngjisht”! Pa hezituar, admirali amerikan u përgjigj: “Ndoshta sepse prej Britanikëve, Kanadezëve, Australianëve dhe Amerikaneve juve sot nuk ju duhet të flisni gjermanisht”!
.
Askush nuk pipëtiu.
 
Ushtria amerikane ne terren
Ushtria amerikane ne terren

***

Robert Whiting, 83 vjeç, mbërriti në Paris. Në doganën franceze, iu desh disa minuta për të gjetur pasaportën e tij. “Ju keni qenë më parë në Francë, monsieur?” pyeti oficeri doganor me sarkazëm. Z. Whiting pranoi se kishte qenë më parë në Francë. “Atëherë duhet të dini qe duhet ta keni gati pasaportën.” Amerikani tha: “Herën e fundit që isha këtu, nuk më duhej ta tregoja.”
“E pamundur! Amerikanët gjithmonë duhet t’i tregojnë pasaportat e tyre kur hyjnë në Francë!”
I moshuari amerikan i dha një shikim të gjatë francezit. Pastaj vazhdoi me qetësi: “E po, kur erdha në bregdet, në Omaha Beach, në D-Day në 1944, për të ndihmuar çlirimin e këtij vendi, nuk mund të gjeje asnjë francez të vetëm për t’ia treguar pasaportën!”
.
Oficeri francez nuk foli asnjë fjalë.
.
New York - Times Square
New York – Times Square
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.