back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës mbi Teatrin Kombëtar

Gazeta

Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 1)

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

mbi Teatrin Kombëtar

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (KSFAU) u mblodh dhe vendosi të mbante qëndrimin e tij ndaj vendimit të marrë nga Bashkia e Tiranës mbi Teatrin Kombëtar.
Duke i vlerësuar si të pakuptimta arsyet e paraqitura nga bashkia për shembjen e këtij objekti kulturor, studentët e Këshillit Studentor të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës vendosën pothuajse në unanimitet të shprehen kundër këtij vendimi.
Argumentet e bashkisë si:
1.Shqiptarët meritojnë të kenë një teatër rigoroz,
2.Zona ku ndodhet teatri duhet të urbanizohet,
3.Godina është e vjetër dhe mban lagështi apo ajo godinë nuk mund të përshtatet si teatër modern e nuk e ka kapacitetin për të gjitha llojet e shfaqjeve, sipas studentëve të KSFAU nuk qëndrojnë pasi për secilin prej tyre ka përgjigje logjike të cilat të lënë të kuptosh se shembja nuk është e nevojshme.
.
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 2)
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 2)
1.Urbanizimi i zonës nuk ka pse dhe nuk duhet të bëhet në qendrën historike të kryeqytetit. Aq më pak kur bëhet fjalë për ngritje të objekteve të larta që përveç prishjes së siluetës urbane kanë edhe ndikim negativ në kujtesën kolektive kur zëvendësojnë objekte të një rëndësie të veçante historike (siç është edhe teatri).
2.Vjetërsia e godinës nuk është kusht për prishjen e saj duke marrë në konsideratë edhe faktin se rikonstruksioni dhe adaptimi i godinës ekzistuese është më pak i kushtueshëm sesa ndërtimi i një godine të re (duke parë projektin e teatrit të ri).
3.Nëse ajo godinë nuk mund të përshtatet për të gjitha llojet e shfaqjeve, le të ruhet si vlerë arkitektonike dhe Teatri i Ri të ngrihet diku tjetër (psh: tek Bulevardi i Ri).
.
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 3)
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 3)
Teatri është objekt kombëtar dhe si i tillë nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si pronë e bashkisë.
Bashkia Tiranë ka fatin të ketë në territorin e saj një objekt të një rëndësie të tillë dhe ka për detyrë ta mbrojë, mirëmbajë e respektojë atë.
Vendime të tilla mbi të tillë objekte duhet të merren nga qeveria pas konsultimveve të gjata me artistë, ekspertë të arkitekturës dhe historianë.
.
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 5)
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 5)
Si studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, me aq sa arrijmë të perceptojmë dhe me besim tek ndikimi jonë në tërheqjen e ketij vendimi që në pamje të parë mund të duket minimalist, kërkojmë që ai të rishikohet, pasi e gjykojmë si vendim të nxituar dhe me pasoja jo vetëm per historinë e qytetit, por edhe per vetë bashkinë kur mendojmë efektin “bumerang” që mund të ketë pas indinjimit të masës intelektuale, studentëve apo dhe të qytetarit të thjeshtë i cili për nostalgji mund të dojë të shikojë një shfaqje në teatrin ku shkonte shpesh kur ishte fëmijë!
Të shembësh Teatrin Kombetar do të thotë të investosh për harresën, mirëpo historia duhet të ruhet e përcillet ndër breza, e paprekur dhe e plotë, me të mirat e të këqijat e saj, me gjithe elementët arkitektonikë e urbanistikë që përmban, me objektet e bukura e ato më pak të bukura siç mund të konsiderohet teatri.
.
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 4)
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 4)
Keshilli Studentor FAU-UPT
Përse është kaq e vështirë që të kuptohen gjëra të thëna kaq thjesht?
Ky postim ka një qëndrim tërësisht qytetar të disa studentëve që “rastësisht” kanë investuar kohë, goxha kohë për t’u profilizuar në fushën e arkitekturës që të bëjnë jo domosdoshmërisht “llaç e tulla”. Nuk do të ishte as në dëshirën time dhe të shumë shokëve të mi, që përmbajtja e këtij shkrimi të deformohet apo mos interpretohet/kuptohet drejtë!
Po flasim për një Teatër Kombëtar, ndaj edhe mendimet e gjithesecilit vlejnë, më shumë akoma kur bëhen nga qytetarë të drejtë që nuk i kanalizojnë idetë për hatër të asgjejë!
.
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 6)
Arkitektura e Teatrit Kombetar 1940 (Inst. Luce 6)
Këshilli Studentor FAU-UPT
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Shumë faleminderit për vlerësimin e shprehur ndaj qëndrimit tonë mbi çeshtjen e teatrit.
Reagim i ardhur me vonesë për shkak se këshilli jonë sapo është krijuar e në këto dië të fillimit jemi marrë me problemet brenda fakultetit.
Ndonëse na mungon mbështetja e hapur e pedagogëve tanë dhe shumicës së profesionistëve të fushës, do mundohemi të caktojmë disa përfaqësues nga ne për të thënë dhe ne fjalën tonë nesër.
Mbështetja jo vetëm nga distanca por edhe fizike e studentëve të arkitekturës ka qënë e pranishme edhe gjatë këtyre ditëve ndonëse e shoqëruar me një dëshirë për të mos u shfaqur shumë.
Mungesa e një mase të madhe prej nesh besoj është deri diku e justifikueshme dhe arsyet deri diku dihen (kryesore ndër to është sezoni i provimeve deri më tani e më tej ai i pushimeve por jo vetëm).
Teatri dhe arkitektura nuk janë të lidhur vetëm nga godina por edhe nga familja e madhe e komponentëve që përbëjnë kulturën dhe trashëgiminë e një kombi, e për këtë arsye mbështetja jonë sa do vijë e do shtohet çdo ditë e më shumë.
.
Marrë nga muri i fb i Këshillit Studentor i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (KSFAU)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.