back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Jeta e fshehtë e Victor Hugo – Ndjekës i pangopur i kënaqësisë, i varur nga seksi dhe me zakone të çuditshme…

Gazeta

 

Victor Hugo
Victor Hugo
Jeta e fshehtë e Victor Hugo –
Ndjekës i pangopur i kënaqësisë, i varur nga seksi dhe me zakone të çuditshme…

Publikime për botën e kulturës dhe jetën sociale.
Njohje të natyrës shoqërore, mbi jetën e shkrimtarit Victor Hugo
Referenca nga: Shpendi Shakaj

 Viktor Hugo dhe vepra e tij
Viktor Hugo dhe vepra e tij

Përshtatja e fundit televizive e romanit “Të Mjerët” tenton të nxjerrë në pah elementet më të thella të skenarit të veprës së famshme, por me këtë rast le të shohim disa nga aspektet më pak të njohura të personalitetit të autorit të saj, i cili përveçse kundërshtar i pabarazisë dhe mbështetës i flaktë i arsimit falas për të gjithë fëmijët dhe i heqjes së dënimit me vdekje, ishte gjithashtu një nga ndjekësit e kënaqësisë më të çuditshëm të kohës së tij.

Ekziston një monument që shënon saktësisht vendin ku ai u ngjiz nga prindët e tij.
Në Mont Donon të Francës që ndodhet në vargmalet Vosges, mund të shijoni një pamje panoramike të vijës kufitare midis Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. Por në maj 1801, major Hugo dhe gruaja e tij nuk humbën kohë me pamjen.
Më shumë se 160 vite më vonë, kuratori i një muzeu francez vendosi të përkujtonte autorin duke ngritur një monument me gur ranor në atë vend. Vetë Hugo, megjithatë, kishte shtuar tashmë penelat e tij fiktivë në histori, duke transferuar në rrëfimet e tij pikën e ngjizjes së tij në Mont Blanc më “magjepsës”, ndërsa shpesh thoshte se nëna e tij vinte nga një fis i egër i Amazonës (gruaja kishte lindur sidoqoftë në Nante).

Ishte ndoshta maniaku seksual më “prodhues” i shekullit të 19-të
Sipas rrëfimeve të tij, gjatë natës së parë të martesës me Adele Foucher bënë dashuri nëntë herë. Dhe kur çifti humbi flakën erotike në lidhjen e tyre, Hugo iu drejtua shtëpive publike të shumta dhe elitare të Parisit, të cilat i vizitonte mëngjes, mesditë dhe natë. Kur ai vdiq, këto institucione u mbyllën për një javë të tërë për të vajtuar humbjen e klientit të tyre më të rregullt.

Ishte shpirti i festës…
Për pjesën më të madhe të jetës së tij në moshë të rritur, Hugo priste mbi tridhjetë të ftuar për darkë dhe çfarëdo që të vinte çdo natë. Edhe funerali i tij më vonë u shndërrua në një festë të madhe në kujtim të tij. Thashethemet thonë se pikërisht nëntë muaj më vonë, pati një rritje të paprecedentë të lindjeve.

Auguste Rodin - Victor Hugo dhe Muzat
Auguste Rodin – Victor Hugo dhe Muzat

…por mbi të gjitha dashuronte famën.
Të themi të vërtetën, është e vështirë të mos e frysh egon tënde kur je aq i famshëm sa të jetosh në një rrugë që mban emrin tënd. Në vitet e fundit të jetës së tij, Hugo banonte në bulevardin Victor Hugo dhe letrat që i drejtoheshin atij mbanin si adresë të marrësit frazën “Monsieur Hugo, në bulevardin e tij, Paris.” Ditëlindja e tij e 80-të, në 1881 u shpall festë kombëtare dhe ai e kaloi në ballkonin e tij duke përshëndetur një turmë prej 600.000 njerëzish që kalonin poshtë.

Mbrojtësi i të varfërve dhe të shtypurve s’qe kurrë i varfër dhe i shtypur
Gjatë negociatave për botimin e “Të Mjerët”, Hugo thjesht kërkoi nga botuesi i tij një tarifë më të lartë se çdo tjetër në historinë e botimit. 300.000 franga që ai mori si përfundim (mbi 3 milionë euro sot) është ende shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një vepër letrare.

Fshihte rrobat e tij që të mos tundohej të dilte jashtë kur shkruante
Sa herë që punonte për një roman të ri, Hugo e kalonte ditën i mbyllur në zyrën e tij, pasi i nxirrte të gjitha rrobat nga dollapët dhe ia dorëzonte personelit të shërbimit me urdhër që të mos i kthenin derisa të përfundonte një kapitull.
Në kujtimet e saj, gruaja e tij shkroi se kur ai po shkruante “Notre-Dame de Paris”, kishte blerë një shall të madh që mbulonte të gjithë trupin e tij dhe kishte mbyllur rrobat e tij që të mos tundohej të dilte jashtë: “Kur hynte në shkrimin e romanit, sikur të hynte në burg. Ishte shumë trishtues.”

Burimi nga Guardian.
Marrë nga muri i FB Andrit Spahiu, 4 tetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.