back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ikona e baletit shqiptar: Zoica Haxho! – nga Emil Asturian

Gazeta

Zoica Haxhi (28 mars 1933)
Zoica Haxhi (28 mars 1933)

Ikona e baletit shqiptar Zoica Haxho!

nga Emil Asturian

Më, 28 Mars, ka ditëlindjen e 90-të nëna jonë, Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho, jo për nga radha se kur u shfaq në horizontin e vendit që e lindi, por në atë që arriti të krijojë në emër të tij, baletit dhe koreografisë kombëtare shqiptare.
Qysh në fillimet e saj në Balshoi Theatër, (shkollën koreografike pranë tij) u cilësua si talent i veçantë me një kërcyeshmëri të lindur, e cila së bashku me partnerin e saj të skenës Agron Aliaj, fitoi çmimit e dytë në konkursin ndërkombëtar të baletit në Moskë në vitin 1956, me numrin koreografik “Flakët e Parisit”.
Më pas pjesë e pandarë dhe vitale e vënies në skenë të shumë veprave të baletit botëror apo kombëtar, ku me punën e palodhur dhe zhdërvjelltësinë e trupit të saj jo vetëm ndihu të krijoheshin e të viheshin në skenë, por me mjeshtërinë e vullnetin e paepur mbajti për 30 vjet thuajse gjithë repertorin e TOB-së dhe jo vetëm, duke debutuar thuajse në çdo skenë teatri që nga Shkodra deri në Vlorë, nga Konispoli në Tropojë, në çdo cep të Shqipërisë, për të mëdhenj e të vegjël, me një rekord shfaqesh ende të pa thyer deri më sot.

Balerina Zoica Haxho
Balerina Zoica Haxho

Kudo që debutoi në Europë apo në Kinë, ajo la mbresa të pashlyera dhe mori vlerësim maksimal për cilësinë e jashtëzakonëshme të kërcimit të saj. Statistikat janë në arkivin e TOB-së.
Me një galeri të pasur rolesh kryesore që nga baleti i parë “Kujdesi i Kotë”, tek baletet“Lola”, “Fadeta”, “Françeska da Rimini”; “Halili dhe Hajria”; “Delina”, “Petja dhe Ujku”, “Muza e Paganinit”, “Cuca e Maleve” dhe“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ku e ngriti Nicën nga një rol dytësor në atë kryesor, derisa e detyruan me forcë të dalë nga skena dhe Shkolla e Baletit, për të mos u kthyer më kurrë atje!!
Pa frikë, themeluesja e shkollës Koreografike, e cila me kontributin e saj të veçantë, duke trokitur në çdo derë të burokracisë pushtetare deri tek nivelet më të larta, duke punuar natë e ditë jo vetëm si pedagoge, por deri dhe në imtësitë më të vogla të projektit me vendosmërinë, pasionin dhe reputacionin e saj të pacënuar, mundi ta nxjerrë në jetë. Simbol për të gjitha!
Pa asnjë dyshim, Zoica Haxho solli një art krejtësisht të ri, baletin klasik, në një vend ku as mund të mendohej kurrë se mund të lulëzonte mbi rrënojat e një kulture sa obskurantiste, po aq sa dhe të lashtë, një Art modern me një fizionomi krejtësisht shqiptare si pjesë e pandarë e trupit të saj, një art, i cili do të kishte në qendrën e vet një grua plotësisht të kulturuar dhe të emancipuar e cila iu përkushtua tërësisht atij deri në vetëmohim.
Gëzuar ditëlindjen Hirushja jonë që edhe sot nuk ndalesh së bëri çdo mëngjes nën tingujt e pianos “ushtrimet” dhe këmbëngul të mbash gjallë ëndrrën tënde që askush s’e cënoi dot, por çdokush do të dëshironte ta admironte e ta kish të tijën dhe zemrën ta mbushë me atë pasion të pashtershëm siç e ke pasur dhe e ke ti, gjithë jetën tënde kokëlartë dhe në heshtje, pa kërkuar as atë që të takonte!!!
Shëndet dhe jetë të gjatë nëna jonë fisnike dhe e shtrenjtë!

EA 3/28/23 all the rights and copyrights are protected – nga Emil Asturian

Zoica Haxo te Baleti "Halili dhe Hjaria"
Zoica Haxho te Baleti “Halili dhe Hjaria”*

*Skenë nga baleti “Halili dhe Hajria”, një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.
Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.
Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.