Ibrahim Kodra: Një mit i kohës sonë… (1993)

Ibrahim Kodra (1918-2006)

Ibrahim Kodra (1918-2006)

Ibrahim Kodra

Një mit i kohës sonë… (1993)

Piktori Ibrahim Kodra, ka lindur në vitin 1918, në Tiranë.
Ndoqi shkollën e mesme, me mësues Odhise Paskalin, dhe në vitin 1938, fitoi nji bursë studimi dhe shkoi në Itali, në Milano ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. E arrin shpejt pjekurinë artistike dhe shkathtësinë vizatimore, dhe bëhet pjesë e jetës artistike. Merr pjesë në ekspozitat e të rinjëve, në të përhershmen e Milanos dhe i kushtohet studimit të neoklasicizmit të Gojës dhe Sezanit. Në 1944, hap studion e tij të parë në Milano. Megjithëse në provat e para drejtohet nga abstraksionizmi dhe kubizmi, dhe në kët periudhë lufte shfaqet indiferent ndaj lëvizjes së rezistencës. Krijimtaria e kësaj kohe frymëzohet nga Njeriu, ndërkohë që mjetet e tij shprehëse dhe origjinale ngjallin interes të madh ndër kritikët e artit.

Kuadër i Kodrës

Kuadër i Kodrës

Në vitin 1945, bëhet anëtar i grupit “Përtej Guernikës”, dhe në vitin 1946 në grupin “Liria”. Njihet me Paul Elyar, poetin e madh të Francës, i cili do të shkruajë për Kodrën se është: “…primitivi i nji qytetërimi të ri…!” Në vitin 1948, takohet me Pikasson, dhe vjen në Romë në Kongresin e Paqes. Krijimtaria e tij vazhdon e dendur, dhe ekspozitat pasojnë njëra tjetrën. Në vitin 1949, hap ekspozitë vetjake në Venezia, ekspozitë me afreske për triennalen e Milanos. Në vitin 1953, merr pjesë në ekspozitën ndërkombtare të Universitetit të Parisit. Ekspozon së bashku me Pikasson, Ruo, Dyfi, Shaggall, Matisse, Modiglian, në ekspozitën ndërkombëtare në Shiavari.

Ibrahim Kodra

Kuadër i Ibrahim Kodrës

Kështu vazhdon nëpër botë aktiviteti i artistit të madh Ibrahim Kodra, veprën e të cilit e njohin kombe të tjera, por nuk e njeh ende vendi që e lindi, të cilin ai nuk e harron kurrë. Nga artisti që rradhitet ndër më të mëdhenjtë e Europës, mund të mësonin shumë edhe piktorët shqiptarë, sepse ai ditë të gërshetojë atë që njohu nga kultura europiane dhe botërore, me kulturën që mbarte natyra e tij prej shqiptari. Ai, çoi përpara atë që çoi Pikasso në pikturë frymën misterioze dramatike, njerëzore, vezulluese, ballkanase, duke e gërshetuar me mësimet kubiste. Kjo shtrirje e kulturës lindore me perëndimoren formuan stilin dhe e bënë Ibrahim Kodrën Artist të madh! Deri më sot artistët në Shqipëri e njohin Kodrën vetëm nëpërmjet botimeve, mbasi Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë nuk ka asnjë vepër të tij.
Po a është e largët dita në të cilën do të kemi kënaqësinë të shohim në origjinal dora e mjeshtrit Kodra!?
Përgatiti: Luan  Leka (Arbëria 10, 1993)

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Revista Arbëria  Etiketat: , , , ,
Një përgjigje
  1. lenci Tha:

    A thu xhelozia ka sjellë mosnjohjen e tij në Shqipni…?!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook