back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Historiku i “Dekonstruksionit të veprës së Fishtës”, dhe “Apoforia – rishfaqja e shpirtit të Fishtës”

Gazeta

At Gjergj Fishta në rininë e tij
At Gjergj Fishta në rininë e tij

Historiku i “Dekonstruksionit të veprës së Fishtës”,

dhe “Apoforia – rishfaqja e shpirtit të Fishtës…”

në 150 vjetorin e lindjes në vendet e kujtesës

Pjesë nga kumtesa për 150 vjetorin e lindjes së Fishtës
e Leka Ndojes mbajtur në MHK, organizuar nga QKLL.
Kjo kumtesë u përqëndrua në dy koncepte bazë –
Historiku i “Dekonstruksionit të veprës së Fishtës”,
dhe “Apoforia – rishfaqja e shpirtit të Fishtës”
në 150 vjetorin e lindjes në vendet e kujtesës…
.
Leka Ndoja - duke referuar në Konferencën e 150 vjetorit të Lindjes së Fishtës
Leka Ndoja – duke referuar në Konferencën
e 150 vjetorit të Lindjes së Fishtës
U zhvillue dhe nji diskurs me Primo Shlkakun mbi fenomenin “Damnatia memoria”. Në mbyllje kumtesa interpretoi funksionin e Fishtës në të tashmen si amshim.
Duke bërë një retrospeksion të dekonstruktimit të veprës së Fishtës nga viti 1946-’47, kumtesa u ndal te fenomeni i Hemaplegjisë së Kujtesës dhe funksioni i saj si akt final i tëhuajzimit të një vepre letrare dhe të jetës së autorit-qendër të sistemit letrar shqiptar të gjysmës së parë të shekullit të XX. Faza e parë e ballafaqimit me regjimin e ri për Fishtën përkoi pozitivisht me vënien në skenë të dramës “Juda Makabe”.
Vënia në skenë e veprës së Fishtës u bë nën kujdesin e dramaturgut Mark Ndoja, drejtor i Liceut At Gjergj Fishta dhe At Gjon Shllakut, anëtar i bordit të kulturës së Qarkut drejtuar nga Mark Ndoja të cilët ia besuan regjinë Zef Zorbës. I cili e përmend ndihmën e drejtorit në shkrimin e tij botuar në “Hylli i Dritës” në 1993 për vënien në skenë dhe rekuizitën.
.
Gjergj Fishta ne studion e tij - me ngjyra Ndoc Simoni
Gjergj Fishta ne studion e tij – me ngjyra Ndoc Simoni
Primo Shllaku, pohon se deri në vitin 1946, Gjergj Fishta ishte pjesë e kurrikulave të mësimit të letërsisë. Sulmi i parë ndaj Fishtës u bë më 1945 nga Ministri i Arsimit, Sejfulla Malëshova në broshurën “Roli i arsimit në Shqipërine e re” ku kritikohej “idealizimi” i Fishtës në orën e letërsisë duke përmendur qëndrimin “shovinist” ndaj popujve sllavë. Mbas heqjes nga kurrikulat më 1949, mbas Konferencës së III të Lidhjes së Shkrimtarëve, ku u shtrua çeshtja e Fishtës, pas rënies së ndikimit të politikës së Jugosllavisë, rikthimi i Fishtës në programet e Institutit të Lartë Pedagogjik u nënshkrua nga Mark Ndoja për Institutin e Pedagogjik 4 vjeëar. Programi përmbante për Fishtën 8 orë mësimdhënie. Ideja e tij ishte, siç dëshmohet në dosjen hetimore të Markut më 1955, që Fishta të trajtohej në programet e letërsisë dhe në Historinë e Letërsisë, sikundër poeti rumun Mihai Eminesku, duke iu retushuar biobibliografia dhe duke u dhënë vepra ne terësi.
Pjesë e kumtesës u bë edhe riinterpretimi sipas teorisë së “damnatia memoria-s” ndjekur nga regjimi komunist, rasti i Kadaresë i stigmatizuar në kumtesën e Primo Shllakut.
U dha shembulli i përkundërt i kodeve fishtiane të pranishëm në veprën “Krushqit kanë ngrirë” ku në mënyrë eksplicite kodi fishtian “nën nji qiell s’pajtohen shqiptar e shkja…” solli polemika në Prishtinën e vitit 1981-’82, pas lëvizjes për pavarësi.
Kumtesa u mbyll me procesionin athiniot të Apoforisë, kur shpirtërat e të vdekurve riktheheshin në vendet e kujtesës si Gjergj Fishta në Fishtë, Troshan, Kisha në Gjuhadol, në Arrën e Madhe deri në Pleniume dhe Gjykata, pashmang universit të fjalës omnipotent, omniprezent. ubikuiteti si kudogjendjes së tij primordiale shfaqet dhe në kodet kulturore me dominante të mendimit shqiptar.
.

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.