Histori dashnie n’kohë e n’distancë… – Khalil Gibran në letërkëmbim me Mi Zijade

Khalil Gibran (1883-1931)
Khalil Gibran (1883-1931)

Histori dashnie n’kohë e n’distancë…

Khalil Gibran në letërkëmbim me Mi Zijade

Poetja dhe shkrimtarja egjiptiane shumë e njohur Mi Zijade ra n’dashni marrëzisht me poetin e shkrimtarin libanez, Khalil Gibran.
Prej njizet vitesh shkëmbyen letra mes njeni-tjetrit pa mujt me u taku kurrë.
Prej njizet vitesh ai prej Nju Jorku edhe ajo prej Kajros i thurnin poezi njeni-tjetrit pa kursim.
Nji prej herave, Gibran i kërkoi Zijades së tij nji fotografi, ndërsa ajo i ktheu nji letër pasionante ndër tjera i kërkoi: “M’përshkruj, njashtu siç m’imagjinon!”
Në postimin e radhës tij, Gibran e përshkroi: “Flokët t’i imagjinoj me kaçurrela, të shkurta aq sa t’i mbështillen ftyrës si kunorë…”
Mi Zijade, mbasi i preu flokët e saj të gjatë, shkoi në nji studio fotografie me fiksu portretin siç ia kishte kërku Gibran.
Mbasi mori në dorë foton e printueme në ditën e caktueme, po at ditë ajo ia postoi t’dashunit të saj.
Gibran, në letrën pasuese i shkroi:
“E pe sa i sinqertë isha n’imagjinatën time?!”
Ajo iu përgjigj: “Dashnia asht e sinqertë!”

Shkrimtarja egjiptiane Mi Zijade

Shkrimtarja egjiptiane Mi Zijade

Shqipëroi – Elmaz Fida
Përshtat në Gegnisht – Denata Rroji

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook