back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Hemiplegjia e kujtesës – nga Leka Ndoja

Gazeta

Hemiplegjia e njeriut
Hemiplegjia e njeriut
Hemiplegjia e kujtesës
nga Leka Ndoja

Kategoritë që shkaktuen paralizimin e kujtesës në 45 vite ishin:
1.Ideologjia
2.Censura
3.Ndalimi i publikimeve nga klasat e nënshtrueme tradicionale dhe
4.Kufizimi i shprehjes së disidencës. Përkufizimi disidencë asht i ndryshëm nga opozita, por mori funksionin e saj me dobësimin e klerit katolik.
Disidenca e krijueme rishtas brenda pushtetit shfaqej kur goditej. Ndërsa fushata kundër klerit katolik vijoi pandamas për çdo vit 1945 -1990. Krahasimisht kleri katolik shpalli kundërshtinë politike duke marrë funksionin e opozitës legale në vitet 1945-1967 dhe ilegale për pjesën e mbetun deri në vitin 1990.
Kategori tjetër e mungesës së veprave të memories ishte dhe ende mbetet autocensura.
Letërsia e kujtesës përpos kohës së komunizmit – po vijon të shkruhet si histori personale, por me stilin sentimental ku ushtrohen autorët e medias sociale të diasporës.
Mbase diaspora – teknikisht nuk emërtohet kështu për ata që kthehen në atdhe – duhet të shkruejë për kontekstin e ri në perëndim, mbase dhe letërsi.
Cilësia dhe tematika e letërsisë së kujtesës duke nisë nga At Jak Gardini si prijs i kësaj gjinie do të jetë vendimtare për perceptimin e kohës së diktaturës.
Në teoritë e reja për hartimin e historisë, arkivat shtetnore, ndryjnë të vërtetat e diktaturës, por jo për t’u krijue gjurma e historisë.
Për të arrite gjurmën e së vërtetës siç porosit Paul Riceour do na duhet kritika e dokumenteve dhe e vlerave të autoreve të kujtesës.
Autorët e kujtesës tashma përpos qenies të dënuem duhet të përballen me kritikën letrare dhe historike.

Marrë nga Muri i FB, Vrethee Lnika, 3 prill 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.