back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër – zbulim sensacional në Kroaci

Gazeta

Helmetë ilire e gjetur në Dalmaci
Helmetë ilire e gjetur në Dalmaci

Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër
Zbulim sensacional në Kroaci

I njëjti ekip që gjeti helmetën ilire në vitin 2020, në po të njëjtin vend në Zakotorc të Peleshacit, në Dalmaci të Kroacisë, ka gjetur helmetën e radhës, e cila sipas analizave të para është më e vjetër sesa ajo që u gjet më herët. Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash daton prej shekullit V – VI, që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, ka thënë arkeologia Marta Kalebota

Helmeta ilire e gjetur në Dalmaci
Helmeta ilire e gjetur në Dalmaci

(Slobodna Dalmacija) Katër vjet pas zbulimit fascinues të helmetës ilire mbi 2000 vjeçare në Zakotorc të Peleshacit, në zemër të Dalmacisë në Kroaci, arkeologët kanë gjetur edhe një tjetër të këtij lloji, kwsaj here edhe më të vjetër. Lajmin për zbulimin sensacional mëngjesin e së mërkurës e ka dhënë Marta Kalebota, arkeologe e Muzeut të Qytetit të Korçulës dhe pjesëtare e ekipit të arkeologëve që gërmojnë në Zakotorc. I njëjti ekip qw gjeti helmetën ilire në vitin 2020. Ani pse paraprakisht dihet që helmeta e zbuluar tash është edhe më e vjetër, detajet do të konfirmohen pas analizës së thukët.
“Hrvoje e ngriti gurin dhe nisi të thërrasë se ka gjetur edhe një helmetë! Është pak të thuhet se është ndjenjë fenomenale. Jam fort e emocionuar, gjetje e mahnitshme dhe atë për të dytën herë. Kjo helmetë është gjetur nja dhjetë metra vijë ajrore prej lokacionit ku u gjet ajo e para. Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash, daton prej shekullit V – VI, që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, citohet të ketë thënë arkeologia Kalebota. Pos saj, ekipi përbëhet nga dr. sc. prof. Hrvoje Potrebiç nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, i cili e gjeti helmetën, si dhe nga Domagoj Përkiq nga Muzetë e Dubrovnikut, që udhëheq ekipin dhe financon gërmimet.
Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një aneks gjysmërrethor, rrethuar me gurë në një grumbull të madh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.
Arkeologët ende hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një përkrenare që ishte dhuratë përkushtimi për një luftëtar të rënë apo nëse ishte e vlefshme për të gjithë turmën, pra nëse ishte në shërbim të varrimeve të tjera. Është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë. 

Helmeta ilire e gjetur në Dalmaci
Helmeta ilire e gjetur në Dalmaci

Detajet për të do të publikohen së shpejti. Arsye e dëshmuar se përse helmeta kaq të vlefshme gjenden në Zakotorc, është sigurisht Kanali i Peleshacit. Për mijëra vjet, kanali detar 12 kilometra i gjatë që ndan ishullin e Korçulës dhe gadishullin e Peleshacit, ishte dhe mbetet rruga më e sigurt dhe më e shkurtër tregtare dhe e udhëtarëve për në Dubrovnik. Kanali i Peleshacit është edhe arsye e shumë lokaliteteve të tjera arkeologjike në ishull e gadishull dhe njerëzit që jetonin aty ishin rëndom të pasur, sa për shkak të piraterisë aq edhe të tregtisë, e që dëshmohet nga artefaktet e gjetura, shumica objekte të shtrenjta. Arkeologët kanë arritur në përfundimin se përkrenarja e parë më shume gjasa u përkiste plerejëve (ose pyrejëve) ilirë, e për të dytën do të dihet më shumë pas analizës.
Marrë nga “Slobodna Dalmacija”. 12 prill 2024; Përktheu: Koha

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.