10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Gjelosh Gjokaj, liriku plot fantazi Bisedoi: Smajl Smaka

on

|

views

and

comments

Gjelosh Gjokaj (1933)
Gjelosh Gjokaj (1933)

Gjelosh Gjokaj, liriku plot fantazi

Bisedoi me piktorin: Smajl Smaka

Gjelosh Gjokaj,
është ndër krijuesit më të veçantë dhe të afirmuar,
krahas Ibrahim Kodrës.
Gjeloshi ka një dashuri të pakufishme për artin,
por ne veçanti për pikturën dhe grafikën.
Ngjyrat e tij nuk do të shlyhet kurrë,
sepse i ka të theksuara e të magjishme.

Maestro Gjelosh Gjokaj,
ka më shumë se pesëdhjetë vjet që është prezent në artet pamore
në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
I lindur në Milesh të Malit të Zi, me 25 gusht 1933,
ai sakaq i hapi horizontet e afirmimit, fillimisht në Prishtinë,
ku themeloi degën e grafikës,
pastaj qëndroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Itali,
kurse aktualisht jeton në Augusburg të Gjermanisë.

Gjelosh Gjoka - Kompozim
Gjelosh Gjokaj – Kompozim

Cili është relacioni i krijuesit me vendlindjen – cili është raporti Juaj me Mileshin, me Malësinë. Sa kanë ndikuar në veprën, profilin e konceptin Tuaj artistik ambienti i këtushëm, e kaluara, elementet arkaike, gjeografia, nënqielli, ngjyrat e vendlindjes njerëzit?
 Në fillim të fëmijërisë kur kam menduar se arti ka një domethënie, nuk i kam dhënë shumë rëndësi fantazisë fëmijërore. Porse, kur kam nisë me u pjekë, të merrem me art, sigurisht jam frymëzuar nga ngjarjet e fëmijërisë si element kryesor për artin tim figurativ. Psh. Ambientet e katundit që i kam përjetuar si fëmijë, kanë qenë elementet kryesore, ngjyra e çagjës, misrit të pjekur, mishit të thatë; ngjyra e hirit që e kam përjetuar në sofër të shtëpisë të fshatit.

Gjelosh Gjokaj Veper
Gjelosh Gjokaj Veper

Keni ndërtuar shtëpinë Milesh. A mendoni të ktheheni këtu, për të lënë gjurmët e ekzistencës suaj?
 Unë, çdo ditë e më tepër jam duke bërë përpjekje për t’u kthyer në vendlindje dhe tash e kam sjellë punëtorinë e grafikës, që e kam pasur në Romë dhe Gjermani. Besoj, që së shpejti do të hap edhe një shkollë të grafikës në ato troje tona, sepse edhe Malësia ka një progres, njerëzit kanë filluar të konsumojnë artin figuartiv.
Si u reflektua tek Ju shkuarja në Romë, vlerësimi se “laboratori më i mirë grafikës është Gjokaj”. Në vitin 1977, fituat shpërblimin më të lartë – si piktori më i mirë i vitit në Itali. Kritikët e artit në Itali e kishin vlerësuar krijimtarinë tuaj si një surrealizëm të ri. Si u reflektua ky çmim në karrierën e pozitën Tuaj materiale? 
Në Prishtinë, aty ku kam jetuar, pata krijuar një atmosferë artistike shumë të mirë me kolegët e mi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Tahir Emra e të tjerë. Ne, krijuam një ambient të bukur arti figurativ, pastaj edhe me fillimin e akademisë dhe shkollave të artit. Porse një ndodhi private, familjare, ma prishi pak atë atmosferë, dhe një ditë prej ditësh, mora valixhen dhe u nisa për në Romë. Kam dashur dikur që të shkoja në Amerikë, por atë e gjeta në Romë. Për një kohë të shkurtë, punimet dhe grafikat e mia e patën sukses. Dalëngadalë, ia fillova punës në një dhomë të vogël, me do punime të vogla që, disa kritikë të artit, i kanë konsideruar si një vlerë. Për dy-tre vjet, u bëra një emër në Romë me ekspozita dhe shoqëri të piktorëve më famë në Itali.
Jetoni larg vendit tuaj, si i mbani lidhjet me të?
 Frymëzimin nga vendi i vet, artisti e mban gjithnjë në krah dhe përpiqet t’ia tregojë botës. Kritikët e artit e kanë gjetur gjithnjë atë thelbin fillestar prej trojeve tona në punët e mia. Frymëzimet janë nga më të ndryshmet, që nga brumi i bukës së pjekur struktura ngjyrat ambientet e katundit, oxhaqet prej nga bie hiri… Janë elemente që më kanë tërhequr dhe gjenden në pikturën time.
A mund të rikujtoni ndonjë nga takimet me piktorët e mëdhenj Pikason, Dalin, Kodrën?
 Me Ibrahim Kodrën kam pasur takime qysh në fillim, në Romë dhe gjithnjë kam pasur më të raporte të mira miqësore dhe artistike. Kam pasur shumë miqësi me piktorin Renato Gottuso, Franco Gentilini, dhe një grup piktorësh shumë me rëndësi për Romën. Pastaj, më 1972, Pikasso kishte një ekspozitë shumë të rëndësishme në Romë dhe Gottuso, i cili ishte mik i tij, më ftoi në darkë të përbashkët me Pikasson. Aty e dëgjoja atë tek shpaloste përvojat e tij. Në një moment vjen një njeri me një pëlhurë dhe i thotë: mjeshtër a po ma firmoni këtë pëlhurë? Pikasso e kundërshtoi duke i thënë se nuk e di se çfarë do të bënte pastaj më atë pëlhurë, por mori një laps, ia bëri një portret shumë të bukur, ia firmos dhe pasi ai e pagoi, Pikasso, na thotë: ‘tashti jeni mysafir të mi’.
A mund të tërhiqni një paralele mes grafikes e pikturës?
 Për mua, grafika ka qenë një teknikë që më ka ndihmuar shumë në pikturë. Grafika lidhet me vizatim, vizatimi me grafikë, grafika lidhet me pikturë. Është një proces, shumë, shumë i dobishëm për veprimtarinë time.

Gjelosh Gjokaj - Zogjte
Gjelosh Gjokaj – Zogjte

Dikur dominonte në pikturë koloriti. Tani sikur është reduktuar. Pse?
 Unë dikur kam qenë adhurues i koloritit, porse unë e kam parë pikturën time të reduktuar nga ky element, sepse koloriti i tepruar e bën pikturës shumë dëme. Piktura me tre-katër ngjyra, si grafika duket estetikisht shumë më e mirë.
Pse në opusin tuaj dominon ngjyra blu? 
Në pikturën time dominojnë ngjyra blu dhe e hirit. Ngjyra e hirit ka lindur prej ambienteve fshatare: hirit, tymi dhe çagja. Ndërsa, ngjyra blu, është ngjyra e lumit që e kam përjetuar në vendlindjen time.
Cili është opinioni Juaj për artet pamore përgjithësisht në Kosovë dhe sa e si komunikojnë me vlerat evropiane?
 Gjithmonë e kam thënë se arti pamor i sotëm i Kosovës, është shumë i zhvilluar, ka talente të mëdhenj, porse ne nuk kemi pasur mundësi t’ia imponojmë Europës vlerat tona si duhet dhe gjithnjë kanë mbetur pak lokalistë.

Gjelosh Gjoka - Nudo
Gjelosh Gjokaj – Nudo

Si janë reflektuar ngjarjet dramatike në fatin e shqiptarëve këto dy-tri dekadat e fundit në profilin dhe veprën tuaj tuaj? 
Unë kam qenë pak larg ngjarjeve, porse dhimbjen e ngjarjeve në Kosovë e kam ndjerë në zemër. Do të vijë një kohë që veprimtarinë time do t’ia kushtoj atyre ngjarjeve, por ende nuk e ndjej aq të fuqishme për të mundur të krijoj.
Çfarë u shtyri që nga pozita e piktorit të figuracionit, të formave të kaloni në abstraksion, në artin më të estetizuar? 
Abstraksioni është shumë më i vështirë se figura, është shumë vështirë të bësh një harmoni ngjyrash. Në figurë ti e sheh modelin drejtpërsëdrejti, ndërsa abstraksioni vetëm me imagjinatë dhe shpirt e ndjen ngjyrën, kompozicionin dhe efektet tjera.
Si arrini të mbeteni autentik, i mëvetësishëm, që nuk i ngjanë askujt, por vetëm vetes?
 Mund të lidhet kjo edhe me folklorin që e kemi, sepse folklori ynë nuk ka qenë vetëm i Kosovës, Malësisë, por i krejt Ballkanit, është shumë origjinal. Ato elemente, shumë herë i përdori në pikturën time.

Gjelosh Gjokaj - Shejza
Gjelosh Gjokaj – Shejza

Cili është raporti Juaj me Kosovën dhe me Shqipërinë, një kohë të gjatë si atdhe i munguar?
 T’ua them të drejtën, gjatë gjithë veprimtarisë time në Itali, Gjermani, kam pasur dëshirë të di se si reflektohet kjo në trojet tona. Mua më duket se kohët e fundit e kanë arsyetuar, e kanë pranuar artin tim figurativ…
(marre nga telegraf.com 01.05.2013)

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.