Gazetari shqiptar… – tregim nga Mihal Grameno

0
11
Mihal Grameno (1871-1931)
Mihal Grameno (1871-1931)
Mihal Grameno (1871-1931)
Mihal Grameno (1871-1931)

Gazetari shqiptar…

tregim nga Mihal Grameno

Ja dhe dy net mbetni, tha Zotoja, që na ndajnë nga moti i ri, kur kthehej në dhomë të tij, edhe buzët i nënqeshën në këtë mejtim. Kishte arsye ta priste me kaq gas meqenëqë gjithë bota: të pasur, të vobektë, të mëdhenj, të vegjël e gjithë fatzinjtë e presin me gojë hapët këtë ditë të shënuar, me shpresë të bukur të një kanisku, një darove, një lodre, ose një ndryshimi të rrojtjes, kështu pra, Zotoja tonë shpresonte nga moti i ri ndonjë ndryshim. Si hyri brenda ndezi kandilen, nxori nga xhepet një paketë të vogël mbështjellë me një gazetë dhe e vuri mbi tryezë, pastaj ndenji afër mbi fron edhe ai vetë. Në pakte nuk kishte gjësendi tjetër përveç pesë para bukë edhe pesë para ullinj. Kjo ishte gjithë darka e Zotos! Ishte i stërvitur në këtë rrojtje, andaj pa psherëtim, si hëngri bukën, shojti kandilen edhe ra të flerë që të ngrohej në shtrat meqenëse soba ishte më e ftohtë nga akulli. Sa për mobiljet e dhomës ishte lehtë për të vrejtur: Një shtrat me një jorgan të vjetër, një tryezë, një fron, një kandile, një qelqe me ujë, në fund të dhomës ishte përdhe një tok me gazeta. Kjo ishte gjendja e Zotos, të shkëlqyerit gazetar shqiptar!…
Me gjithë këto asnjë dëshpërim nuk rrëfente fytyrë e tij, po i kënaqur e me durim të patundur, shpresonte të mbushte qëllimin e shenjtëruar, duke mbrojtur të drejtat e kombit të tij përpara botës së qytetëruar. Zotoja ishte djalë i ri, i mësuar në dituri në Evropë dhe si mbaroi mësimet e larta u hodh në luftë kombëtare duke botuar një gazetë shqip për të mbrojtur të drejtat e mëmëdheut për të cilin i qante zemra natë e ditë. Pas një moti plot therori trupore e materiale, xhepet i zbrazi prej kohe e tani priste motin e ri duke shpresuar në mëmëdhetarët që do të kujtoheshin dhe do të mbushnin detyrën e tyre duke dërguar të paktën, në mos ndonjë ndihmë, pajtimin e gazetës.
Busti i Miha Gramenos
Busti i Mihal Gramenos
Nga ky shkak ishte më i çelur këtë natë Zotoja ynë në kujtim të motit të ri. Ra të flerë po gjumi nuk i afrohej, gjithë natën u dërmua në shtrat duke shkruar ndër mend njëmijë ëndërra fluturake e njëqind hesape. Nga 500 pajtimtarë, thoshte, do të vinë të paktën 2000 franga. Kështu pra, do të paguaj gjithë detyrimet: Në shtypshkronjë do të paguaj për gjashtë muaj të shtypurit e gazetës se nuk duan të ma shtypin më, qiranë e dhomës e të shpëtojë nga gojë e zonjës që më tremb me të përzënë, restorantet që më kanë tharë prej kohësh gushmaqnë, dhe në kafenetë që s’ma varin fare kapistallë, pastaj do të blej dru për zjarr, një pal rroba e një pallto për të ndërruar pardesynë verake me një okë lyrë mbi të, këpucë, këmishë, pastaj të rroj edhe unë si njeri duke lagur lugën me ndonjë gjellë e të vete në kafenetë e mëdha si gazetar i një kombi edhe pastaj… pastaj… këtu qëndroi nga hesapet dhe, duke përdredhur mustaqet, buzët i nënqeshën. Deh! Ishte njeri, edhe i ri, andaj dhe Zotos i fluturoi mendja te syzeza Rozinë! Do ta bind, – tha, – me një palë vëthë të artë dhe do të më përgjigjet në dashuri. Këto mendonte gazetari ynë, e mundet të mos mbaronte nga këto mendime po të mos hapej dita e të zbriste poshtë për të marrë letërshkëmbimet që solli postieri. Midis shumë letrave i jep dhe një të madhe të papaguar, duke i thënë: një frang është taksa e kësaj letre. Fort mirë, thotë Zotoja, duke u kuqur, por s’kam të prishura, t’i jap nesër. Çka të bëjë, – përgjigjet postieri, i cili shpresonte të nesërmen ndonjë darovë të motit të ri. Si hyri brenda, ndezi një cigare dhe zuri të hapte letrat në të cilat kishte varur gjithë shpresat.
Ç’pandehni se gjeti brenda? Dorëshkrime me mërira të veçantë, vjersha dashurie edhe urime për motin e ri duke e ngritur Zoton gjer në majë të lumturisë! Po ca nga këto ishin edhe më të çuditshme. Njeri shkruante që të madhonte formën e gazetës edhe ta botojë më dendur, një tjetër e qortonte për programin, një tjetër për shkronjat, kurse një tjetër i shkruante: je një tradhëtor i shitur te të huajt duke marrë nga njëmijë franga në muaj. Vetëm njëri i dërgonte tri franga të pajtimit duke dhënë shpresë se kusurin do t’ia jepte motin tjetër. Ha! Ha! Ia dha të qeshurit Zotoja dhe si ndezi një cigare doli në qytet. I pari kujdes ishte të blente me të tria frangat një jakë e një kravatë, një çapare për kapellën, një bukë e një kokë lakre arme për të ftohur stomakun…
.

Related Images:

Artikulli paraprakPalok Kurti në historinë e Gjakovës – nga Behar Arllati
Artikulli tjetërBaltazar Benussi (1897-1982), nga hartuesi i legjislacionit modern përfundoi si shitës cigaresh nga burgu i Burrelit – në internim në Kuç të Kurveleshit…
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.