back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 3 Nëntor, 2024

Fundmarsi i mbrapshtë i ‘97 – nga Kostandin Koliqi

Gazeta

Kostandin Koliqi
Kostandin Koliqi

Fundmarsi i mbrapshtë i ‘97

nga Kostandin Koliqi

Në vitin e mbrapshtë ‘97, vit i rrebelimit komunist për përmbysjen e shtetit të parë demokratik, kanë ndodhur shumë ngjarje të rënda por, mendoi se ngjarja më e rëndë është ajo e datës 28 Mars të atij viti, ku fundi i detit, mori jo pak por 119 jetë njerëzish të pafajshëm, të moshave të ndryshme që po kërkonin vetëm të jetonin larg kaosit, larg plumbave të kriminelëve ordinerë dhe atyre politikë…
Po e sjell nga e kaluara jo shumë e largët atë ngjarje, në kujtim të atyre jetëve të humbura por edhe për të mos u harruar, që të mos përsëriten…!!
Le ta lexojnë edhe një herë të vërtetën pa zbukurime letrare, por si një dëshmi…!
Më datë 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnjë anije. E vetmja anije që kishte mbetur, e që mund të lundronte ishte Kater i Radës, në Sarandë, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.

Kateri i Rades - Ndryshkja e Vdekjes
Kateri i Rades – Ndryshkja e Vdekjes

Më datë 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Saranda, e organizuar nga Zani Caushi dhe menjëherë, vihet nën sundimin e “Sulltanit të Vlorës” siç kishte qejf të quhej Zan Caushi! Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 milion liretash për person. Turma njerëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vendin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon ministri i financave të Qeverisë së kohës, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e datës 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se Zani ishte vetëm arkëtari… Kështu u rrit besimi tek njerëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes Kater i Radës, dihet, por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve, të kërkojnë, jo 84 veta, por 119 njerëz të mbytur. Dua t’ju kujtoi se në ato turma njerëzore që hypën në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza që bënin punën e prostitutës, të kthyera nga Italia, para Krishtlindjeve, në Dhjetorin e vitit 1996, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose mund t’i kenë detyruar të niseshin, sepse ishin burim i mirë të ardhurash financiare edhe për familjarët… dhe nuk u ngeli gjë tjetër, veç të ktheheshin prap tek semaforët, për të nxjerr bukën për vehte, për familjarët dhe tutorët e tyre por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vendit… këtu kujtoi që nga fundi i Prillit apo fillimi i Majit, më bie të dëgjoj një bisedë të incizuar, midis Zanit dhe ministrit, të cilit i kishte vajtur në zyrë me një mikun e vet dhe i thoshte: “Eejjjj, luaje bithën vendit kur të vij uuuu, apo harrove lyretat që i shtyje me gju, në këllëf të jastekut… Merre këtë mikun tim në ministrinë tëne se e kam të besuarin tim!”… dhe ajo e qeshura karakteristike e një servili dhe frikacaku e ministrit…
Marrë nga muri i FB nga Kostandin Koliqi, 26 mars 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.