11.5 C
Tirana
E diel, 3 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Finlanda nga Parid Turdiu

on

|

views

and

comments

Helsinki - Finlanda
Helsinki – Finlanda 

Finlanda

nga Parid Turdiu

I ngjan disi Shqipërisë, për nga historia.
Ka qenë e banuar nga fise të humbura pagane, diverse, disa me origjinë të lashtë europiane, disa me origjinë uralike. Kur u pushtua nga “kryqzata” suedeze me 1150, banorët e saj u konvertuan me forcë në fenë kristiane.
Suedezët e quajtën Fundi i Botës, Finland. Dhe nën sundimin e tyre qëndroi për më shumë se 650 vjet.
Gradualisht u formua një si punë kombi rreth gjuhës uralike Suomi, e ngjashme me gjuhët hungareze dhe estoniane, por diversiteti tribal vazhdonte të ishte më i theksuar.
Me 1809, Suedia humbi një luftë dhe Finlanda i kaloi Rusisë.
Car Aleksandri II, konstituoi granddukatin autonom të Findlandës, nën Perandorinë Ruse, me të drejtën për të mësuar gjuhën finlandeze dhe shtypur markun finlandez.
Me 1917, ndodhi Revolucioni i Tetorit dhe perandoria ruse u shpartallua. Finlanda shpalli pavarsinë. Filloi ajo që finët e quajnë “lufta vëllavrasëse” ndërmjet të bardhëve dhe të kuqve. Në Finlandë fituan të bardhët dhe vendi qëndroi indipendent.
.
Finlanda e Liqeneve
Finlanda e Liqeneve
Më 1939, Stalini sulmoi Finlandën në të ashtuquajturën “lufta e dimrit”, ku kërkonte ta rikthente në gjirin e Bashkimit Sovjetik. Për çudi ushtria finlandeze rezistoi me sukses, me ndihmën e “vullnetarëve” gjermanë. Lufta u mbyll me një paqe për të cilën Finlanda u detyrua t’i lëshonte Stalinit Karelinë Jugore, pranë Petërsburgut.
Territori i gadishullit skandinav në lindje të kufirit të sotëm finlandez quhet Karelia dhe i përkiste Finlandës. Pas Luftës së Dimrit, karelianët, etnikisht të ngjashëm me finët, u detyran të braktisnin trojet e veta dhe të shpërguleshin në Finlandë. Karelia ngeli bosh dhe u popullua nga rusët. Karelia, rreth liqenit Ladoga, në ndryshim nga Finlanda, qenka tokë pjellore. Karelianët akoma e ruajnë nostalgjinë – na tha guida. Thonë “edhe zogjtë këndojnë më bukur në Kareli!”.
Guida tha se skandinavë janë suedezët, danezët dhe norvegjezët. “Ne nuk jemi skandinavë – tha – jemi uralikë. Suedezët na quajnë patate finlandeze, se jemi bullafiqë.
Të gjatë, të hollë bjondë dhe me sy blu janë skandinavët. Në pjesën lindore të vendit tonë janë me flokë dhe sy kafe.” (Që unë nuk i pashë. Këtu në Helsinki të gjithë janë ekstra bjondë!)
Rrugët janë të shënuara në gjuhët finlandeze dhe suedeze. Akoma flitet suedishtja gjerësisht. Janë shumë bjonde dhe ftyrat i kanë babyface, gocat të bukra, vëllezërit e tyre ok, por jo sexy. Adultët janë mbipeshë.
.
Finlanda - Liqene dhe Pyje
Finlanda – Liqene dhe Pyje
Vendi është i rrafshët, ka shkëmbinj por jo male e kodra. Ka shumë pyje dhe liqene.
Si shpjegohet inteligjenca e finlandezëve? “Shkollat shumë të mira dhe dimri i gjatë – tha guida, – gjatë të cilit kohëkalim është leximi. Njerëzit më të mirë bëhen mësues. Edhe mësuesit e kopshit janë me grada pasuniversitare.
Figura e mësuesit gëzon status social të lartë!”
Helsinki është sa Tirana, me rrugë të gjera, parqe dhe pallate 5-6 katshe, pothuajse si urbanistikë socialiste. Eshtë krejt në rregull si qytet, por jo eksitant, tepër i qetë. Qendra historike përbehet nga ndërtesa neoklasike stil rus i shek. 19, aq sa filmat me Rusi xhirohen këtu. Pjesa më e re ka ndërtesa racionaliste dhe moderne. Deri tani asnjë kullë, por po mendojnë ta rrisin intensitetin e qendrës duke ndërtuar kulla. Apartamentet më të shtrenjta janë mbi 20 mijë dollare për m2, pra 7-10 herë më shtrenjtë se në Tiranë(!)
Cfarë kanë këta më shumë se ne? Asgjë! 100 vjet shtet, me fqinjë të rrezikshëm, rusët. Vetëm se janë njerëz të drejtë, që ndjekin rregullat dhe e kanë kthyer vendin e vet të mërzitshëm në një nga më të admiruarit në botë.

 

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.