back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 4 Tetor, 2024

Filip Çakuli – Ky hyzmeqar i Diktaturës permes dokumentesh – nga Gjergj Thanasi

Gazeta

Fatbardh Kupi (1927-2016)
Fatbardh Kupi (1927-2016)

Filip Çakuli – Ky hyzmeqar i Diktaturës

permes dokumentesh – nga Gjergj Thanasi

1 dhjetor 1981, Fatbardh Abaz Kupi u dënua nga gjykata me 10 vjet burg dhe 5 vjet internim në bazë të nenit 55 të agjitacion propagandës. Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarja Shpresa Kurti, dhe ndihmës gjyqtarët Besije Arapi dhe Liri Velo. Prokuror ishte Njazi Hamzaraj, ndërsa punëtorët operativë, që vunë në punë ekspertin dhe dëshmitarin fals për të dënuar të birin e Abaz Kupit, ishin Novruz Bano dhe Ajaz Ferra.
Viktima Fatbardh Kupi u dënua vetëm me dëshminë e dëshmitarit të rremë Ngjeli Ndoni dhe ekspertizën e ekspertit të organeve të diktaturës, Filip Çakuli.
Fatbardhi kishte agjituar kundër zboreve, pra kishte dëmtuar mbrojtjen e Atdheut. Eksperti Filip Çakuli, në bazë të ekspertizës së të cilit është ndërtuar thuajse e tërë pretenca e prokurorit Hamzaraj dhe dënimi i shpallur nga gjykatësja Kurti, ka bërë ekspertizën e një hartimi të shkruar nga Kupi me temë: “…Po vjen edhe një vit…”
U sugjeroj lexuesve të konsultojnë tekstin integral të hartimit, që kontribuoi fuqishëm për 10 vjet burg e 5 vjet internim për të birin e patriotit të shquar Abaz Kupi.
Më poshtë do të japim ekspertizën e ekspertit Filip Çakuli. Ky citim është marrë nga vendimi i gjykatës për dënimin e Fatbardh Kupit.
Eksperti Filip Çakuli, gazetar i cili ka bërë komentin e hartimit të tij provon, se i pandehuri në mënyrë alegorike shpreh besimin dhe shpresë për të ardhmen, kur thotë se “…dimri do marrë tatëpjetën në një stuhi të rëndë bie është përpjekja drejt së cilës ecim, drejt shpirtit tim që lakmon përpara has në pengesa, bie, por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllimin të naltë…” Besimi është kauzë, për të cilën si ka shërbyer dhe i ka kushtuar jetën, dimri që ka marrë tatëpjetën me stuhi të Pushtetit Popullor, i cili është pengesë për të që të arrijë qëllim të lartë.
.
Akt-ekspertiza e Filip Çakulit 1981
Akt-ekspertiza e Filip Çakulit 1981
(Gabimet ortografike dhe kuptimore janë të teksit të gjykatës. Ekspertiza e ekspertit Filip Çakuli mban datën 11. 11 1981.)
E lëmë në çmim të lexuesit sesa nga 10 vitet e burgut janë meritë e ekspertizës së gazetarit Filip, dhe sa e jallan shahitit dmth dëshmitarit të rremë Ngjeli Ndoni. Po ashtu lexuesi le ta vlerësojë sa nga 5 vitet e internimit në kurriz të Fatbardh Kupit i takojnë Ngjelit dhe sa Filipit.
Si i krishterë i mirë, që jam, do shkoj në kishë e pasi të ndez një qiri, do i lutem Zotit, që eksperti Filip ta pagojë fatkeqësinë, që i ka shkaktuar viktimës Fatbardh sipas parimit të Ungjillit: “The sins of the fathers are visited upon their children…”
.
Filip Çakuli
Filip Çakuli

Eksperti Filip në demokraci

Ish eksperti Filip Çakuli në demokraci bëri karrierë deri në kryeredaktor të gazetës së parë opozitare antikomuniste “Rilindja Demokratike”. Partia Demokratike e themeluar si parti antikomuniste e kandidoi në vitin 1997, ish ekspertin Filip Çakuli si kandidat të saj kundra kandidatëve të Partisë Socialiste ish komunisto/puniste.
Kjo është metamorfoza e ekspertit Filip nga bashkëfajtor për 10 vjet burg e 5 vjet internim për agjitacion propagandë për viktimën Fatbardh në diktaturë dhe VIP, kryeredaktor e kandidat për deputet me nder jush o lexues të së parës parti antikomuniste në Shqipëri.
 
P.S. – Ky shkrim u shkrua në 20 shkurt 2019, në përvjetorin e 28 të rrëzimit të busteve dhe statujave të Dullës. I uroj Filipit, VIP në demokraci, që të bëjë gjumë sa më të qetë, pavarësisht kontributit të qenësishëm, që ka dhënë për të persekutuar Fatbardh Abaz Kupin!!!!
.
Të rinj të internuar në Kuç 1957 (Bardh Kupi, Valentin Pervizi, Dedë Gjonmarkaj, Lek Pervizi)
Të rinj të internuar në Kuç 1957
(Bardh Kupi, Valentin Pervizi, Dedë Gjonmarkaj, Lek Pervizi)

.

Marrë nga http://sprint.al/2019/02/21/filip-cakuli-nga-hyzmeqar-i-diktatures/
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.