back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

Figura e Iliaz Bej Vrionit nderohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Gazeta

Iliaz Bej Vrioni (1882-1932) - Dekorimi dhe motivacioni
Iliaz Bej Vrioni (1882-1932) – Dekorimi dhe motivacioni

Figura e Iliaz Bej Vrionit nderohet me

Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Unë vetë uroj që Shqipërisë
t’i vijë dëshira dhe vullneti për t’u lidhur
me të kaluarat e saj dhe të zgjedhë ndër to.
Thuhet se është kthyer faqja.
Përpara se ta ktheshe, sikurse kam thënë shpesh,
duhet ta lexosh, madje me vemendje dhe pa paramendime…”
Marrë nga “Kujtimet e një evropiani – Psherëtima fati”
Jusuf Vrioni
 
Presidenti Meta - Ne Perurimin e Sheshit "Iliaz Vrioni"
Presidenti Meta – Ne Perurimin e Sheshit “Iliaz Vrioni”

Nderohet Figura e Iliaz Bej Vrionit nga Presidenti Meta, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Emërtohet sheshi ish axhensisë me emrin “Iliaz Vrioni”, dhe busti i tij do të vendoset aty në qershor, kohë që përkon edhe me 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me 22 Dhjetor 2017, ora 11:00 me kërkesë të Bashkisë Berat, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta nderoi Personalitetin e shquar beratas z. Iliaz Vrioni pas vdekjes, me urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Kulturës Margarita Tutulani, njëkohësisht edhe Bashkia e Qytetit të Beratit emërtoi sheshin e ish axhensisë me emrin “Iliaz Vrioni”.
Ndër nga aktivitetet e ditës së 22 dhjetorit ishte edhe përurimi i pllakatës së sheshit “Iliaz Vrioni”, ish-sheshi “Agjencia”. Të pranishëm në këtë përurim ishin Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Prefekti i Qarkut, z. Harilla Dafa, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, deputetë të Qarkut Berat, të afërm të familjes Vrioni dhe qytetarë.
Falenderim të jashtëzakonshëm për Kryetarin e Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj, për gjithçka që bëri edhe pse u kundërshtua ashpër nga ata që nuk duan të ndahen nga e shkuara e tyre e zezë dhe kriminale, ai ja doli me shumë vendosmëri duke i bërë një nder shumë të madh historisë së Shqipërisë, qytetit të Beratit dhe familjes Vrioni.
Falenderime dhe mirënjohje!
 
Perurimi i Sheshit "Iliaz Vrioni"
Perurimi i Sheshit “Iliaz Vrioni”

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta

I nderuar Kryetar i Bashkisë, Berat z. Petrit Sinaj
Të nderuar pjesëmarrës, Antarë të Këshillit Bashkiak dhe qytetarë të Beratit!
 
Nderimi që i bëhet sot njërit prej përfaqësueseve më të shquar të familjes Vrioni, të paharruarit Iliaz Vrioni, të birit të Mehmet Ali Vrionit më jep rastin të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë Ju, që bëtë të mundur këtë ngjarje!
Kjo Dekoratë e lartë me titull “Gjergj Kastriot – Skënderbeu” si dhe vendosja e emrit të Iliaz Vrionit këtij sheshi të qytetit te Beratit është shprehje e konsideratës dhe respektit të qytetarëve për vlerat kulturore e patriotike të bijëve të Tij. Ky akt i lartë përgjegjshmërie në vlerësimin e kontributeve të figurave të historisë kombëtare është shembulli më i mirë se si funksion Liria.
Lumja ti Shqipëri, – thashë, – që ke hyrë në këtë rrugë, nder për Bashkinë Berat dhe Kryetarin e saj!
Zoti President, Ju lutem pranoni falënderimet e mia të përzemërta dhe respektin e pakufishëm për personalitetin Tuaj!
Me respekt Iliaz Ali Vrioni
Mësues i Merituar Westlake, USA, 21 Dhjetor 2017
Miq dhe të afërm në Përurim...
Miq dhe të afërm në Përurim…
(materiali u përgatit nga Redon Veliu)
 
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.