back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Fantazi satanike” – skicë letrare prej Lazër Radit

Gazeta

Lazër Radi - me pushime në - Durrës 1937
Lazër Radi – me pushime në – Durrës 1937

“Fantazi satanike”

prej Lazër Radit

Buzëmbramje shtatori. Pluhuni diellor nisi të shkundej prej selvive të heshtuna, të cilat pingul naltësoheshin në drejtim të qiellit.
Pastaj ra mbramja. Ishulli, deti dhe selvitë heshtën. Natyra ra n’nji fashë madhështore. Duken të trishtuem dhe sikur presin me ngashrim aferoren e bardhë.
Buzë detit, ndën selvia ngrihet nji kasolle e vogël. Kasollja e vogël si nji lëvozhgë arre, përplasen valave zhurmuese të detit. Brenda në kasolle, pranë vatrës rrin nji plak i zhytun ndër mendimet e veta. Herë shikon qiellin nga dritarja, herë shpupurish zjarrmin…
Yjet xixëllojnë në qiell. Në fytyrën e plakut sikur lexohen vargjet e nji kange të shueme kahmot…Ndër buzë lexohet trishtimi.
Dikush trokiti në derë. Do të jetë ndonji mik. Ora troket. Nata asht shty mjaft thellë. Nji mik i papritun që e mësyen kasollen në kët orë?! Dera u hap. I panjohuni hyni mbrenda. Plaku e shikoi dhe u frikësue. Ishte i zi, skelet, me dhambë përjashta, me kose në dorë, me bisht, me fytyrë të zezë e me të qeshun të mortshëm, ishte vdekja.
I panjohuni as nuk foli, as nuk përshëndeti fare…
Nji yll u shkëput prej qiellit. Nji shkëndi u shue në votër. Plaku po ngrinte. Zjarri nisi të shuhej. Yjet ndriçonin zbehtë. Plaku u zbardh në fytyrë dhe u shue javash si zjarri në votër. Heshtja mbretnoi në ishull e në kasolle. Deti ia nisi nji kange që dukej rankim. Pluhuni i artë i agimit nisi të ndehej mbi selvia. Ishulli, atij mëngjesi kish pamje të përmortëshme, dukej si i vdekun.
Në heshtje fillon e në heshtje merr fund çdo gja në jetën tonë. Vetëm në mes të këtyne dy heshtjeve herë – herë, ndrisnin vegimet e ambla të ndonji fantazie satanike.
.
Botuar gazeta Shtypi, 1938

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.