back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Familja Kurti kërkon Drejtësi për të Lumin, Dom Shtjefën Kurti! – Deklaratë Për Shtyp!

Gazeta

Papa Pio XII & Dom Shtjefen Kurti
Papa Pio XII & Dom Shtjefen Kurti

Familja Kurti kërkon Drejtësi për të Lumin, Dom Shtjefën Kurti!

Deklaratë Për Shtyp!

Në Proces-verbalin zyrtar që mban datën 29 Shtator 1971, “Mbi ekzekutimin e Shtjefën Jak Kurtit” citohet:
“…mbas fjalës se fundit u krye ekzekutimi me pushkatim dhe mbasi u konstatua nga mjeku Asim Ylli se kishte vdekur, u veprua sipas autorizimit përkatës duke ju dhënë rezultati Dr. Asim Yllit.”.
Ky dokument është nënshkruar nga katër ekzekutuesit: Vangjel Kote – Hetues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor Asim Ylli, Piro Suli – Zv. Prokuror i Rrethit Krujë (me banim në Detroit, Michigan, USA) dhe Ramiz Lalmi – Zv. Kryetar i Deges së Punëve të Brendshme.
Ekzekutimi i mësipërm është sanksionuar nga Gjykata e Lartë e PPSH-së, me kërkesën dhe miratimin kolegjial të shtetasve:
1.Agim Mero,
2.Bilbil Klosi,
3.Dhimiter Shuteriqi,
4.Enver Hoxha,
5.Haxhi Lleshi,
6.Kahreman Ylli,
7.Myslim Peza,
8.Pilo Peristeri,
9.Rita Marko,
10.Rrapi Gjermeni,
11.Sadik Bekteshi,
12.Shefqet Peçi,
13.Spiro Mojsiu dhe
14.Vito Kapo, në cilësinë e Anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të regjimit të diktaturës komuniste.
.
Deklarata per shtyp e Familjes Kurti
Deklarata per shtyp e Familjes Kurti
Neni 29 i Kushtetutës së Shqipërisë, garanton:
1.Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të veprave, të cilat në kohën e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose krime kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombëtare.
.
Neni 74 i Kodit Penal – Krime kundër njerëzimit, parashikon:
Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
.
Neni 67 i Kodit Penal Mosparashkrimi i ndjekjes penale, parashikon:
“Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”.
Me rastin e 48 vjetorit të ekzekutimit dhe zhdukjes të familjarit tonë Z. Shtjefën Jak Kurti, i bëjmë thirrje Autoriteteve Publike Shqiptare, Prokurores së Përgjithshme Znj. Arta Marku të autorizojë me iniciativën e Saj, fillimin e menjëhershëm të hetimeve të rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes së bashkëfamiljarit tonë të dashur.
.
Proces-Verbali i ekzekutimit te Dom Shtjefen Kurti
Proces-Verbali i ekzekutimit te Dom Shtjefen Kurti
Për dijeni: Këshilli i Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, Departamenti i Shtetit Amerikan, Komisioni i Bashkimit Evropian, OSBE si dhe përfaqësuesit e tyre të akredituar në Republikën e Shqipërisë.
.
Marrë nga voal.ch 28 shtator 2019
.
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.