back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Et’hem Haxhiademi i shkruan Mit’hat Frashërit (1927)

Gazeta

Et'hem Haxhiademi i shkruan Mit'hat Frashërit (1927)
Et’hem Haxhiademi i shkruan Mit’hat Frashërit (1927)
Një komb që burgos poetët ka burgosur shpirtin e tij.
Një komb që vret poetët ka vrarë ndërgjegjen e tij.
Kot mundohemi të gjejmë shkakun e mjerimit tonë.
Kemi burgosur e vrarë poetët, kemi zënë Perëndinë me gurë,
ndaj tani jetojmë mizerjen shpirtërore e materiale.
Nderim Tragjedianit dhe poetit Et’hem Haxhiademi!
Yzedin Hima

Et’hem Haxhiademi i shkruan Mit’hat Frashërit (1927)

Etëhem Haxhiademi
Elbasan, 20. IX. 27
 
I ndershëm Z. Mid’hat,
 
Mora kartolinën e z. S’uj në datën 15 të këtij muji, ku(r) mora vesht se vjershën Sofíé do ta botoshit në kalendarin kombiar 1928.
Për këtë gja më paski lajmërue dhe me nji letër më 20 Qershorit, por për fat të keq unë atë letrë nuk e kam marrë as fare.
Meqense Kalendari Kombiar 1928, do të këtë nji volum shumë ma të trashë se “Diturija” un sot po ju dërgoj edhe tri vjersha t’jera “Dodonës”, “Hijet e Naim Frashërit” dhe “Vrirat akademia” qi bashkë me atë “Sofís” t’i botoni në kalendarin po qe e mundshme. Këtu mbyllun në letrë po ju dërgoj edhe nji kartolinë qi të merrni mundimin me më lajmërue për botimin e këtyne vjershave në kalendarin kombiar.
 
Ju lutemi të pranoni të falat e mija ma të përzemërta.
I juji përjetë,
Et’hem Haxhiademi
 
45 E – 53526 – Arkivi 329
Kutia 14, Dosja 8, Nr. 51, fq.1
Muzeu Elbasan

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.