back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Erza Muçolli – “Franca ka një talent të pabesueshëm 2015”

Gazeta

Fenomeni Erza...
Fenomeni Erza…

Erza Muçolli – “Franca ka një talent të pabesueshëm 2015”

Përmbledhje shkrimesh nga shtypi per Fenomenin Erza

8 vjeçarja me prejardhje nga Drenica, mahnit francezët.

Erza Muçolli, përveç që ka aftësi të mëdha këndimi, ajo luan edhe me piano. Ajo madje krahasohet edhe me këngëtaren franceze, Indila.
Erza Muçolli, ka marrë pjesë në shumë gara e ka qenë fytyrë televizive edhe për shumë media franceze.
Babai i saj, nga Zabeli i Ulët i Drenasit, i ka rrëfyer Klan Kosovës aftësitë e vajzës së tij.
Erza do të marrë pjesë edhe në garën “Franca kërkon talent”.
http://www.lajmeonline.eu

8 vjeçarja Erza Muçolli
8 vjeçarja Erza Muçolli

“Franca ka një talent të pabesueshëm 2015”.

Dhjetë kandidatët e fundit të përzgjedhur shpresojnë të fitojnë 100 mijë euro dhe të marrin pjesë në festivalin e mirënjohur në Montreal. Në mesin e këtyre dhjetë talenteve është përzgjedhur një vogëlushe kosovare, Erza Muçolli, transmeton albinfo.
Ajo është kandidatja më e re (nëntëvjeçare) e këtij konkursi. Talenti i saj? Një zë tejet i veçantë, të cilin ajo filloi ta punojë që nga mosha trevjeçare! Erza në gjysmëfinalen e këtij konkursi është prezantuar me këngën e një këngëtareje të njohur në Francë, ZAZ (E përulur nga nata). Mbrëmë në kanalin frankofon “M6” ajo përfundoi në mesin e pesë finalisteve?
Kënga e përzgjedhur nga vogëlushja është një këngë e cila përmban vështirësi të mëdha. Mëgjithatë, Erza arriti ta këndojë pa asnjë gabim dhe përfundoi nën duartrokitjet e flakta të publikut si dhe nën brohoritjen e jurisë së magjepsur.
“Ti bërë diçka të jashtëzakonshme. Sapo e hap gojën, shihet siguria jote. Po të jap vetëm një këshillë, mos u rrit shumë shpejt… unë jap vetëm një aluzion. A nuk rriten shpejt fëmijët”, i tha këngëtarja e famshme e Francës, Lorie.
21.01.2015
http://www.telegrafi.com

Erza Muçolli... gjatë interpretimit...
Erza Muçolli… gjatë interpretimit…

Erza Muçolli – mahnit Francën…

Ndonëse vetëm 9 vjeçe, zëri i saj po mahnit Francën. Kjo është Erza Muçolli, vogëlushja nga Kosova, që jeton në Francë dhe është konkurrente serioze në kompeticionin “Franca – ka një talent të pabesueshëm 2015”

Erza Muçolli, vajza 9 vjeçare nga Kosova po mahnit Francën në kompeticionin “Franca ka një talent të pabesueshëm 2015”, ku ka arritur të jetë një ndër pesë finalistët.
Erza është kandidatja më e re e këtij konkursi me një zë të veçantë, të cilin ajo filloi ta punojë që nga mosha 3-vjeçare!
Vogëlushja kosovare në gjysmëfinalen e këtij konkursi është prezantuar me këngën e një këngëtareje të njohur në Francë, Zaz me titull “E përulur nga nata”.
22 janar, 2015
www.lajmi.net

“France Got Talent” 2015 - Erza Mucolli
“France’s Got Talent” 2015 – Erza Mucolli

Erza Muçolli e treta në “France’s got talent”

Një format mbarëbotëror që për Francën organizohet nga televizioni M6.

Mbrëmja e finales së garës “Franca kërkon një talent” u mbajt të martën mbrëma, ndërsa mediat franceze dhe profesionistët e muzikës e kanë cilësuar këngëtaren nëntëvjeçare me origjinë nga Kosova e që jeton në Francë, fituese morale të këtij spektakli.
Në natën finale, Muçolli në skenë u paraqit si një engjëll i shndritshëm, me një prej këngëve tradicionale parisiene, duke i rrëmbyer zemrat e publikut që e shoqëroi gjatë gjithë këngës me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa juria filloi të kërcente sikur të ishte pjesë e koreografisë së këngës.
Edhe pse Erza nuk e fitoi çmimin e talentit më të mirë të Francës, ajo ishte fituesja morale e këtij edicioni, pasi skualifikimi i saj u kontestua me brohoritje nga publiku në sallë.
Sipas mediave franceze dhe kritikëve të këtij vendi, Erza në këtë eveniment ringjalli këngën klasike parisiene.
30/01/2015
http://www.oranews.tv

Erza Mucolli  e Treta ne “France's Got Talent” 2015
Erza Mucolli e Treta ne “France’s Got Talent” 2015

Erza Muçolli, shqiptarja e France’s Got Talent

nga Luela Myftari

Ajo nuk ka qenë vetëm finaliste në këtë edicion të fundit të spektaklit të talenteve France’s Got Talent. Erza është një vogëlushe e bukur shqiptare që di të këndojë dhe t’i bjerë pianos mrekullisht. Ka nisur të këndojë edhe më e vogël. Me sytë bojëqielli, me flokë të gjatë biond e me një zë shumë të ëmbël Erza ka bërë për vete që në takimin e parë tre anëtarët e jurisë në France’s Got Talent. Spektakli “France Got Talent” është një event muzikor televiziv i këngës dhe i artit franceze. Konkurrentët pjesëmarrës në të janë me mijëra dhe gjatë ditëve garuese në vijimësi reduktohen në vetëm pesë, të cilët konkurrojnë në natën finale për vendin e parë. Erza ka qenë një nga ato vajza që kanë shkuar deri në natën finale. Dhe jo vetëm kaq. Ajo ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin e tretë të këtij spektakli. Erza Muçolli është vajza e një familjeje shqiptare nga Kosova, që ka vajtur në Francë në vitin 1991 dhe që aktualisht banon në Sarreguemines, një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain. Nëna e Erzës, rrëfen se edhe pse fëmijët e saj kanë lindur e janë rritur në Francë, ajo bën çmos, që ata të mos e harrojnë vendin e lindjes: “Shpesh shkojmë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi është e rëndësishme që fëmijët tanë të mos harrojnë nga vijnë, dhe mos ta harrojnë se jemi shqiptarë”.
Por, edhe pse shumë e vogël, Erza di të këndojë dhe të flasë shumë mirë shqip. Në një nga videot që janë hedhur në portalin social muzikor YouTube, Erza tregon se di të këndojë edhe shqip. Ajo në piano nuk refuzon të këndojë edhe një këngë malli për vendin e saj. Siç, duket edhe për të është shumë i rëndësishëm vendi i prindërve dhe i origjinës së saj. Edhe në You Tube, ajo ka shumë video në të cilat ka covera shumë të bukur jo vetëm të këngëve në frëngjisht dhe shqip, por edhe në anglisht. Kënga me të cilën vogëlushja nga Kosova u paraqit në finalen e madhe të spektaklit France’s Got Talent ishte “La vie en rose”, një këngë e madhe dhe ikonë e këngëtares së magjishme franceze Édith Piaf.
Performanca e saj ngjalli shumë duartrokitje edhe një herë duke marrë kështu edhe urimet më të mira nga paneli i katërshes së jurisë. “Duket qartë që bukuroshja e vogël premton shumë”, ishin fjalët e njërës prej anëtareve të jurisë. E bashkë me ta edhe ne shpresojmë ta shohim Erzën lart e më lart duke i uruar kështu asaj edhe suksese të tjera të mëtejshëm.
Gazeta shekulli, 31 janar 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.