Erotikë… poezi nga Tasos Livadhidis…

0
9
Tasos Livadhitis (1922-1988)
Tasos Livadhitis (1922-1988)
Tasos Livadhitis (1922-1988)
Tasos Livadhitis (1922-1988)

Erotikë…

poezi nga Tasos Livadhidis

Po e dashura ime.
Shumë kohë më parë se të takoja unë të kam pritur..
gjithnjë të kam pritur… edhe atherë kur isha fëmijë
dhe nëna ime më shihte të trishtuar,
përkulesh dhe më pyeste: Çfarë ke biri im?
S’flisja… se mbas shpinës së saj
shihja gjithë një botë boshe prej teje
dhe siç shkoja ashtu kthehesha
me ato qindarkat që mblidhnin fëmijët…
që vlenin veç për të mësuar e shkruar këngë për ty…
Mbështetesha në xhamin e shiut
dhe kur ti vonoheshe edhe më shumë
…edhe natës i shihja veç yjet,
sepse më mungonin sytë e tu..
Edhe kur trokitesh në portën time
vrapoja ta hapja po s’ishte askush…
Kështu kam jetuar gjithnjë…
Po kur u gjendem për të parën herë a të kujtohet?
Mi shtrive duart me aq butësi,
sikur të më njihje prej shumë vitesh…
dhe sigurisht që më njihje…
Shumë më parë se të vije në jetën time,
ti kishe jetuar në ëndrrat e mia, e dashur…
Vërtet, ajo pranverë, ai mëngjes,
ajo dhomë e thjeshtë e lumturisë,
ai trupi yt që e mbaja lakuriq për t’parën herë,
ata lottë që s’fundi s’munda t’i përmbaj…
eh sa hije më kishin…
dhe pastaj papritmas ajo natë…
Binte shi. Dhe shkallët i ngjisja katër nga katër,
por askush s’qe në dhomë.
Në dritaren e hapur perdja tundesh…
”Po iki, po mos kërko të më gjesh” – shkruhesh
Krëhri i saj qe harruar mbi tavolinë,
midis pudrave të derdhura,
si një arkivol fëmije hedhur mes pluhuri…
Ku je? Më thuaj, ku je?
Të kërkoj si i verbëri çelsin e portës
në një shtëpi të pushtuar nga flakët
Ngrihem i çoroditur natën, vishem dhe të pres.
S’do ta trokasësh aspak më kët derë,
do ta hedhësh me ngutje pallton mbi karrike…
dhe dhomës do t’i bjerë të fikët kur t’i derdhësh ata flokët e tu
të jashtëzakontë dhe tiranikë.
Dollapi i vjetër do të vrapojë
si shërbëtor i përvuajtur e do t’i nxirrte ty këpucët…
do të qeshnin pasqyrat dhe do të zgjoheshin komshijtë…
Gjithçka të them, ka mbetur ashtu si ti e ke lënë.
edhe ai krëhëri yt, ja aty është.
Ai krëhëri yt i zi,
si një shkretëtirë e zymtë
që e përshkoj çdo natë.
Më ler ta shoh dritaren tënde
edhe pse e di se dikush tjetër po merret me ty
një tjetër po zhytet në pranverën tënde të madhe…
Dhe unë, edhe pse i shkelur nga mijra burra, të dua…
Më ler te ajo qoshja ime, edhe pse bie borë,
ai trekëndësh i vogël drite që sheh mbi dritaren tënde
është e gjithë bota ime…
S’do të them asgjë deri sa të dalësh.
Do të ec ngjitë me ty pa të folur, nëse kjo të shqetëson,
do të vij mbas teje si një qen…
dhe kur të vdes, e dheu t’më mbulojë
s’do t’më jetë aq i ashpër dheu i të vdekurve,
por një tokë e butë ku dikur u puqëm ndër ndjenja…
Shkelmë, të paktën të kem lumturinë se ti më preke…
(Përktheu Engrita Souli)

Related Images:

Artikulli paraprakEditorial special – 20 vjet Kuq e Zi! nga Lek Pervizi
Artikulli tjetërBrukseli i hap dritën jeshile Shqipërisë
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.