Dy foto të Safete dhe Ramadan Sokolit shpjeguar nga nipi i tyre, Artan Kafexhiu.

Ramadan Sokoli me Kitare dhe e motra Safetja

Ramadan Sokoli me Kitare dhe e motra Safetja

Dy foto të Safete dhe Ramadan Sokolit

shpjeguar nga nipi i tyre, Artan Kafexhiu

 Familja Sokoli -
simbol i mirësisë, i bujarisë, i urtësisë dhe trimnisë!
Ndjehem me fat, që pata nderin ta shijoj miqësinë e sinqertë
të familjeve tona qysh në krye të herës…
Hilmi Tafa
.
Në këtë foto Safete Sokoli është më të vëllanë, Ramadan Sokolin.
Që e vogël Safetja këndonte shumë bukur, aq sa shpesh i thonin “bilbili i Shkodrës”, përveçse “Bilbili i Sokolëve”
Kurse kjo është një tjetër foto e Safetes (vajza në mes) mbas një incizimi të bërë në vitet ’40, në Radio Tirana, ku në krah të saj dallohet edhe i vëllai, Ramadani. Mbas duhet të jetë edhe Prenk Jakova, po nuk jam fort i sigurt.
Mund të shtoj se në skenë Safete Sokoli ka dalë fare e re, pjesmarrëse në muzikalet e para në Shkodër, përkrah Marie Krajës, me të cilën ka pasë edhe miqësi të ngushtë. Kanë luajtur edhe në pjesë teatrale edhe në pjesë muzikore të Fishtës. Kjo foto është e asaj kohe.
.
Ramadan Sokoli dhe Safete Sokoli ne Radio Tirana - 1940

Ramadan Sokoli dhe Safete Sokoli ne Radio Tirana – 1940

Përveçse ka qenë talent muzikor, Safetja ka qenë edhe një nga antifashistet me shenjë, edhe pse fare e njomë. U arrestua nga italianët në demostratën e parë me rastin e 28 Nëntorit në Shkodër. Ndërkohë, i jati, Isufi Sokoli, ishte internuar nga italianët në Itali. Me atë rast, ajo humbi edhe të drejtën e studimit për në Konservatorët e Italisë, ku pretendonte të shkonte.
Gjithashtu, mbas çlirimit Safetja u ftua në Filarmoninë e Tiranës si soliste operash, por u hoq shumë shpejt prej rrethanave politike…
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook