back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

Dom Shtjefën Kurti – Themeluesi i Befotrofit të Tiranës

Gazeta

Dom Shtjefën Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefën Kurti (1898-1971)

Dom Shtjefën Kurti –

Themeluesi i Befotrofit të Tiranës

Pas vitit 1912, kur Shqipëria u shpall e pavarur, nuk ekzistojnë dokumente arkivore qe të vërtetojnë ngritjen e jetimoreve në vendin tonë. Qeveria e asaj kohe, megjithëse u mundua t’i japë zgjidhje një sëre problemesh sociale që shqetësonin shoqërinë, nuk arriti, në periudhën e shkurtër që qeverisi, t’i japë zgjidhje problemit të fëmijëve pa prindër. Për një kohë të gjatë, çështja e fëmijëve pa prindër ishte zgjidhur përmes të Drejtës Zakonore Shqiptare, pa krijuar institucione të mbajtura nga buxheti i shtetit. Nisur nga dokumentet arkivore, historiografia shqiptare merr si të mirëqënë faktin që jetimorja e parë, e cila u quajt “Strehë Vorfnore”, u hap për herë të parë në vitin 1917. Ndryshe nga Streha Vorfnore, Befotrofi ishte institucioni që strehonte fëmijë të lindur jashtë martese, të cilët ishin të braktisur ose në rrezik braktisje. Në atë periudhë, ata përbënin dhe shtresën shoqërore më të diskriminuar, sepse konsideroheshin si të ardhur në jetë gabimisht, në mënyrë jo të moralëshme dhe jo të ligjëshme. Nga njëra anë, kisha katolike luftonte për ruajtjen e shenjtërisë së familjes dhe nga ana tjetër, në emër të shenjtërisë së jetës, i mori në mbrojtje fëmijët e lindur jashtë martesës.

Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)

Dom Shtjefën Kurti njihet si themeluesi i Befotrofit të Tiranës, i pari i këtij lloj në vendin tone. Pas disa komunikimeve që pati me autoritetet zyrtare të kryeqytetit, deri me Konteshën Donna Maja Jakomoni, bashkëshorten e Mëkëmbësit të Përgjithshëm, Dom Shtjefën Kurti i kishte kërkuar edhe një herë Kryeipeshkvit të Durrësit për të marrë një vendim përfundimtar, në lidhje me themelimin e befotrofit, i cili ishte vendosur nga Imzot Prennushi. Në fillimet e veta, befotrofi pati vetëm 2 fëmijë, për të arritur shumë shpejt në 42.
Në vitet që pasuan, numri i fëmijëve u shtua, falë angazhimit të kishës, por edhe të organeve shtetërore që u bënë më të përgjegjshme për fatin e këtyre fëmijëve. Me 12 qershor 1944, Don Shtjefni i dërgon një shkresë Kryqit të Kuq Shqiptar, ku i jep sqarimet e nevojëshme në lidhje me fëmijët e Befotrofit: “Pas kërkesës qi gojarisht i kishte ba ajo P. T. Drejtori Madres së Murgeshave Servite të Tiranës qi të paraqitshin listën e foshnjeve qi ajo P. T. Drejtori ka pas subvencionue pranë Brefotrofit të tyne, i nënshkruemi, si Drejtor i tyne e inicjator i atij befotrofi, ka nderën me e dërgue atë listë qi po shenjojmë këtu poshtë: Veneranda pa prind, Dedë Luli pa prind, Alfred Makaculi pa prind, Zef Debiasi pa prind, Kjara Furgione dërgue nga Donna Maja, Julja Sotir Kalça, dekë baba e nana shërbëtore, Liza Pepa, dekë prindërit, çue prej Zonjës Pariani, Francesco Toma, dekë nana, i ati shkue në Selanik, Bernardo Luli dekë nana e i ati nuk kujdeset për të; Anan Tonchi, dekë baba e nana shërbëtore; Nata Çoku, dekë baba e nana sherbëtore”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.