back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Dimër i egёr i njё kohe tё egёr… rrёfim nga Kudret Selamaj

Gazeta

Kur një fëmijë... është vegël pune...
Kur një fëmijë… është vegël pune…

Dimër i egёr i njё kohe tё egёr…

rrefim nga Kudret Selamaj

Ishte dimri i vitit 1961. Isha 9 vjeç. Buka ishte me racion, e na jepnim 12 kg misёr pёr frymё pёr njё muaj. Mё 1957 fshati jonё u bё kooperativё, ku dorёzuam edhe pendën e qeve edhe tokat. Nё atё kohё kishim edhe njё kalë, njё kalë qё tё hante ndёr dhёmbё.
Im atё atij i jepte njё trastё me tagji. Pёr tё e mbillnim kasten hokërr, tërshërë. Ishte njё kalë kërr, me njё gri tё mbyllur, dhe nje baliskë nё ballë. Kur kthehej nga pazari sa dilte te kthesa zinte tё hingёllinte. Nёna ia bёnte gati tagjinё.
Im atё ia lidhte frerin, i rregullonte yzengjitë dhe i hiqte shilten. Shilten ia vinte veç kur do tё bёnte udhё…
Na kishin lënë vetёm njё lopё e dhjetё dhën. Por edhe kёto donin tagji. Se ndryshe bёheshin kockë dhe lëkurë. Tokё s’kishim më. Na lanё vetёm tre dynym. Buka s’na dilte as pёr vete. Po qeni? Edhe ai donte tё hante. Ishte njё qen i madh. Gumen ia kishim vёnё emrin. Nё qafё i kishin vёnё njё hallkё. Ishte njё rreth me gjёmba hekuri pёr t’u ndeshur me ujkun. Sa herё thoshte gjyshi ai ia kishte hequr nga goja delen ujkut! Po natёn? Ai ishte roja i shtёpisё. E lёshonim dhe bridhte pёrqark me tё lehurёn e tij tё frikshme. Pas ca kohe kalin e shitёm, se s’kishim mё çfarё t’i jepnim… Babai bleu njё gomar. Dimёr i keq ai i vitit 1961-’62-shit. Lumi doli tatёpjetё fushёs dhe pёrmbyti arat e Myzeqesё!
 
Nesёr do vemi nё Berat – mё tha babai, dhe zbritёm te Ura-Vajgurore. E lidhi aty te njё gardh gomarin dhe mua mё la mua me tё.
-Rri kёtu mё tha. Unё do tё vete nё Berat do tё ble bukё ose makarona (makarrune i thoshte), e nuk do tё vonohem. Dhe i hipi satës (kёshtu i thoshin autobusit). Kaluan orё dhe ktheu dita. Unё ngela aty bashkё me gomarin duke pritur. Makina tё ngarkuara mё kalonin tё kёmbёt, duke lёnё prapa mjegull tymi. Ra nata, u err gjithçka dhe u ndezёn dritat. Makinat e pakta u rralluan fare. E njerёzit u futёn nёpёr shtёpia. I mbetur vetёm atje nё mes tё xhades, prisja. Prisja dhe mbaja sytё te njё kthesё. Qё andej mund tё vinte ndonjё makinё tё mё sillte babanё dhe tё ma hiqte frikёn. Gomarin e kisha harruar fare. S’e kishja mё mendjen tё ai. Sa e hidhte dritёn ndonjё makinё qё atje larg njё ndjenjё gёzimi mё mbёrthente. Ishalla do jetё te kjo makinё flisja me vete… Por ajo ikte dhe mё linte gjithnjё e mё tё trembur e tё frikёsuar, aty buzё xhades nё terr. Shikoja prapa ato drita tё kuqe qё sa vinin e mё humbisnin. Dhe sytё e mi shihnin mё pak pas çdo makinё qё kalonte. Errёsira tashmё qe bёrё e thellё.
Ishte dimёr dhe bёnte ftohtё. Tё errёtit dhe frika mё mbёshtillte si njё pelerinë e rëndë… e zezë! Doja tё qaja e tё thёrrisja. Po edhe pёr kёtё kisha frikё. Heshtje gjithandej. Nisa tё lёvizja, se kёmbёt m’u thanё sё ftohti. Edhe pemёt nisёn tё mё dukeshin si figura tё frikshme, si ca gungaçë qё kishja lexuar nёpёr libra jashtёklase qё mё sillnin mësuesit e mi tё dashur. Kur… ja edhe njё drite tjetёr dhe makina e uli shpejtёsinё e ndaloi mu te kёmbёt e mia. Unё vura dorёn te sytё se m’i vrau drita e makinёs. Zbriti njё burrё me njё palё hejbe nё krahё. Kur e pashё qё ishte babai, mё erdhi shpirti nё vend!
-Eh! Brodha dyqan mё dyqan! Rri prit mё vonë! mё thonin dyqanxheshkat… Tё shohim mos na ngel ndonjё bukё. Dhe makarrune s’tё japim dot nashti, se na shohin dhe na raportojnё qё po u japim fshatarëve e na heqin nga puna…
Dhe ai nxori nga hejbet njё bukё, kёputi njё copё ma dha nё dorё dhe mё tha: “Hajde bir tё nisemi!” Vajtёm ku kishte lidhur gomarin, ia hodhi nё samar hejbete ku ishte buka dhe makarrunet dhe u nisёm ashtu tё heshtur nёpёr terr tё thellё.
Binte shi. Bënte ftohtë! Ishte dimёr.. dimër i egёr i njё kohe tё egёr!
.
Marrё nga muri i K. Selamajt 2 janar 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.