back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

“Braktisja” e PD-së – nga Fitim Zekthi

Gazeta

Edmond Tupja
Edmond Tupja

“Braktisja” e PD-së

nga Fitim Zekthi

Në një aktivitet për një përvjetor të RD-së, para tre apo katër vitesh, ku merrnin pjesë (veç shumë gazetarëve, analistëve, profesorëve apo intelektualëve të ndryshëm) edhe thuajse të gjithë drejtuesit PD-së, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, e ku profesor Edmond Tupja mes asaj zallamahie më tha diçka shumë të fortë… dhe shumë fisnike.
Ajo që ai më tha ishte bash në lartësinë ku ai qëndron si shembull i burrit të fisëm, serioz dhe të përkorë në këtë Shqipërinë tonë. Profesor Tupja më tha: “Në këtë takim ka njerëz, figura të PD-së, ish pushtetarë të saj, ish drejtues dhe drejtues, të cilët meritojnë jo vetëm të mos vish në takime të tilla, por të dëshirosh të bjerë ndonjë bombë këtu dhe ta shembë gjithë këtë godinë, pa vrarë ndonjë të pafajshëm… Unë marr pjesë në takimet që bën PD-ja, sepse nuk dua që t’i lë, nuk dua që t’i braktis në ditët e tyre të vështira, në ditët e tyre të këqija dhe në ditë edhe më të këqija për vendin. Unë marr pjesë se kjo mbetet përsëri gjëja më e mirë që kemi në politikën tonë të tmerrshme.
Po të ishin ne pushtet, nuk do vija ose mund të mos vija!”
Profesor Edmond Tupja është një ndër themeluesit dhe firmëtarët e themelimit të PD-së. Ai gjatë gjithë këtyre 30 viteve ka qenë gjithnjë një mbështetës i ideve dhe pikëpamjeve mbi të cilat u themelua PD-ja. Padyshim ka thënë të drejtën siç e ka menduar kurdoherë dhe kjo është vlera e vërtetë e asaj që tregon se çfarë është dikush. Ai nuk ka patur kurrë asnjë post shtetëror, nuk ka qenë as deputet, as ministër, as drejtor, asgjë. Ai ka qenë dhe është profesor, ka qenë dhe është njeri që nuk i përdor parimet për të justifikuar një apo përdorur një gjendje, as për të mbrojtur interesin e vet meskin, por për të treguar se si është e drejta dhe e mira. Prandaj ai thotë që: “Nuk e braktis PD, kur ajo është keq!”
.
Marrë nga Muri i Fb i Fitim Zekthit, 25 nëntor 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.