Berati i nëmur – nga Namir Lapardhaja

0
15
Berati - Qytet i nji mbi nji dritareve
Berati – Qytet i nji mbi nji dritareve

Berati i nëmur

nga Namir Lapardhaja

Historikisht, në këto vitet e fundit, Berati është endur mes paradoksit: një palë nuk e ka vlerësuar, sepse e konsideron gjithnjë të fituar, pala tjetër gjithmonë të humbur.
Largimet masive, varfëria, kriza e madhe ekonomike dhe sociale që kalon e gjithë shoqëria shqiptare, janë ulur këmbëkryq edhe mbi qytetin e gurtë. Banorët duket se ngushëllohen me shprehjen e të parëve: “Kaq rritet peshku në Osum”. Madje, të duket se edhe relievi kodrinor që ndërpret fushëpamjen apo antropologjia socio-psikike, kushtëzojnë mënyrën analitike të mendimit në qytet, për të besuar se ka edhe rrugë të tjera përveç atyre që i janë përcaktuar deri më sot nga ata që e kanë të sigurt zgjedhjen.
Shumë poetë e përshkrues udhëtimesh, teksa shkruajnë lidhur me vendbanime të ndryshme, përmendin se disa qytete janë si njerëzit – ato kanë shpirt. Sidomos qytetet që bartin shumë histori brenda tyre. E padyshim që Berati është një ndër ta. Bukuria e tij nuk qëndron thjesht në objektet dhe ndërtesat e vjetra, por, mbi të gjitha, në bukurinë e rrëfimeve mbi të shkuarën.
Megjithatë, sot, për ne banorët e tij, duhet të hidhesh në tejkohësi dhe të rindërtosh një ëndërr naive, që të bësh sikur nuk shikon varfërinë e përditshme. Të duhet t’i mveshësh qytetit një petk rrëfimtar kur ai ka qenë “vetvetja”, fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX, garat e poezive buzë Osumit, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Kurt Pasha, Vrionasit, Babë Duda, e deri tek Buharaja, mbiemri i të cilit, sipas një gojëdhëne, vjen prej persishtes që flitej aq bukur në familjen e tij porsi në Buharanë e largët. Askush më bukur dhe më mjeshtërisht se sa shkrimtari Vath Korreshi në novelën e tij “Haxhiu i Frakullës” nuk e ka ridimensionuar në perspektivën historike lulëzimin e dikurshëm të Beratit. Një botë e pasur shpirtërore dhe kulturore, krahas mjeshtërisë së zanatçinjve të të gjitha kategorive.
.
Namir Lapardhaja
Namir Lapardhaja
Por sot, ky qytet, ndërtuar sipas një harmonie të mrekullueshme urbanistike, me një stil elegant dhe të papërsëritshëm, rrezikon të venitet nga mungesa e frymëmarrjes. Mungesa e vëmendjes nga politika qendrore dhe përgjumja e të zgjedhurve lehtë, pa shumë përgjegjësi, rrezikon të kalbëzojnë përfytyrimin tonë historik për shpirtmadhësinë e tij.
Nga një vëzhgim i shpejtë në faqen online të bashkisë Berat, vura re se vendimi i fundit i këshillit bashkiak i publikuar online ishte ai i datës 23 prill 2020. Në kundërshtim kjo me ligjin e vetëqeverisjes vendore, i cili sanksionon publikimin online dhe në vende të aksesueshme për çdo qytetar të çdo vendimi. Përtej detyrimit ligjor të transparencës, kjo tkurrje ekstreme e demokracisë pjesëmarrëse në pushtetin vendor, është një kambanë alarmi për vdekjen e qyteteve tona dhe sidomos për kotësinë e atyre që u quajtën zgjedhje një vit më parë. Vendimarrja e pa konsultuar dhe mendimi homogjen që buron nga forca e njëshit, jo vetëm që nuk i ndihmojnë qytetet tona, por përkundrazi, shtojnë problematikat e shumanshme.
Propaganda sado që të zgjasë, do të përfundojë. Në fund, do ketë një bilanc, të prekshëm nga të gjithë. Çështja është nëse do presim një fund të hidhur për ta lexuar për këtë qytet, apo do të zgjohemi e do të themi se “ky qytet është i gjyshërve, i yni dhe i fëmijëve tanë!”.
Sa herë që më duhet të shkruajë për Beratin, ndër mend më vijnë vargjet e poetit Ilir Belliu: “Si unazë me rri në gisht/ Ky qytet i egër…/ E më trisht”. Është lidhshmëria e pazgjidhshme dhe sakrale mes asaj që ëndërron dhe pamundësisë së realizimit. Është vuajtja dhe brenga që duhet të na shoqërojë të gjithëve për të kërkuar dhe shpresuar për një të ardhme më të mirë.
.
Marre nga muri i Fb i Namir Lapardhase, 14 gusht 2020
.

Related Images:

Artikulli paraprakFjalë Lamtumire mbi varrin e Pano Taçit (1929-2012) – nga Agron Tufa
Artikulli tjetërLamtumirë Nanë Gjela e Mirditës! – nga Dom Gjergj Meta
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.