back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

“Bad Boys” – nga Sokol Terihati

Gazeta

Protestat e Dhjetorit 2020
Protestat e Dhjetorit 2020

Bad Boys”

nga Sokol Terihati

Sot, mbas 3 ditësh, perëndimorët u bënë të gjallë!
Pasi lanë duart si Pons Pilati, me Klodianin e pushkatuar, vazhduan misionin, për të cilin u bënë të gjallë!
I bëne thirrje “Bad Boys”-ve, të rrinë urtë.
Mos shqetësojnë qeverinë!
Në fakt, bënë një lëvizje boshe, sepse takuan personat e gabuar, që nuk kanë gjë në dorë në këtë histori!
Eshtë lëvizje boshe, sepse “Bad Boys-at”, janë çuna lagjesh, që nuk pjerdhin as për Edin, as për Lulin dhe as për këta perëndimorët!
Kjo, i ka vënë në alarm të gjithë këta!
I ka vënë, sepse ju prish rehatia dhe benificet, rrogat e majme, zarfat, hotelet e motelet, vilat dhe resortet. Bile “Bad Boys”, nuk pjerdhin, as për bashkëmoshatarët e tyre sufllaqexhinj, e ata që pushojnë në Jale, as për studentët, çuna mami e patatinash!
“Bad Boys” duan të jetojnë në Atdhe, por e shohin që nuk munden.
Ata janë pa punë, pa arsimim të mirë, nuk mund të krijojnë familje, nuk mund të blejnë ilaçe për prindët e tyre, për të blerë një shtëpi, as që bëhet fjalë!
Shkurt “Bad Boys”, nuk kanë asgjë për të humbur! Kjo i tmerron perëndimorët, Edin dhe Lulin, si pjesë e axhendës sorrosiane, për ta shpartalluar këtë vend!
“Bad Boys” as që janë të interesuar, të iki Ardi Veliu, përkundrazi, qëndrimi i tij, rrit urrejtjen, ndaj për vetëm dy ditë, ata dolën nga rrugicat, në dritë të diellit jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Shkodër, Lezhë, Krujë e Korçë, jo vetëm në Elbasan e Durrës, por edhe në bastionet e qeverisë, Fier e Vlorë!
.
Tirane 11 dhjetor 2020 - Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirane 11 dhjetor 2020 – Bulevardi Deshmoret e Kombit
“Bad Boys”, është e sigurt, që do jenë shumë shpejt në të gjithë vendin!
Ky, po që është një makth për gjithë plehrat e këtyre 30 viteve, që e rropën dhe sakatuan Shqipërinë!
“Bad Boys”, dje sulmuan seline e PS, ndërsa sot, në 30 vjetorin e saj, nxorën bythzbuluar edhe PD, sepse ata nuk pjerdhin për askënd, ndërkohë që po i ikën rinia në mizerje!
Kjo është vërtet e tmerrshme per Rrollinghillsat, e lloj lloj llumi milionerësh, nga maja e deri poshtë.
Ky është vërtet problem, sepse Edi, Luli dhe perëndimorët, nuk kanë me kë të bisedojnë, nuk kanë kë të korruptojnë, sepse “Bad Boys”, janë shum, janë në çdo rrugicë dhe cep pallati dhe jo vetëm në Tiranë, por tashmë në të gjithë vendin!!
Me e bukura është se ata janë njerëz të lirë!
“Bad Boys” e dinë që do mundohen t’i përbuzin e t’i etiketojnë lloj-lloj, bile i kanë etiketuar tashmë, por atyre nuk u plas trapi, se nuk kanë asgjë për të humbur!
Meqë ra fjala, Zdromsi i Bashkisë, ku është futur?
Nejse!
.
Sqarim! “Bad Boys”, ose Djemtë e Këqinj, në shqip, është përdorur në sensin pozitiv ndaj edhe kam përdorur thonjëzat në çdo rast.
Ata për mua, janë djemtëe dhe vajzat evropiane të viteve ’70, që sollën revolucionin e gjithanshëm në Perëndim!
.
Marre nga muri i Sokol Terihatit, 12 dhjetor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.