back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

“Arsimimi i brezit të ri dhe Kultura Shqiptare mbi të gjitha!” – nga Prof. Romeo Gurakuqi

Gazeta

Ernest Koliqi - 1938
Ernest Koliqi – 1938

“Arsimimi i brezit të ri dhe Kultura Shqiptare mbi të gjitha!”

nga Prof. Romeo Gurakuqi

Ernest Koliqi: “Kryefjala jon kje (në nji kohë në të cilën italjanët zotnojshin): Arsimimi i brezit të ri dhe Kultura Shqiptare mbi të gjitha!”

A mund të ketë vepër ma të mirë se sa shkollimi universitar i gjithë rinisë së gjimnazeve shqiptare në shkollat e duhuna me shpenzime të shtetit dhe pa dallime, politike, krahinore dhe klanore?
A ka ndonjë vepër ma të mirë se sa shkollimin universitar me e shtri menjiherë edhe për rininë e Kosovës Martire?
Këtë nismë e ndërmori dhe e realizoi Ernest Koliqi dhe rrethi i tij formativ, natyrisht falë autoritetit të padiskutueshëm që ai gëzonte brenda qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, mendjes së ndritun dhe shpirtit të madh në shërbim të njerëzve të Shqipnisë së vuejtun, pa dallim.
Për ta ilustrue due të jap shifrat e bursave të studimit të dhana për studentët shqiptarë vetëm për vitin shkollor 1942-1943, falë ndërhymjes së tij:

Ernest Koliqi - Hija e Maleve & Tregtar Flamujsh
Ernest Koliqi – Hija e Maleve & Tregtar Flamujsh

Qeveria shqiptare: dha gjithsejt për studentët shqiptarë në universitetet italiane këtë mbështetje me bursa studimi:
Në Romë 17, Siena 9, Firence 25, Trieste 1, Modena 1, Piza 16, Milano 2, Bolonjë 16, Padova 9, Bari 11, Parma 2, Torino 2, Perugia 1;

Ministria e Jashtme: në Romë 2, Bolonjë 1, Firence 1;

Mëkëmbësia e Përgjithshme: në Romë 40, Trieste 2, Bolonjë 19, Firence 35, Padova 15, Napoli 4, Milano 2, Torino 8, Bari 2, Piza 6, Palermo 4, Maçerata 1, Peruxhia 4, Modena 1, Parma 4, Camerino 3, Pavia 1.

Të drejta studimi të pa mbështetura me bursë janë dhënë 245 dhe janë financuar nga familjet ma të kamura ekonomikisht.

Bursa për shkolla të mesme dhe institute: Mëkëmbësia 74 gjithsej, ndërsa Ministria e Jashtme 17.

Interesant është fakti se në dhënien e bursave nuk është ndjekur ndonjë parim i përzgjedhjes dhe preferencës politike të kandidatëve. Këtë e themi prej faktit se në listat që kemi pasur rastin të shqyrtojmë gjejmë emra shumë të njohur më vonë, nga të gjithë përkatësitë politike të kohës: nga pjesëtare të familjeve që mbështeten regjimin e ri, indiferentë, antifashistë deri dhe komunistë që në të ardhmen do të bëhen anëtare të KQ të PPSH dhe pjesë e institucioneve politike dhe të propagandës. Kjo nuk do të thotë se regjimi në Itali nuk krijoi një sistem survejimi për të gjithë kontigjentin studentor. Nga dokumentacioni në dispozicion mund të themi se kjo mbikqyrje ka ekzistuar, por rezulton sipërfaqësore dhe më së shumti informative se sa reaguese dhe ndëshkuese.

Ernest Koliqi mes arbëresheve në një të dielë Pashkësh
Ernest Koliqi mes arbëresheve në një të dielë Pashkësh

Elenco Studenti Albanesi

Elenco degli studenti albanesi borsisti del Governo Albanese:

Universita di Roma: Jorgji Afezolli, Tomor Bala, Skënder Begolli, Haki M. Bejleri, Zama Bogdo, Melen E. Cani, Shahi Dajlani, Hajdar D. Ishami, Vasil Kamani, Gaci Klemo, Luigj Ljarja, Eduard Liço, Rifat Mijaj, Aleks Paluca, Meri Gj. Thimo, Spasse Trimçev, Petro Vuçani.
Universita di Siena: Skënder Curri, Isa Grezda, Zef Kaçulini, Pertef Kallfa, Kolë Kçira, Ciril Pistoli, Isa Sejdinaj, Ndoc K. Shllaku, Vangjel Thoçi.
Universita di Firenze: Petrit Agolli, Muhamet Bala, Tomë Berisha, Hydaj Bregu, Sulejman Dedaj, Ferid Dervishi, Ismet Elezi, Sezair Gota, Irfan Hasanaj, Hamdi Hoti, Zeqir Jakubi, Fejaz Kalakula, Skënder Koçi, Adil Maksuti, Xhevit Metehaxhi, Milan Naumi, Sotiraq Panariti, Sami Repishti, Isa Shabani, Gjon Serreqi, Stoimir Trifuni, Hajdar Xhema, Hajdar Vokopola, Enver Zeko.
Universita di Trieste: Elvira Shahiri.
Universita di Modena: Dhimosten Pepo.
Universita di Pisa: Hilmi Aliu, Simon Ashiku, Nexhat Basha, Temitehat Çela, Hilmi Emini, Et’hem Fazlliu, Veljan Gugo, Ahmet Iliazi, Aleksandër Korça, Themo F. Mandili, Esat Mekuli, Mahmut Memisha, Regjina Ndocaj, Faruk Rifati, Ali Sokoli, Luigj Toni.
Universita di Milano: Skënder Natiku, Zef Shkreli.
Universita di Bologna: Syria Anamali, Is-han Çabej, Ziso Cikulli, Astrit Delvina, Llambi Diamanti, Maksut Drrasa, Sitki Dyla, Abaz Konica, Tomor Lamçe, Sulejman Mborja, Alfons Muzhani, Fadil Paçrami, Hysni Rusi, Luigj Shënkolli, Sabri Ura, Astrit Ypi.
Universita di Padova: Idriz I. Ajeti, Skënder Anamali, Sejdi Bajrami, Luigj Franja, Nuredin Nasbati, Genc Xhevat Korça, Mark Krasniqi, Fadil Podgorica, Veli Sharra.
Universita di Bari: Pjerin Banda, Pal Dani, Xhevat Dibra, Androkli Kostollari, Llesh Miri, Rako Naço, Flora Noçka, Jusuf Rexhepi, Kristaq Shagla, Thoma Stavri, Spiro Theodhosi.
Universita di Parma: Aleksandër Manastirliu, Ferdinand Paparisto.
Universita di Torino: Anesti Dusku, Idriz Halluni.
Universita di Perugia: Ali Qemal Hysniu.

Borsisti del Ministero degli Affari Esteri:

Roma: Skënder Çarçani, Antoneta Ekonomi.
Bologna: Milto Qendro.
Firenze: Maria Kiri.

Studenti sussidiati dalla Reale Luogotenza Generale:

Roma: Ajaz Allamani, Spiro Avrami, Ali bendo, Osman Bishqemi, Nexhat Begolli, Ali Bytyçi, Pando Cani, Nikollë Dakaj, Fiqret Dani, Ahmet Dervishi, Nikolla Dimroçi, Margarit Fazi, Naim Frashëri, Pashko Gjeçi, Foto Gjika, Zef Gjonej, Kostaq Goruli, Shan Gurashi, Muhamet Grimci, Sezai Hoxha, Çesk Kabashi, Hajri Kadin, Gabriele Kandikian, Taqi Klemo, Haki Korça, Viktor Kraja, Zef Krroqi, Rrok Leci, Selman Ndreu, Injac Ndoja, Lec Paluca, Filip Pema, Muço Polo, Nush Radovani, Zeqiria Resuli, Remzi Shtylla, Vangjel Sotiri, Mihal Tushi, Anton Zadrima, Zef Zymeri.
Trieste: Çesk Bazhdari, Pjerin Koliqi.
Bologna: Konstandin Anastasiadhi, Skënder Arrëza, Grigor Buzi, Vaski Frashëri, Paskal Gjylapiani, Nikolla Jankulla, Hiqmet Myzyri, Ilia Papakozma, Ndoc Pema, Muço Polo, Mark Radoja, Sabri Repishti, Andrea Stefi, Pando Todhe, Sabri Topçiu, Muhamet Tyli, Mark Voci, Spiro Zaka, Lec Zojzi.
Firenze: Angjelin Begu, Eqrem Biba, Rexhep Çami, Ramazan Çota, Ndoc Dema, Shanisha Dosti, Llambi Durolli, Myqerem Fuga, Marika Furxhiu, Mark Gurakuqi, Vilhelm Gurakuqi, Islam Jaçellari, Zyber Juka, Emilia Kondili, Mihal Kopali, Maria Kristu, Stiri Lameni, Sulejman Laxavaja, Eleni Lezo, Fadil Maksuti, Hysni Merkoj, Faik Mullaraj, Sait Panariti, Sotiraq Panariti, Tomë Pepa, Andrea Prela, Kol Shiroka, Lec Shllaku, Xhemali Shkreli, Gjon Temali, Ramiz Treni, Xhevdet Vasija, Hajdar Vokopola, Osman Zoja, Angjelin Zojzi.
Padova: Faik Anamali, Jaho Bajraktari, Mehmet Dani, Luan Gashi, Kol Gjinaj, Ali Gjonligu, Mid’hat Gjonligu, Karl Harapi, Fadil Karakaçi, Genç Korça, Asim Lohja, Injac Saraçi, Jani Thoma, Kolec Ujka, Hajrullah Ujkashej.
Napoli: Renato Baldini, Qimone Jakobini, Sofia Karbonara, Gaspër Llupi.
Milano: Nicola Haxhija, Skënder Natiku.
Torino: Harallamb Ballamaçi, Oreste Dilo, Adalberto Fekeçi, Idriz Halluni, Paulin Margjokaj, Zef Pavaci, Theodor Qirici, Giovanni Shala.
Bari: Xhevdet Beqo, Jorgji Dhima.
Pisa: Simon Ashiku, Ahmet Jahja, Elvira Janura, Injac Toni, Aleksander Xhumari, Enver Zeko.
Palermo: Sabri Berberi, Adil Haznatari, Muhedin Maxhuni, Nuri Osmanaj.
Macerata: Cin Suma.
Perugia: Nuredin Basha, Paolo Pappaoli, Anton Shkjezi, Dario Troshani.
Modena: Jank Kankov.
Parma: Eqerem Arapi, Margerita Kadija, Zef Kodheli, Vasil Partali.
Camerino: Pjerin Banda, Jorgji Langore, Rrok Radovani.
Pavia: Halit Selfo..

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.