back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Arsimi laik i vitit 1933 – (Gabove Hilë! (Mosi) Gj. Fishta) – nga Leka Ndoja

Gazeta

At Gjergj Fishta (1871-1940)
At Gjergj Fishta (1871-1940)

Arsimi laik i vitit 1933 – (Gabove Hilë! (Mosi) Gj. Fishta)

nga Leka Ndoja

Pas këtij shkrimi të Fishtës tek revista “Hylli i Dritës” kundër politikës së sekuestrimit të shkollave më 1933, nga Zogu, Hil Mosi ministri i arsimit, i quajtur nga shtypi qeveritar i atëhershëm si “reformator”, vdiq. Reforma e tij, dmth mbyllja e seminareve e misioneve biblike dhe islame është për t’u diskutuar… Hilën e pasoi Mirash Ivanaj, që e kreu me tepri “reformën” e ndalimit e të sekuestros. Kështu gjimnnazet e shtetit u morën gjysmë të gatshme nga etërit, që duhet thënë se nuk shiheshin si “progresistë” karshi Atdheut si pushtet. Vetëm shkolla e jezuitëve “Kolegji i Shën Saverit” kishte 300 nxanës, të cilët me mbylljen e shkollës fetare u regjistruen në Gjimnazin e Shtetit. Edhe lëvizja e “Neoshqiptarizmit” tek ne, fatkeqësisht ka pasur këtë model të xhonturqve, (nisur dhe nga fjalëkuptimi e fjalëformimi) që e ndoqën shpesh edhe me ndikim në opinion, sipas komenteve të kohës mbi këto shkrime që u quajtën edhe “zbukurime gramatikore”. Këta i kundërviheshin autoriteteve të kulturës katolike në vitet ’30, me një logjikë të tillë, si të themi “aprioristike”, duke mohuar e duke i quajtur “pleq” mëtuesit e kësaj doktrine e deri filozofët si shën Agustini, që mrekulloi Konicën, duke qenë të hapur ndaj një socializmi të afërt. Ata quanin përparësi të madhe moshën e tyre të re… dhe fuqinë trupore.
Neoshqiptarizmi i parapriu në publicistikë, mbylljes së shkollave françeskane, jezuite e amerikane më pas; madje konfiskimit të tyre e kthimin në gjimnaze laike. Këto veprime gati shkaktuan incident diplomatik me perëndimin që i kish hapur këto shkolla që në kohë të Imperatorisë turke…
Midis dy shkollave, katolike e kristian-ortodokse që zotëronin kulturalisht shqiptarët, “neoshqiptarizmi” u fut në mes, gjithsesi duke rrekur të shmangej nga “panislamizmi’ i xhonturqve, në një aplikasion “sui generis”, gati laik.
Abetaren e parë e botoi Parashqevi Qiriazi, në mars 1909, sipas normave të Kongresit të Manastirit, duke iu bindur vendimeve të përbashkëta, të një alfabeti kryekrejet me frymë latine.
Për gati një shekull më parë, duket pak e çuditëshme për shqiptarët e sotëm “modernë”, sesi u miratua varianti i propozuar nga Fishta e shoqëria e tij kulturore “Bashkimi” pa asnjë ndjenjë lokaliste a fetare nga “misët’ e Kongresit, që ishin edhe klerikë, dallimet ishin ato trdiconale midis françeskanëve e jezuitëve (Fishta-Mjedja). Ndoshta për këtë arritje luajtën rol edhe emrat e personaliteteve të kulturës dhe gjuhësisë, si kryetari i Kongresit të

Mjeda - Fishta - Gurakuqi 1908
Mjeda – Fishta – Gurakuqi 1908

Alfabetit krahs Gjergj Fishtës e Ndre Mjedës; Gjergj Pekmezi e Luigj Gurakuqi që u blatuan si apostuj të fjalës.
Luhatjet e përdorimit të “alfabeteve hibridë” morën fund. Ato deri atëherë sajoheshin aty këtu nëpër Perandori, sipas mundësive që ofronin shtypshkronjat në Stamboll, Bukuresht, Sofje e Selanik. Diku ndonjë gërme cirilike apo greke, që vërehej aty këtu ndër botimet shqipe edhe më pas, në letërkëmbimet e atdhetarëve e nismëtarët e shkrimit shqip të rilindjes kombëtare. Unifikimi dhe përdorimi shpërthyes i alfabetit; zhvillimi i botimeve të librave dhe revistave në gjuhën shqipe, shihej me xhelozi nga kisha greke dhe Patriarkana. Këta ishin më fanatikë se turqit se e shihnin Perandorinë, të vetën, si Bizantin e vjetër. Vepra e tyre u shfaq egërsore deri në mjerim, kundër ndikimit të kulturës perëndimore tek shkrimi shqip dhe “Mësonjëtores së Vajzave”. Mjafton të përmendim gjyqet në disa shkallë, e përndjekjet ndaj Qiriazëve që drejtonin shkollën që akuzohej se mbahej nga amerikanët. Grekët që kishin krijuar shtetin e tyre sipas projektit të “Megalloidhesë” e paraqisnin në çdo rast gjuhën shqipe si një të folme pa aftësi shkrimtarie, pasi pa alfabet, ose më keq, si një gjuhë barbare gati të pagdhendur, për të mbështetur pretendimet territoriale (jo vetëm fetare) ndaj Epirit.
Një përzierje nga mbeturinat e maqedonishtes e turqishtes, e aftë, gjoja, vetëm që t’u këndohej fëmijëve në djep. Këto predikonte drejtori i shkollës së mesme të Selanikut dr. Marulis; një nga propaganduesit më të egër të helenizmit ndaj Maqedonisë e Shqipërisë.Me mbajtjen e Kongresit të Manastirit, faktori i mungesës së gjuhës së shkruar shqipe, iu hoq përfundimisht aleatëve të Ballkanit. Pas ç‘kishërimit të shqiptarëve (vrasja e tregtarit Spiro Kosturi, 1904), që guxonin përdorimin e gjuhës shqipe për ceremoninë e tyre të dasmës, At Cilka nga Korça u burgos sepse dërgoi një letër nga Bukureshti në shqip, më 1907, dhe u lirua vetëm tre ditë para shpalljes së kushtetutës së xhonturqve. Që me vrasjen e At Kristo Negovanit më 1904, dhe me përqafimin e alfabetit latin nga gjithë shqiptarët më 1908, pritej zgjimi Kishës Greke nga Fanatizmi dhe injoranca që vinte nga ushtrimi i mistikës pritej që ajo të ndryshonte mënyrat e sjelljes, teokratike. Shenjat e fshehta e sidomos veprimet, apo kabalistika e Kishës Greke, nuk ishin më të tilla për shqiptarët.
Kongresi i Alfabetit latin i drejtoi shqiptarët në librin e jetës kombëtare dhe faktorizoi krijimin e shtetit shqiptar. Përkundrazi, shënoi kufijtë lindorë të Qytetërimit Perëndimor.

Marre nga muri i FB Vrethee Lnika, 7 gusht 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.