back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Anonimasit e Letrave… – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Maska dhe Hipokritë
Maska dhe Hipokritë

Anonimasit e Letrave…

nga Kazanova Aliaj

Shkrove në vite, pafund letra anonime…
Intriga e shpifje pa fund… dhe mbushe dosje të pambarimta…
Deponove me fytyrë të ligështuar, djersive, u dridhe dhe ece squllët si ligavec.
Nëpër fletët e lakrës së prishur, zvarrë u tërhoqe!! Dhe një ditë pa diell, dole nga lëkura jote, ti ligaveci i ndyrë… u shkunde nga frika, u shtyve e pështyve si ngahera, po dosje më s’shkrove…
Kishe tjetër armë tani, ndaj intrigën përdore!
Çave e përçave deri ndër pemë u ngjite! Sa bukur e the: “…dhe nga hapësira u hutove!!”
Vehten e mblodhe, ti o i squlluri ligavec e me sy të zgurdulluar pëshpërite:
-Paskam, akoma kohë për të bërë keq, dhe armën nxorre…!
E përdore me hir e pahir, të shtynë e të pështynë si atëherë, e ti prap vazhdoje fytyrëvrarë ta kishe kurrizin të thyer, po maskat vazhdoje t’i ndrroje!!
Për aq sa të ka mbetur me vetvete fole, se intriga s’të mjaftonte..
Mos të dridhem si më parë, po shkruaj dy fjalë, dosje s’kam më, njeri s’më thotë gjë…
Dhe shkrove prap, ti ligaveci i ndyrë, shkrove me jargët e tua, gërma të squllura që kutërbonin era intrigë!!
Me atë armën e ndyrë, intrigën e fëlliqur, ti mbulove krimet e tua dhe fillove të shkruash poezi… mbasi jetë njerëzish kishe nxirë!!
Engjëllin me brirë krijove ti o ligavec i ndyrë, dhe era e qelbur e dosjeve ngado të ndjek ty o kërmë .!!
Ti shkruan për shtojzovalle, rrëfen përralla e nëpër vargje poezish s’përdridhesh si çingije, po mos harro o ndyrësirë, pagesa e frikës të ndjek si hije!
Ferri dhe parajsa këtu janë, mos e lodh Zotin me maskën e besimtarit të rremë, e deri në përgjunje ndaj Shën Spiridonin, mos e mashtro o i mjerë…
Zoti, si ty edhe gjithë të ligjëve si ti, ditën e di vetë, se ku dhe si ua ka prerë!!
Për ato që ke bërë, një ditë do t’i paguash or i mjerë…!
.
Cift maskash...
Cift maskash…
Marrë nga muri i fb i Kazanova Aliajt, 1 tetor 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.