back to top
25.5 C
Tirana
E premte, 24 Maj, 2024

460 vjetori i botimit të Mesharit të Gjon Buzukut…

Gazeta

Jaho Brahaj  “Kronikë e derës së Gjon Buzukut”
Jaho Brahaj “Kronikë e derës së Gjon Buzukut”

460 vjetori i botimit të Mesharit të Gjon Buzukut…

Prof. Dr. Shefqet Hoxha

Me 5 janar 2015, mbushen 460 vjet nga botimi i Mesharit të Gjon Buzukut… Libri “Kronikë e derës së Gjon Buzukut” është nji botim nga Jaho Brahaj që e përcjell kët eveniment historik dhe nji personazh nyje ne kulturën shqipe, Gjon Buzukun.

Dr. Prof. Shefqet Hoxha - Historian
Dr. Prof. Shefqet Hoxha – Historian

Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke. Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me boimet e mëparshme si; “Emblema Shqiptare”, “Flamuri i kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës. Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, është një punë shumvjeçare gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit, e Romës, por të gjitha këto të nderthurura në varësi të objektit studimor me botimet e autorëve më në zë të letrave shqipe. Në këtë monografi zgjidhet përfundimishtë enigma nga ishte autori i monumentit të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi mjedisin ku kaloi fëmijërinë. Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë pas pushtimit të shekullit XV. Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI, për t’i bërë ballë agresionit kulturor të pushtusit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të ndërthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura. Të gjitha përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore perëndimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të përpjekjeve për të mos u ndërprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve politike të popujve të Ballkanit. Botimi i kësaj monografije, është me vlera dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore.
Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare në hullinë e studimeve të autorit mbi historisnë tonë kombëtare.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.