back to top
25.5 C
Tirana
E premte, 24 Maj, 2024

4 shtator 2016 – Shenjtërimi i Nënë Terezës Shqiptare – Studim nga Profesor Lutfi Alia

Gazeta

Nanë Tereza (1910-1997)
Shenjtorja Nanë Tereza (1910-1997) 

4 shtator 2016

Shenjtërimi i Nënë Terezës Shqiptare

15 mars 2016,
Papa Francesku, firmosi dekretin e kanonizimit Shenjtore së Lumes Nënë Tereza shqiptare.
Ceremonia e shenjtërimit do të zhvillohet më 4 shtator 2016,
Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan
dhe është një ndër ngjarjet kryesore të Vitit Jubilar të Mëshirës.

Lutfi Alia - Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
Lutfi Alia – Agnes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza

Meditim për Nënë Terezën Shqiptare

Studim i gjatë nga Profesor Lutfi Alia

Nёnё Tereza, kjo grua e madhe e shtatvogёl, e veshur me sarin e bardhё, me kordona blu nё buzёt anёsore, me shaminё nё kokё ashtu si e vinte nёnlokja Drane; me kryqin tё fiksuar nёn supin e majtё mbi zemёr, nё kёmbё mbathur sandalet; gjithnjё nё shtegtim me hap tё shpejtё dhe tё sigurt nёpёr rrugёt e botёs dhe kur ngjiste shkallёt e pallateve mbretёrore, kur shkonte nё zyrat e pushtetarёve; me tё njejtin ritёm lёvizte nё shtёpitё motrave tё misionit dhe kur hynte nё shtёpitё e popullit tё thjeshtё, nё barakat e slum-eve tё Hindisё dhe tё botёs, pёr herë dhe kudo ishte aktive, dinamike, e fuqishme, e thjeshtё deri nё madhёshti, ishte Nënë Tereza Shenjtorja e Dashurisё. Nën hapat e lehtё e të sigurt tё Nёnё Terezёs, gjithçka merrte jetë dhe Ajo bëhej me flatra qiellore.
Kushdo që e ka takuar Nënë Terezёn, është ndodhur pёrballë pamjes e saj hyjnore, me sytё e saj tё zi plot dritё, nga buronte njё vështrim i butё, i ёmbёl, i qeshur, depёrtues, plot mirёsi, por dhe serioz e guximtar, i mbushur me preokupim dhe rrallё herё me zemёrim, qё i kthente nё forcё dhe nё aksion, pёr tё zgjidhur problemet shumta tё pjesёs sё mbrapshtё tё botёs.
Ky portret i mirёnjohur dhe i dashur nga tё gjithё, plotёsohet me njё veçori tjetёr tё Nёnё Terezёs, me pёrshёndetjen e saj tipike, me dy pёllёmbёt tё bashkuara para gjoksit tё vogёl, qё i puthiste lehtё-lehtё, si tё merrte ndër duar, pёr tё vendosur brenda zemrёs tё saj tё madhe, tё mbushur me dashuri nëne.
Kush e ka takuar Nënë Terezën, nga njerёzit e zakonshёm e deri te burrat e shteteve, Papёt dhe kardinalёt, artistët e shquar, shkrimtarёt, shkencёtarёt, miliona varfanjakë, lypsat, gazetarёt, mbretёr e mbretëresha, princa e princesha, presidenta, kryeministra e ministra, diktatorët, burra e gra, nёpunёsit e zyrave, kudo në rrugë dhe nё shtёpitё e misionit, të gjithë pa pёrjashtim, për ta përqafuar, ishin tё detyruar të përkuleshin para shtatit të saj të paktë dhe kjo s’ishte thjeshtё përkulje fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që u impononte madhёshtia e saj.

Ganxhe Bojaxhiu me shokët e shkollës - Shkup 1920
Ganxhe Bojaxhiu me shokët e shkollës – Shkup 1920

Nёnё Terezёs ёshtё ikona e kohëve moderne, shenjtorja e të varfërve, shenjëtoria e dashurisë.
Pёr veprat shpirtёrore dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë Tereza ka nderohet nga tё gjithё popujt e botёs, qё e quajnë: “Nёna e dashurisё”, “Nёna e botёs”, “Ungjilli i Gjallë”,”Ungjilli i Pestё”, “Pena e Zotit”, “Lajmëtare e Dashurisë të Jezu Krishtit”, “Nёna e tё Varfёrve”, “Shёruese e Plagëve të Botës”, “Shenjtoria e Sashurisё”, “Shenjtoria e tё Varfёrve”, “Investuesja e Dashurisë”, “Engjëlli i Dashurisë”, “Engjёlli i Jetёs”, “Engjёlli i Mirёsisё”, “Mesazhere e Dashurisë dhe e Lumturisë në botë”, “Emisare e Zotit në tokë”, “Ungjilloria Transparente” etj.
Pesha e viteve, i kishte lёnё gjurmёt e veta, ndёrsa mundimet qё kishte bartur nё jetё, ia kishin kёrrusur paksa trupin e saj shtatvogël, por nuk e thyen shpirtin dhe forcёn e kёsaj gruaje të madhe. Nёnё Tereza i shёrbeu njerёzve me vetmohim duke e shndёrruar dashurinё nё besim, në mision dhe nё profesion, përherë nё ndihmё tё viktimave tё varfёrisё dhe njerëzve në vuajtje.
Tё gjithё ruajmё nё kujtesё fotografitё e panumërta të Nënë Terezës shqiptare, me  fytyrën e bukur dhe fisnike, tё skalitur me rrudha, tё ndriçuar me buzёqeshjen e ёmbёl e hyjnore, me vështrimin e ngrohtë, të qeshur e plot dashuri për një botë të mjerë. Kështu mbetet Nënë Tereza, shumë më përtej kufijve të kishës katolike dhe ftohtёsisё zyrtare tё pushteteve.

Nuk ishte rastёsi, qё nga gjiri i popullit tё vuajtur shqiptar, Zoti zgjodhi Nënë Terezën, që e pёrdytёsoi me Jezu Krishtin, kёsisoj ajo u ngjit nё lartёsitё e shenjtёrisё universale, u bё simbol i pastёrtisë, i besimit me devotshmёri, i pёrkushtimit me dashuri nё misionin si motёr katolike, si misionare e bamirёsisë dhe e dashurisë; i shёrbeu të gjithë njerёzve pa dallime fetare, sociale dhe ekonomike, nё veçanti ndihmoi tё varfёrit, tё sёmurёt, tё braktisurit, jetimёt dhe me kёto vepra u bё modeli i pёrsosur i humanizmit dhe i dashurisë për njeriun.
Pёr kontributet shpirtёrore dhe humanitare, murgesha misionare Nënë Tereza – Nëna e Dashurisё, ёshtё vlerёsuar ndёr gratё mё tё shquara tё shekullit XX dhe pёr kontributin e saj, shumё shtete dhe institucione e kanё dekoruar me mbi 35 urdhёra, me medalje dhe me shumё çmime prestigjioze, ndёrsa nё vitin 1979, i akorduan çmimin Nobel pёr paqёn, pёr veprat e shquara nё aktivitetet e saj humanitare dhe nё inspirimin shpirtёror.
Atё ditё, kur iu dha çmimi Nobel, Nënë Tereza bёri dhe deklaratёn e fuqishme: “Me origjinё dhe me gjak, jam shqiptare!”, njё thёnie lapidare, qё pёrcjell kumtin e krenarisё të shqiptares, por dhe nderin pёr tё gjithё shqiptarёt, qё i gёzohen dhe e admirojnë bashkatdhetaren e madhe me famё botёrore.  Nëna Tereze e pranoi çmimin Nobel në emër të të varfërve, për tё ndihmuar të varfërit ndër të varfërit, tё cilёve iu dedikua me vetmohim, duke vënë në qendër dy shtyllat themelore: Zotin dhe Njeriun – Zot.
Ashtu si populli e “kanonizoi” Papën e mirë Gjoni XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e fatlumëve dhe lumturimi “i posaçëm” dhe i shpejt i Nënë Terezës shqiptare me 19 tetor 2003, nuk shkaktoi kurrfarë dyshimi, as protesta të rrëmbyera, pёrkundrazi, nxiti dёshirën e pёrgjithёshme tё shpallej menjёherё shenjtore, andaj populli, ashtu si dikur e quajti Nёna e Dashurisё, pa hezitim e “kanonizoi” shenjtore dhe popujt e botës e quajtën e Shenjta Nёnё Tereza.
Gjithkush ёshtё i bindur se Papa Gjon Pali II, në emër të Kishës, i detyrohej me mirënjohje pёr veprёn madhёshtore dhe tё rrallё, qё Nënë Tereza kreu duke ndihmuar tё varfërit dhe të sëmurët, tё cilёve u shёrbeu në emër të dashurisë për njerëzimin. Pёr meritat e shquara nё shёrbim tё varfёrve, tё njerёzve qё vuanin dhe pёr kontributin nё mbrojtjen e jetёs, nё vitin 1987, Nёnё Tereza, zgjidhet unanimisht Presidente Nderi e Lёvizjes Ndёrkombёtare: “Pёr jetёn, nё tё gjithё botёn”.
Ashtu si shenjtorёt e tjerё dhe e Lumja Nёnё Tereza është kudo e pranishme dhe frymёzuese, pasi Ajo ka lёnё testamentin e besimit katolik tё pastёr e tё ndjerё shpirtёrisht, optimizmin, guximin, shpresёn gjithmonё fitimtare, thjeshtёsinё e admirueshme, dashurinё hyjnore pёr njeriun, forcёn vepruese, dhёmbshurinё dhe pёrkushtimin pёr tё ndihmuar tё varfёrit, lypsat, jetimёt, tё sёmurёt, sakatёt, tё gjithё ata qё shoqёria i braktis dhe i konsideron tё “paprekshmit”.
Pёrgjigjia e saj hyjnore ndaj thirrjes sё Jezu Krishtit: “Eja, bёhu drita ime”, e bёnё motёr katolike tё devotshme, misionare tё bamirёsisё, nёnё të tё varfёrve, dёshmitare të dashurisё sё Zotit, pёr tё gjithё njerёzit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe niveli social-ekonomik.
Besimi nё fenё katolike i dha forca tё veprojë me dashuri nё shёrbim tё viktimave tё varfёrisё dhe kështu krijoi moralin, humanizmin dhe dashurinë tereziane, qё edhe nё ditёt e sotme, janё modele sociale pёrgjithёsuese pёr gjithё popujt e botёs.
Duke vlerёsuar veprёn e Nёnё Terezёs, Papa Pali VI ka thёnё: “Ju prezantoj Nёnё Terezёn dёshminё autentike tё Ungjillit pёr tё gjithё, lajmëtaren e dashurisё tё Jezu Krishtit”.
Papa Gjon Pali II, ditёn qё e shpalli tё lumturueme Nёnё Terezёn tha: “Me dёshminё e jetёs dhe tё veprës sё saj, Nёnё Tereza na kujton tё gjithёve, se misioni ungjillor i Kishёs, kalon nёpёrmjet dashurisё, e ushqyer nё lutjet dhe nё dёgjimin e fjalёs sё Zotit”.
Nёnё Tereza ёshtё Ungjilli i pestё. Ndonёse dihen cilёt janë katёr Ungjijt  e tjerё, shumё tё krishterё dhe jo tё krishterё nuk e dinё cilёt janё ungjillorёt, por njohin Nёnё Terezën dhe e pranojnë unanimisht si Ungjillin e pestё, Ungjillin e gjallё, misionaren e bamirësisё, mishёrimin e dashurisё nё veprim, shenjtoren e dashurisё.
Dhe nё çastet e vёshtira tё pёrjetimit tё “natёs sё shpirtit”, Nёnё Tereza nuk u fsheh nё fenё e saj, nuk dyshoi, nuk u thye, nuk u dorёzua, nuk e braktisi fenё katolike, pёrkundrazi e kёrkoi Zotin me insitim, pasi besimin nё Zot nuk e donte si dhuratё, ashtu si e pranojnë besimtarёt dhe mistikёt e tjerё, por e kёrkoi me të gjitha forcat e besimit, me mençurinё e saj, kësisoj e gjeti, e përvehtësoi dhe e zbatoi në fè dhe në jetë si motёr katolike, si misionare e dashurisë, duke rrezatuar dritё mbi tё gjitha errёsirat.
Nёnё Tereza nëpërmjet misionit të bamirësisë (Mission of Charity), ka dhёnё njё kontribut tё shquar nё ndёrkombёtarizimin e humanizmit, duke krijuat kulturёn e shёrbimit pёr njerёzit nё nevojё, pavarёsisht nga pёrkatёsia fetare dhe kësisoj u bё protagoniste e ekumenizmit tё kohёve postmoderne.
Me misionin ungjillor, Nёnё Tereza u bё “Samaritania e mirё” pёr çdo person qё ka takuar, pёr çdo të varfër, të sёmurë, të braktisur, për çdo njeri nё krizё, nё vuajtje dhe nё dёshprim.
Nёnё Tereza mbetet Nёna e Pёrjetёshme, Apostulla e Dashurisё, Shenjtoria e Dashurisë.

Madre Tereza - Profesore dhe drejtoreshë shkolle  - Kalkutë 1946
Madre Tereza – Profesore dhe drejtoreshë shkolle – Kalkutë 1946

Motër Katolike e përkushtuar

Dёshira e Gonxhe Bojaxhiut, pёr t’iu përkushtuar veprës sё Jezu Krishtit, e ka zanafillën në zemër të vendlindjes arbërore, e cila në vitet e fёmijërisë dhe të rinisë se saj, ishte e copëtuar dhe nё mjerim. Jetesa mes të varfërve të Shkupit, ndikoi nё shpirtin e brishtë të Gonxhes, duke ideuar ndjenjat e miqësisë, të ndihmёs dhe të respektit për të nëpërkëmburit nga fati i mbrapsht, nga shtypja dhe padrejtësitë shoqërore, andaj i u përkushtua atyre me dhёmbshuri dhe dashuri e kёsisoj i parandolli vehtes misionin e kryqit.
Në rrugën e shenjtërimit që ajo zgjodhi, nuk e çoi ndonjë kompleks, apo sugjerim, përkundrazi inspirimi për të hyrë në shёrbim të kishës si motër katolike, i lindi natyrshëm në shpirtin e saj të ndjeshëm e për këtë pёrkushtim të veçantё tregon: “Isha e ulur në gjunjë para Zonjës të Letnicës, në Santuarin pranë Shkupit, kur dёgjova thirrjen hyjnore. E kujtoj shumë mirë atë mbrëmje të festës së Zonjёs e ngjitur në qiell. Po lutesha e këndoja e mbushur me gëzim tё brendshëm, kur e dëgjova zёrin e Zotit, që më ftoi t’i përkushtohem Atij, të konsakrohem në shërbim të njerëzve”.
Gonxhja vendosi t’u shërbente njerëzve në emër të Zotit dhe jo të mbyllej si murgeshë në një kuvend, për t’i kaluar ditët me lutje dhe meditime, andaj me Jezu Krishtin në zemër, iu pёrkushtua atij në shërbim të njerëzve. Duke parë këtë pёrkushtim, Zoti e ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, andaj zgjodhi Gonxhe Bojaxhiun për barazi dhe si dёshmi të një jete si motër misionare në shërbim të njerëzve. Pra, gjithçka lindi dhe rrodhi natyrshëm, me besim te Zoti, me pёrkushtim shpirtëror të brendshëm, me thjeshtёsinё e saj rinore dhe nё mёnyrё të ndërgjegjshme.
Nё gusht tё vitit 1928, Gonxhe Bojaxhiu vendosi “…para Zonjёs Sonё, vendosa të shkoj nё mision e do t’i pёrkushtohem tёrёsisht Zotit dhe shpёtimit tё shpirtёrave”.
Kёsisoj Gonxhia e nisi jetёn e misionares, e lajmёtares sё ungjillit, e motrёs tё dashurisё.
Mё 26 shtator 1928, Gonxhja nis udhёtimin e misionares dhe nga ajo ditё vazhdoi pelegrine tёrё jetёn. Fillimisht nё Urdhёrin e Motrave tё Loreto-s nё Dublin të Irlandёs, ku qëndroi pak kohё pёr tё marrё mёsimet e anglishtes dhe ku mori velin e motrёs nё rishtari.
Nё zbatim tё rregullave tё Urdhёrit tё Motrave tё Loreto-s, Gonxhja zgjodhi emrin Maria Tereza e Jesu Krishtit Fёmijё, ashtu si Shёn Tereza e Lisieux. Nga ajo ditё, tё gjithё e thёrrisnin Motёr Tereza. Pёr kёtё zgjedhje ajo tregon: “Mora emёrin e Terezёs, por jo tё Terezёs sё madhe tё Avila, zgjodha emёrin e tё voglёs, tё Terezёs sё Lisieux”.
Duke marrё emёrin e Terezёs sё vogël, Gonxhja bёri njё zgjedhje tё veçantё, qё i lindi si thirrje e brendёshme, si e tregon ajo vetё: “Tereza e Liseiux bёri gjёra tё vogla me dashuri tё madhe; gjёra tё zakonshme me dashuri tё jashtёzakonёshme; ja pse u bё e Shenjtё dhe unё besoj, se ne mund ta pёrdorim kёtё shembull nё jetёt tona, duke bёrё gjёra tё vogla me dashuri tё madhe”.
Preferoi emёrin Tereza, sepse ndjehej si rimishërim i tё dyjave, me tё parёn ngjante nga shtati i pakёt dhe inspirimin pёr tё bёrё  gjёra tё vogla, me dashuri tё madhe, ndёrsa me shenjёtoren e Avilas e lidhte dashuria pakufi ndaj Krijuesit, deri në vetëflijimin absolut.
Besimi nё fenё katolike dhe shёrbimi me dashuri pёr viktimat e varfёrisё, pёr njerёzit në vuajtje, qё kishin nevojё për ndihmё, pёr pёrkrahje, pёr njё fjalё tё mirё, e kanё zanafillёn nё edukimin qё mori nga prindёrit, nё shkollёn, nё famullinё e Shkupit dhe nga shoqёria shqiptare e kohёs.
Pёr vitet e fёmijёrisё Nёnё Tereza tregon: “Dhe pse ndiqja shkollёn laike, para sё gjithash familja ime dhe famullia Zemra e Krishtit, mё kanë dhanё edukim tё mirё e tё shёndoshё”.
Ne Shkup, tё vobektit dhe nevojtarёt, e kishin ndjerё nga afёr dashurinë, dhёmbshurinё dhe dorёn e ngrohtё tё Gonxhes së vogël, qё u rrinte pranё dhe i ndihmonte, andaj e quanin“Engjёlli i ngushёllimit”.
Nuk duhet tё harrojmё se nё atё periudhё, femra shqiptare ishte e shtypur dhe pa tё drejta shoqёrore, ndёrsa Gonxhja e vogёl, i sfidoi paragjykimet e kohes, Ajo spikaste mbi kufizimet, qё diktonte kultura dhe mentaliteti patriarkal i kohёs.
Kёto janё tiparet e kulturёs humanitare, fetare dhe tё fisnikёrisё tё familjes Bojaxhiu, tё shkollёs shqipe, të shoqёrisё shqiptare dhe tё famullisё tё Shkupit, ku u rrit dhe u edukua Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Nga nёnlokja Drane dhe nga babai Nikolla, Gonxhja mori vlerat më të mira, që çdo fëmijё dëshiron t’i trashëgoi nga prindёrit e vet.
Gonxhja ishte 18 vjeçe kur hyri nё jetёn e murgeshёs katolike dhe tё misionares e nё kёtё shtegёtim tё gjatё, mbajti nё thellësi të qёnies sё saj forcёn dhe dashurinё e nёnёs Drane, qё e edukoi me virtyte tё larta, ruajti krenarinё dhe shpirtin e aksionit tё baba Nikollёs, kishte mbёshtetjen e pёrherёshme tё vёllait Lazёr dhe tё motrёs Age, por ndjente dhe jehonёn e Rozafës, flijimin e nёnёs Rozafa, gruas mitike të murosur në përjetësi, qё e frymёzoi me sakrificёn sublime pёr tё bёrё mirёsi; nё shpirtin e saj ndjente madhёshtinё e mbretёreshёs Teuta dhe te princeshes Donika, mençurinё dhe fisnikёrinё e Dora D’Istrias, forcёn e fjalёs edukuese tё Parashqevi Qirjazit, trimёrinё e Nores të Kelemendit dhe të Shote Galicёs, ashtu si tërë jetën e shoqëruan dhe uratat e qindramijёra nёnave, grave dhe vajzave shqiptare.
Kjo botё shqiptare, qё gjallonte nё shpirtin e Gonxhes, u lidh dhe me njё  tjetёr botё tё dashurisё,  tё cilën e gjeti nё fenё katolike, madje i bashkoi nё njё tё vetme e kёsisoj, e plotёsoi universin e pёrkushtimit nё  katolicizёm, nё bamirёsi, nё dashurinё pёr njeriun dhe pёr jetёn.
Kёto misione, Nёnё Tereza i ka shprehur me veprat e shumta  fetare dhe humanitare, por dhe nё shkrimet e nё letrat e shumta, nё uratat, nё esse-tё dhe poezitё e saj tё bukura plot ndjenja, me kёshillat profetike, me veprёn apostolike, me predikimet, me sentencat ungjillore, nё takimet e nё bisedat me njerёzit e thjeshtё dhe nё marrёdhёniet me qytetarёt dhe zyrtarёt. Ta njohësh mirëfilli punën e saj të bërë në Kalkutë të Hindisë dhe në qindra vende tё tjera të botës, tё njohёsh besimin e palëkundur të saj për Jezu Krishin dhe Shёn Marien, do të thotë ta njohësh Nёnё Terezёn, tё njohish shpirtin e saj, mundësitë e pakufishme pёr të bërë mirësi në jetë dhe te kuptoh si flijohet për tjetrin, çka nënkupton të bëhesh shpirtërisht më i pasur,  më i mirë, më i dobishëm për njerëzit dhe për botën që i përket.

Nënë Tereza - për shqiptarët - Oslo 1979
Nënë Tereza – për shqiptarët – Oslo 1979

Rishtarja dhe Motra Tereza

Pasi qёndroi pak muaj nё Dublin, nё dhjetor tё vitit 1928, rishtarja Tereza udhёtoi pёr në Hindi dhe mё 6 janar 1929 mbёrriti nё Kalkuta. Ishte njё udhёtim i gjatё e i lodhshёm dhe kёsisoj vazhdoi pelegrine tёrё jetёn, me impenjimin shёmbullor nё misionin e saj fetar dhe humanitar, deri sa e “pushtoi” tërë botën, si misionare e dashurisё.
Nё janarit tё vitit 1929, e dёrguan nё kuvendin e Darjeeling, rrёzё maleve Himalaja, pёr tё plotësuar noviciatin (rishtarin) dhe pёr t’u kompletuar nё formimin si murgeshё, ku dhe e emёruan mёsuese nё shkollёn e kuvendit, por zhvillonte dhe aktivitete si operatore shёndetёsore, çka e ndihmoi tё vihej nё kontakt me tё sëmurët dhe tё njihej me realitetin ku jetonin banorёt.
Mё 24 maj 1931, pasi mori pёrkushtimin e pёrkohshёm tё murgeshёs, e rikthyen pёrsёri nё Kalkuta, nё kolegjin katolik tё Saint Mary’s High School, nё periferi tё Entally, ku jetoi e punoi për 17 vjet. Nё kolegj, Motra Tereza jepte mёsime nё lёndёt e historisё dhe tё gjeografisё.
Rregullat e rendit “Motrat e Loreto-s”, nuk i lejonin murgeshat tё dilnin jashtë mureve tё kuvendit, por Motra Tereza duke pёrfituar nga veprimtaritё vullnetare tё nxёnёsve te saj, dilte dhe i shoqёronte nёpёr Kalkuta, kёsisoj njohu kushtet e rёnda ku jetonte populli nё lagjet e varfёra e aty preku mjerimin. Kёto realitete, i pёrjetoi me dhimbje dhe  kjo vuajtje nxiti thirrjen e brendёshme pёr t’i ndihmuar kёta banorё.
Mё 24 maj 1937, nё festёn e Zonjёs Ndihmёtare, nё prani tё kryeipeshkёvit Imzot Pèreir, tё motrёs superiore tё kuvendit, tё rishtareve tё tjera dhe tё motrave tё Bengala, mori pёrkushtimin e pёrhershёm tё murgeshёs dhe u quajt Nёnё Tereza, emёr qё e mbajti me nder gjatё gjithё jetёs.
Papa Gjon Pali II, pёr kёtё zgjedhje ka thёnё: “Ta quajmë Nёnё një fetare është e zakonëshme për të gjithë ne, por ky emër, për Nënë Terezën ka shprehje intensiteti special. Një nënë shquhet për aftësinë të dhuroi. Duke e vrojtuar Nënë Terezën në tiparet e saj, në të gjitha sjelljet e në mënyrën e të jetuarit, na ndihmon të kuptojmë çfarë pёrfaqësonte ajo përtej përmasave fizike dhe çdo të thotë të jeshë Nënë”.
Pasi mori pёrkushtimin motrёs sё pёrhersheme, u rikthye nё Kalkuta, ku e ngarkuan me pёrgjegjёsi drejtuese nё Kuvendin e Motrave tё Loreto-s, ndёrsa nё vitin 1944 e emёruan drejtore e kolegjit katolik tё Shёn Marisё nё Entally.
Nё vitin 1945, populli hindian u ngrit nё luftё pёr pavarёsi nga Anglia. Nё ditёt kur Kalkuta u pёrfshi nga luftimet, Nёnё Tereza i aktivizoi motrat dhe shumё nxёnёse të kolegjit, tё mjekonin tё plagosurit, të ndihmonin jetimёt, fëmijёt e braktisur dhe nё shpёrndarjen e ushqimeve banorёve tё izoluar nё mjerimin e shumtë të Kalkutёs. Nё fund tё vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua nga ushtria, qё e  shndёrruan nё spital, ku Nёnё Tereza dhe motrat misionare shёrbyen si infermjere për mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve.
Nё gusht tё vitit 1946, Kalkuta u shndёrrua nё arenё luftimesh. Ndёrsa ecte nё rrugёt e Kalkutёs shihte shkatёrrimet dhe masakrat, që e tronditёn dhe ndikuan, qё krahas dhimbjes munduese, nё shpirtin e saj tё ndjeshёm tё lindi njё reflektim i brendshёm dhe revolta shpirtёror ndaj padrejtёsive, qё e udhёhoqёn drejt marrjes tё njё vendimi tё rёndёsishёm nё jetёn e saj.

Ganxhe Bojaxhiu - Foto e parë nga India - 22 shkurt 1929
Ganxhe Bojaxhiu – Foto e parë nga India – 22 shkurt 1929

Themeluesja e Urdhërit Misionaret e Dashurisë.

Missionarie Della Carità
Congregatio Sororum Missionarium Cariatis.
Missionaries of Charity or Sisters of Mother Teresa.

Mё 10 shtator 1946, Nёnё Tereza mori trenin pёr nё Darjeeling, ku shkoi nё kuvend, tё kalonte 10 ditё me ushtrime shpirtёrore. Gjatë meditimeve kalonte nё kujtesё ngjarjet e Kalkutёs, luftёn, shkatёrrimet, djegiet, tё vrarёt, tё plagosurit, varfёrinё, vuajtjet e njerёzve tё thjeshtё dhe keshtu nё ndёrgjegjien e saj shpёrtheu “thirrja e thirrjeve shpirtёrore”. Pёr kёtё reflektim, Nёnё Tereza tregon: “Atё natё hapa sytё dhe pashё vuajtjen e njerёzve dhe ndjeva mungesёn e pёrkushtimit tim. Dёgjova Zotin, qё kёrkoi nga unё tё braktisja jetёn e qetё, atё brenda mureve të kongre-gacionit fetar dhe tё dilja nё rrugё, pёr t’u shёrbyer tё varfёrve, të pamundurve, tё sёmurёve, tё plagosurve. Ky ishte urdhёr, nuk ishte sugjerim, as kёshillё, as propozim”.
Motra Tereza, pas këtij reflektimi dhe e udhёhequr nga thirrja e Krishtit nё kryq: “Kam etje”, vendosi tё largohet nga Kongregacioni i motrave tё Loreto-s dhe t’i dedikohej me dashuri bamirёsisё, mbёshtetjes, ndihmёs materiale dhe shpirtёrore pёr tё varfёrit, qё shoqёria e kohёs dhe kastat hindiane i kishin braktisur dhe i konsideronin tё paprekshmit. Pёr kёtё vendim, i kёrkoi ipeshkёvit tё Kalkutёs dhe Selisё sё Shenjtё, ta lejonin tё dilte nga kuvendi dhe të shёrbente si motёr aktive pranё njerёzve qё vuanin, t’u shёrbente tё varfёrve ndёr mё tё varfёrit, ashtu si e kishte ndjerё thirrjen e Jezusit.
Ipeshkёvi i Kalkutёs dhe bashkёmotrat e kongregacionit, u pёrpoqёn ta bindnin tё ndёrronte mendimin. Format e presionit ishin tё ndryshme, madje pёr njё periudhё tё shkurtёr kohe, Motrёn Tereza e transferuan nё qytetin e Anasol.
Ndonjё gazetar sensacionesh dhe njё sociolog atesit shqiptar, ka shkruar se Nёnё Tereza e braktisi kuvendin e Motrave tё Loretos, sepse nuk donte t’iu shёrbente vajzave tё familjeve tё pasura. U befasova, qё ky sociolog shqiptar, i cili hiqet si studiues i jetёs sё Nёnё Terezёs, na e servir kёtё gёnjeshtёr, si zbulimin e tij tё madh.
Nёnё Tereza nuk e braktisi kuvendin dhe nuk ka thёnё, se nuk donte t’i mёsonte nxёnёset e saj, sepse ishin nga familjet e elitёs, pёrkundrazi i donte shumё, i nderonte, i respektonte, i quante “nxёnёset e mia tё dashura” dhe i trajtonte njёlloj si motrat e kuvendit, pasi si motёr katolike, ajo i konsideronte tё gjithё njerёzit tё barabartё para Zotit. Ndarjen me nxёnёset e saj, e pёrjetoi me dhimbje, por misioni qё do ndёrmerrte, ishte mё i madh dhe mё i rёndёsishëm, se sa detyra e njё mёsuese nё kolegj. Duhet t’i kujtoi këtij pseudosociologu, se shumë nga nxënëset e saj në kolegj, madje dhe bija të elitës, u bënë misionare dhe punuan së bashku me Nënë Terezën.
Kjo zgjedhje e guximshme e Nёnё Terezës nuk ishte rastësi, ishte inspirim i brendshёm, ishte lidhje mistike mbinatyrore me Jezu Krishtin, që e kishte ftuar disa herë tё bёhej dishepulla dhe aposulla e tij, nё shёrbim të njerёzve qё vuanin.
Nё letrёn dërguar Kardinalit – Prefekt i Kongregacionit, Nёnё Tereza i shkruan: “Kёrkoj tё mё jipet leja t’u shёrbej hindianёve tё varfёr, duke jetuar si ata. Me sinqeritetin mё tё madh, ju them se nuk kam asnjё meritё tё veçantё tё qëndroj nё Kuvendin, ku nё vitin 1928, mora pёrkushtimin e motrёs. Pёr mua mbetet mister, pse Zoti mё bёri kёtё thirrje. Gjatё viteve qё kalova nё institut, isha shumё e lumtur e plot alegri dhe pёr mua ёshtё e dhimbёshme tё ndahem me motrat e Loretos dhe me nxёnёset e mia tё dashura, por unё duhet tё kryej kёtё veprim nё emёr tё Zotit, i cili mё ka kёrkuar ta bёj kёtё ndryshim radikal tё jetёs sime. Dua tё zbatoj porosinё e Zotit, duhet ta bёj me çdo kusht dhe tё shkoj e tё mbledh rreth meje ata qё do t’u shërbejnë tё varfёrve… andaj po kёrkoj ndihmёn tuaj, qё tё arrij t’i pёrgjigjem thirrjes tё Zotit”.
Nёnё Tereza nuk e braktisi fenё katolike, por ndryshoi vetёm mёnyrёn pёrkushtimit katolik dhe përjetimin e fesë së krishterë, krijoi kishën pa mure, e zbriti shёrbimin fetar mes njerёzve, zgjodhi tё qёndronte pranё tyre, duke i shёrbyer tё varfёrve, tё sёmurёve, tё braktisurve, leprozёve, jetimёve, atyre qё ishin pa mbёshtetje dhe pa pёrkrahje.
Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё katolike, krijoi kishën e “hapur”  pranë njerëzve, duke treguar forcёn e besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.
Me këtë vendim, Nёnё Tereza doli nga guacka e rehatisё, e qetёsisё, e komoditetit nё kuvend dhe zbriti nё rrugёt e hapura tё Kalkutës dhe mё pas duke e shtrirë misionin në 136 shtete tё botёs, i ndihmoi njerёzit me vepra tё vogla e tё zakonёshme dhe me dashuri tё madhe.
Për këtë zgjedhje, shpesh shtrohet pyetja: Eksklaustrimi apo shekullarizimi i Nënë Terezës?
Nga letërkëmbimi i Nënë Terezës me konfesorët, me ipeshkëvin e Kalkutës Imzot Pèreira dhe me eproret e kongregacionit “Motrat e Loreto-s”, rezulton se ata e këshillonin për eksklaustrim, pra dalje të përkohshme nga kuvendi, por me kusht të mbetej e lidhur me Rregullin e saj.
Këtë sugjerim, Nënë Tereza e shihte si kufizim të veprës së saj, si pengesë për të kryer misionin, andaj vendosi ta linte bashkësinë e Motrave të Loreto-s, për të themeluar Rregullin e ri, ashtu si ia kishte këshilluar Jezu Krishti gjatë vegimeve mistike në kuvendin e Darjeeling.
Nё bazё tё teologjisё moderne, Nёnё Tereza preferoi shekullarizimin, kësisioj u largua nga kuvendi dhe e zbriti besimin fetar në popull, duke modifikuar skemat, rregullat, zakonet tradicionale, pozicionet dogmatike dhe ato apriore të besimit fetar katolik.
Kur u largua nga Kuvendi “Motrat e Loreto-s” dhe zbriti në mjerimin e Kalkutës, Nëna Tereza shkruante: “O Zoti im, me zgjedhjen time të lirë, nga dashuria për Ty, dua të mbetem dhe ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për Ty. Nuk i lejova vetes asnjë pikë loti… Kjo është nata e errët e lindjes së Rregullit. O Zoti im, më jep tani guxim, në këtë çast t’i mbetem besnike ftesës tënde”.
Në vitin 1948, Vatikani i dha lejen Nënë Terezës, tё jetonte në periferi të Kalkutës, ashtu si kërkoi, të jetonte pranë e me njerëzit e varfër, ku ndoqi rregullisht jetën fetare si motër katolike.
Më 15 gusht 1948, në festёn e “Zonja e Ngjitur ne Qiell” (Assunta), Nënë Tereza e hoqi vellon e zezё te Motrave te Loretos, veshi sarin e bardhë hindian dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive. Në vazhdim, brenda pak vite, themeloi Missionarie della Carità, pra urdhërin e ri katolik.
Në shtator 1948, Nënë Tereza shkoi nё kuvendin e Patna, pranë misionit të motrave mjeke, për të ndjekur kursin 4 mujor për operatore sanitare dhe infermiere, duke rritur aftësitë në shërbim tё njerëzve, qё jetonin në slum-et (barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat) e shumta të Kalkutës dhe të qyteteve të tjera hindiane, ashtu si shërbeu të varfërve dhe në 126 vende të tjera të botës.
Në janar 1949, filloi misionin e Motrës Misionare të lirë, aktive në shërbim tё varfërve.
Banonte në një barakё në Creek Lane në Motijhil. Jetoi vetëm deri me 19 mars 1949 dhe aty priti grupin e parë te motrave, që u bashkuan me Nënë Terezën.
Në ato ditë kur filloj misionin, në kuletë kishte vetëm 5 rupie, por nё zemër kishte një pasuri të madhe, besimin katolik dhe dashurinë për njerëzit e varfër, të cilëve u shërbeu me devocion hyjnor. Këtë vepёr modeste në ndihmë të të varfërve, që e filloi vetëm me 5 rupie, por që e shndërroi në institucion humanitar gjithëbotëror, qeveria Hindiane, e ka nderuar me emetimin e monedhës 5 rupie me portretin e Nënë Terezës.
Në tё vetmen dhomë tё kёsaj shtёpie të vogël tё ndёrtuar me kartona, Ajo u mësonte fёmijёve shkrim e këndim, rregullat bazë te higjienёs, normat e sjelljes me kulturë dhe njëkohësisht u shpërndante ushqime familjeve të vobekta. Nënë Tereza e fillonte ditën me Jezusin në Eukaristi, me rruzaren në dorё, me shpirtëmadhёsinё e saj, për t’iu ndodhur pranë dhe për t’i u shёrbyer atyre, që askush nuk i donte, nuk i afronte, nuk i kuronte, të gjithë atyre, që i kishte braktisur familja, shoqëria dhe shteti.
Në shkurt të viti 1949, Nënë Tereza u sistemua në një shtepi, ku një nga dhomat e përdori për t’u asistuar të sëmurëve në gjendje të rëndë. Këtë përvojë të re, e tregon në një letër të vitit 1949.
“Për çdo të djelë, unё vizitoj të varfërit e Kalkutës. Nuk mund t’i ndihmoj, sepse nuk kam asgjë prej gjëje, por shkoj t’i baj të lumtur. Herën e fundit, nja 20 fëmijë po prisnin me padurim “Ma”-nё e tyre. Kur më panë, brofën të më takojnё me ngazëllim e duke kërcyer me një këmbë. Në atë bllok ndërtesash, jetojnë 12 familje e sejcila ka një dhomë të vetme, dy metra me një metër e gjysmë të gjerë. Dyert janë të ngushta sa mezi kaloj, kurse tavanet i kishin të ulët sa nuk mund të qëndroja drejt në këmbë. Këta njerëz paguanin 4 rupi për këtë strehë e po të mos paguanin rregullisht, i hidhnin në rrugë. Tani nuk befasohem pse nxënësit e mi e duan shkollën aq shumë dhe pse shumë prej tyre janë shёndetlig dhe të sёmurё. Një grua e varfër nuk e çeli gojën për t’u ankuar për mjerimin e saj. Isha e pikëlluar, por dhe e kënaqur kur pashë se u gëzua me vizitën time. “Oh Ma”, të lutemi eja prapë. Buzëqeshja jote ka sjellë dritën e diellit në shtëpinë time”. Duke u kthyer po mendoja: O Zoti im, sa e lehtë është t’i bësh të lumtur këta njerëz. Më jep fuqinë të jem gjithmonë drita e jetës së tyre, derisa t’i udhëheq deri tek Ti”.
Gazetari Vinçenso Sanssoneti tregon një ngjarje të vitit 1949, kur Nёnё Tereza po kalonte nëpёr një rrugë të Kalkutës, pa një burrë të rreckosur, të palarë, i shtrirë në tokë në gjendje të mjeruar dhe Ajo iu tha vajzave që e shoqëronin: “Nuk mund ta lemë këtë bir të perëndisë, të vdesi si kafshë në mes të rrugës. Në fytyrën plot dhimbje të tij, shoh fytyrën e Jezu Krishtit, që vuan”. Kësisoj vazhdoi të ndihmoi njerëzit, që jetonin në mjerim të tejskajshme nё lagjet e varfёra tё Kalkutёs.
Në fillim të vitit 1950, Nënë Tereza i paraqiti Ipeshkëvit Imzot Pèreira, kërkesën për themelimin urdhërit të ri, tё cilin e quajti Missionarie della Carità (Misionaret e Dashurisë), si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti nё vegimet nё kuvendin e Darjeeling.
Leja nga Roma erdhi më 7 tetor 1950,  ditën e festës Zonja e Rruzares. Atё ditё, kryeipeshkëvi i Kalkutës Imzot Pèreira, shpalli themelimin e komunitetit te motrave katolike “Missionarie della Carità – Misionaret e Dashurise”.
Mё 22 gusht 1952, inauguroi Shtëpinë e Kalighat, për të semurët në gjendje terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin këta fatkeqё, që spitalet civile i refuzonin t’i shtronin.
Studiuesi Renzo Allegri, shkruan se Nënë Tereza, me Misionin e Dashurisë, krahas krijimit tё njё rendi tё ri misionar dhe njё kulture shёrbimi pёr tё varfёrit, kërkonte të shmangte dhe gabimet e së kaluarës të disa prej urdhërave tё krishterё, që kishin lindur për të ndihmuar të varfёrit, por me pas ishin shndërruar në shërbim të tё pasurve. Nënё Tereza iu ka dhuruar të varfërve bukë, shtrat, veshmbathje, ilaçe, mbi të gjitha dashurinë, dinjitetin, ngrohtësinë, afërsinë.
Një ditё ajo pa një njeri të shtrirë në rrugë, i uritur, i pistë, i rreckosur, plot miza dhe krimba. Njerёzit i kalonin pranë dhe e vёshtronin me përçmim, ndërsa Nënё Tereza e mori nga rruga, e lau, e veshi e ushqeu dhe e vendosi në shtrat në shtëpinë e Kalighat. Ky njeri i braktisur nga të gjithë u befasua nga përkujdesia dhe nga kjo dashuri, që nuk e kishte ndjerë kurrë në jetën e tij të varfër, andaj i tha Nënë Terezës: “Nënë, kam jetuar në rrugët si kafshë, por tani do të vdes si engjëll!”. Dhe me buzëqeshje i tha: “Nënë, tani po shkoj i lumtur në shtëpinё e Zotit!”.
E filloi misionin duke ndihmuar njerëzit e braktisur në rrugët e varfërisë të Kalkutës dhe kësisoj vazhdoi të ndihmoi me qindramijëra tё tjerё, duke kryer vepra të vogla me dashuri të madhe, duke kryer mrekulli të shumta, nga ato që dinte të kryente vetëm Nënë Tereza.
Komuna e Kalkutës e vlerësoi këtë nisëm sociale dhe pёr ta mbёshtetur i dhuroi ndёrtesën e njё hoteli të vogël të braktisur në periferi të Kalighatit e njёkohsisht i dha njё buxhet modest, qё Ajo e përdori për krijimin e kushteve minimale të shërbimit ndaj të sëmurevë terminalё.
Në këtë qendër asistence, motrat misionare përkujdeseshin për të sëmurët rëndë dhe për fëmijët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet, nga shoqëria dhe nga shteti.
Ata mjerane ishin të feve të ndryshne, si hindù, myslimanё, budista, katolikё, etj, por të gjithë qëndronin së bashku.
Qendra e Kalighatit ishte strukturë asistence e një urdhёri të krishterë, por seicili prej të sëmurëve, ishte i lirë të praktikonte ritet e fesë së vet, pra myslimani lexonte Kuranin dhe falej pesë herë në ditë, hindusëve u jipej uji i lumit Gang, katolikёt kryenin ritet sipas Ungjillit etj. Në këtë mjedis social punuan misionaret e dashurisё dhe përherë duke respektuar besimet fetare të seicilit prej tyre, pa as më të voglën tentativë proselitizmi, sepse për Nënë Terezën, të gjithё njerёzit janё tё barabartë para Zotit.
Nënë Tereza, deri nё moshёn 18 vjeç jetoi në Shkup, ku shqiptarё dhe pse me besime fetare të ndryshme, bashkëjetonin në harmoni, me respekt e nderim reciprok mes tyre.
Harmonia dhe toleranca fetare janë padronët e kulturës shqiptare dhe këtë edukatë dhe kulturë, që kishte marrë nga familja, nga kisha, nga shkolla dhe nga shoqëria shqiptare e asaj kohe, Nënë Tereza e bëri parim bazë të misionit dhe e zbatoi në shoqërinë hindiane dhe me popujt e të gjitha vendeve dhe ato me popullatë myslimane, ku ishin hapur shtëpitë e dashurisë.
Nënë Tereza dhe motrat misionare, u shërbenin të gjithëve pa bёrё dallime fetare, pa bërë diferencime sociale dhe në këtë mënyrë, Ajo solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike.
Aktiviteti i misionit të Nënë Terezës zgjerohej nga dita në ditë dhe rezultatet bëheshin të njohura publikisht. Personat e trajtuar në qendrat e asistencës flisnin me entusiazëm për shërbimet e motrave misionare dhe kjo atmosferë sensibilizuese ndikoi, që masat e gjëra popullore, të kishin besim dhe nderim për veprёn e Nënë Terezës, madje ndihmonin në mbarëvajtjen e këtyre qendrave.
Ipeshkëvi i Kalkutës dhe Vatikani e vrojtonin nga afër aktivitetin e misionit dhe vazhdimisht shprehnin vlerësime. Rezultatet e arritura, krijuan bindje për dobishmëritë shpirtёrore dhe shoqërore të veprës së Nënë Terezës si misionare e dashurisё.
Populli hindian e vlerësonte kontributin e shquar ndaj banorëve të Kalkutёs dhe nё nderim të veprës se saj, të gjithë e quanin Nënë Tereza e Kalkutës, kësisoj e njohu bota, me kёtё “titull nderi” e quajti edhe mass media, duke e shndёrruar nё mbiemёr “zyrtar”.
Në vitin 1979, kur Nënë Tereza deklaroj se ishte me origjinë dhe me gjak shqiptar, gazetat e revistat shkruanin Nëna Shqiptare e Kalkutës, Motra Shqiptare e Kalkutës, pra u shprehën me dyzim përkatësie, që bënte tё ndiheshin krenarë si banorёt e Kalkutës dhe populli hindian, por njёkohёsisht dhe të gjithë shqiptarët nëpër botë.
Në shkurt të vitit 1965, duke vlerësuar arritjet e rendit të themeluar nga Nënë Tereza, me dekret të veçantë “Decretum laudis”, Papa Pali i VI, e aprovoi Urdhёrin “Missionarie della Carità” dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me seli në Kalkuta.
Emёrtimi pontifik, do tё thotё, qё kisha katolike tё krijoi ura lidhёse me besimtarёt dhe me shumë popuj dhe pikёrisht misioni i Nёnё Terezёs e meritonte mё shumё se çdo urdhёr tjetër, pasi duke e zbritur kishёn në popull, krijoi lidhje tё fuqishme mes kishёs dhe popullit, mes Misionit tё Dashurisё dhe popujve të gjitha besimeve fetare.
Në vitin 1965, me Nënë Terezёn, punonin 300 motra misionare, të cilat krahas shërbimeve në qendrat e asistencës, zbrisnin në rrugët e Kalkutës për të ndihmuar të varfërit, të braktisurit, jetimët, të sëmurët. Shpirtmadhёsinё, dashurinё dhe pёrkushtimin pёr tё ndihmuar tё varfёrit, njerёzit qё vuanin, Ajo ua transmetoi dhe motrave misionare, tё cilat i porosiste vazhdimisht: “Lumturia ёshtё rrugё e gjatё dhe jo njё destinacion. Puno pёrherё sikur tё mos kesh nevojё pёr parà, duaj sikur tё mos jesh lёnduar kurrё dhe vallёzo sikur nuk tё sheh askush. Kujto mirё, se lёkura ngadalё do tё mbushet me rrudha, flokёt do tё zbardhen dhe do tё rrjedhin vitet, por rёndёsi ka tё mos dyshoni, pasi feja, bindjet dhe forca e juaj nuk ka moshё. Shpirti i juaj ёshtё si njё pupёl, qё fshinё merimangat. Pas çdo pikarritje, ёshtё njё fillim i ri. Pas çdo rezultati, tё pret njё sfidё tjetёr. Pёr sa jeton, tregoje gjallёrinё tënde. Vazhdo tё rendish vetёm pёrpara dhe kur tё tjerёt tё thonё tёrhiqu!”.

Mother Tereza e Kalkutes
Mother Tereza e Kalkutes

Nënë Tereza dhe Motrat Misionare të Dashurisë

Me themelimin e Urdhërit Misionaret e Dashurisё, Nёnё Tereza i hoqi velin dhe veladonin e Motrave tё Loreto-s dhe veshi sarin e bardhё, hoqi kёpucët dhe mbathi sandalet.
Sari i bardhё i grave hindiane vishet për të shprehur zinё për vdekjen e burrit. Sipas kulturës vendase, burri ishte shtylla mbështetëse e familjes dhe ndarja nga jeta e burrit krijonte pikëllim dhe vuajtje. Ngjyra e bardhë e sarit të Nënë Terezës, shpreh pjesmarrjen në vuajtjen e njerëzve, është bashkëndarje e dhimbjes me të vuajturit.
Në buzët anësore të sarit të bardhë, Nënë Tereza shtoi katër shirita blu, që shprehin katër përkushtimet e motrave misionare: varfëria, pastërtia (kastità), bindja dhe jeta e varfër ndërmjet të varfërve. Zgjodhi ngjyrën blu për shiritat, në nderim të Virgjёreshës Marie, që i udhëhoqi me shembullin e saj.
Katër shiritat anësore, janë te formuara me tre ravijëzime, që shprehin Trinitetin e Shenjtë.
Nën supin e majtë, mbi zemër, Nënë Tereza vendosi një kryq me Jezu Krishtin e kryqëzuar, pra e përdori ndryshe nga të gjitha motrat e rendeve të tjera të krishtera, të cilat e mbajnë kryqin në qafë me varëse.  Sari i bardhë dhe kryqi nën supin e majtë, është veshja tipike për të gjitha motrat, që pranohen në rendin e Misionareve tё Dashurisë.
Nënë Tereza e nisi misionin e saj, së bashku me një grup të vogël motrash, që u përkushtuan me vetmohim të varfërve, të sëmurëve, jetimëve, sakatëve, të pastrehëve, të braktisurve, njё veçori shёrbimi, që e dallonte misionin e Nënë Terezës nga rendet e tjera të krishtera.
Varfëria nuk mposhtet me lёmosha e me fjalë, por me ndihma konkrete, me mbështetje ekonomike e shpirtërore. Nё takimet me bamirësit dhe me pushtetarët, Ajo i këshillonte: “Mos u kufizoni t’i dhuroni njerëzve një peshk sa për të shuar urinë, por jepini mjetet të peshkojnë vetë”.
Shumica e popullit hindian jetonte në varfëri dhe mjerim tё skajshёm dhe për këtë popull që e adapatoi, Nënë Tereza shkruan: “Hindia digjet si një ferr, por shpirtat e popullit hindian janë të bukur dhe të çmuar, sepse janë të ujitur me gjakun e Krishtit”.
Për rendin që themeloi, zgjodhi emërin Missionarie della Carità (angl: Missionaries of Charity), ashtu si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti në vegimet e hershme, kur i tha: “Eja, bëhu drita ime”.
Fjala carità (karità) në gjuhën shqipe përkthehet me sinonimet: bamirësi, dashuri, dhëmshuri, përdëllim. Shumica e përdorin thjesht bamirësi, si e ndeshim shpesh dhe nё emërtimin Misionaret e Bamirësisë.
Mendoj se kësisoj si është përkthyer, nuk shpreh thelbin e misionit tё Nënë Terezës, pasi në plan të parë të veprimtarive të motrave misionare, nuk është vetëm bamirësia, mëshira, lëmosha, altruizmi, filantropizmi, por është dashuria për jetën, shёrbimi me dashuri njeriut tё vuajtur.
Natyrisht, ndihmat për të varfërit, janë bamirësi, por Nënë Tereza dhe motrat misionare e kryejnë ndryshe nga gjithë të tjerët. Bamirësi është të dhurosh parà, ushqime, veshje për të varfërit, por këto janë ndihma individuale, të çastit dhe për pak njerëz, ndërsa misionaret e Nënë Terezës u dhurojnë nevojtarëve shumë më tepër, i trajtojnë me dashuri, u japin kurajo, iu shërbejnë me kujdes shembullor, i ushqejnë, i lajnë, i përkëdhelin, i mjekojnë, u japin mbështje shpirtërore, u kthejnë buzëqeshjen, u shёrbejnë tё gjithёve me dashuri.
Nënë Tereza tregon: “E kuptova se dashuria i përfshinte të gjitha vokacionet, ishte gjithçka, që përqafonte të gjitha kohët e të gjitha vendet. Më së fundi e gjeta vokacionin tim, është dashuria”.
Vështruar në këtë aspekt, Don Lush Gjergji, me të drejtë ka përdorur emërtimin Misionaret e Dashurisë dhe është nderim e respekt për veprën e saj, tё quhet kësisoj dhe jo tё pёrdoret njё fjalё e përkthyer thjeshtë “bamirësi”.
Në shkurt të vitit 1953, motrat misionare u vendosën në selinë e re në shtëpinë Nr. 54 A Loëer Circular Road – Missionaries of Charity, ku ndodhet edhe nё ditёt e sotme, e njohur Shtëpia e Nënë Terezës, pra nuk quhet kuvend (manastir), si ato të urdhërave të tjerë të krishterë.
Nënë Tereza organizoi një urdhër katolik me rregulla të forta, që imponojnё shërbim me devocion ndaj tё gjithë nevojtarëve pa dallime fetare e social-ekonomike.
Funksionimi dhe stili i jetës i motrave në shtëpitë e misionit, janё tё frymëzuara nga jeta e Shën Françeskut, jetesё me thjeshtësi, njёlloj si tё varfërit dhe me kёrkesën rigoroze, që të gjitha motrat misionare të ruajnë besnikërisht idealet e rendit Misonaret e Dashurisë sё Nёnё Terezёs.
Në dhjetë vitet e para të misionit, Nënë Tereza veproi vetëm në Kalkuta, duke iu shërbyer miliona banorёve tё kёtij megaqyteti. Në vitin1959, e zgjeroi aktivitetin, hapi Misionin e Dashurisë dhe në rajonin e Ranchit, të shtetit hindian të Jharkhand e me pas u shtri dhe në rajone të tjera.
Në shkurt të vitit 1965, Papa Pali i VI, duke vlerësuar arritjet e rendit Missionarie della Carità, i njohu të drejtat të shtrijë aktivitetet misionare edhe jashtё Hindisë.
Më 26 korrik 1965, shkoi në Venezuela, ku hapi Shtёpinë e Misionit të Dashurisë në Kokorote (Cocorote), kryeqyteti i shtetit Yaracuy, i pari kongregacion jashtë kufijëve të Hindisë.
Më ( dhjetor 1967, hapi Misionin në Kolombo të Sri Lankes, e më pas në Itali, Belgjikë, Francë, Tanzani, Sudan, Egjipt e në shumë vende të Afrikës, të Azisë, të Amerikës, Europës dhe në Australi.
Në vitet 1980-1991, Nënë Tereza hapi Misionet e Dashurisё dhe në vendet ish-komuniste si BRSS, Polonia, Kuba, Kina, Kosova, Maqedonia dhe së fundi në Shqipëri.
Ndërkombëtarizimi i Misionit të Dashurisë, është vepër dhe meritë e Nënë Terezës, e njohur dhe e nderuar në të gjitha vendet e botës.
Nënë Tereza iu përkushtua me dashuri njerëzve jo brenda mureve të kishave, manastireve dhe tempujve, por veproi jashtё tyre, në rrugët e qyteteve dhe fshatrave, në hapsirën e gjerë të slum-eve të shumtë, aty ku jetonte masa e madhe e njerëzve të varfër, ato që vuanin dhe që kishin nevojë për ndihmë, por edhe për qetësi shpirtërore. Duke vepruar në këtë mënyrë, Nënë Tereza e zbriti kishën nё popull, krijoi kishёn e hapur për shoqërinë e me këtë vepër novatore, bëri një revolucion në kishën e shek. XX.
Nënë Tereza nuk i priste njerëzit nё kisha, por shkonte i takonte në barakat ku banonin, i takonte nё rrugё dhe i ndihmonte me thjeshtësinë dhe shpirtmadhësinë e saj, pra vepronte e frymëzuar nga shembulli i Jezu Krishtit.
Këto mrekulli të përditshme të Nënë Terezёs, populli i vlerësoi, andaj e konsakroi shenjëtore qysh në gjallje. Për vite me radhë, shumë klerikë të kishës katolike, motra misionare, teologë, shkencëtarë, sociologë, mjekë, gazetarë, bashkëpuntorë, dëshmitarë të shumtë nga bota, i mbushën dosjet me prova të shumta të mrekullive të Nënë Terezës.
Shumë njerëz dёshmonin dhe shtypi shkruante si i “ringjallte gjysëm të vdekurit”, që dergjeshin të braktisur rrugëve të pista të Kalkutës dhe si Ajo u bë mishërim i mëshirës, rrëfenin si u rikthente buzëqeshjen atyre, që varfëria ua kish mohuar gëzimin dhe shëndetin.
Për kohë të gjatë, Nënë Tereza dhe motrat misionare mbetën larg vëmendjes së medias botërore dhe mos prezantimi i aktiviteve te misionit, ndikoi që opinioni botëror ta njohi pak me vonesë.
Në vitin 1967, Malcolm Muggeridge gazetari i kanalit televiziv BBC, bёri intervistën e parё me Nënë Terezën e pas kësaj, media ndërkombëtare dhe sidomos ajo perëndimore, filloi t’i kushtonte vëmendje aktiviteteve humanitare të misionit.
Kanalet televizive, gazetat, revistat, filmat dokumentarё, i bënё jehonë aktiviteteve që kryheshin në shtëpitё e dashurisë, ekspozonin përkujdesjen e rrallë ndaj të braktisurve dhe të sëmurëve.
Dokumentarë prezantonin skena tepër prekëse për publikun dhe kësisoj njerëzit kuptuan, se me veprat që kryente Nënë Tereza, më shumë se një grua e famëshme, ishte një motër e shenjtë.
Në fund tё vitit 1976 u publikuan rezultatet e aktivitetit të kongregacionit të Nënë Terezës.
Në radhët e misionit shёrbenin 1400 motra misionare, funksiononin 100 Shtёpi të Dashurisë (66 në Hindi dhe 34 në vende të tjera të botës), ishin hapur 729 azile, leprozare, qendra asistence dhe shkolla për fёmijët e familjeve tё varfёra.
Në 25 vjet aktivitet, Misionet e Dashurisë të Nënë Terezës, asistuan rreth 7 miljon banorë.
Personaliteti i fortë dhe autoriteti i padiskutueshëm i Nënë Terezёs, u shpreh në vitin 1984, kur ndërhyri dhe ndёrpreu luftimet në Liban. Konflikti vazhdonte me vite, por as diplomacia botërore,  as misioni multinacional i paqёs i OKB, me forcat ushtarake të USA, Francës, Italisë dhe Anglisë, nuk e ndaluan konfliktin e armatosur, në këtë vend të martirizuar nga luftimet e përgjakshme.
Nёnё Tereza u dёrgoi letra presidentit Regan, presidentit të Libanit dhe Jaser Arafatit, duke iu imponuar ndёrprerjen e luftimeve dhe shpalljen e armёpushimit humanitar, pёr tё ndihmuar popullatёn dhe pёr tё mjekuar tё plagosurit e shumtё, nё dergjeshin rrugёve dhe nё shtёpitё e shkatёrruara nga bombardimet. Kjo ishte njё ngjarje e papreçedent. Pёr herё tё parё nё historinё e njerёzimit, njё motёr katolike me gjak shqiptar, u bё protagoniste e paqes, duke detyruar armё-pushimin pёr motive humanitare. Nёnё Tereza dhe motrat misionare, sё bashku me operatorёt e Kryqit tё Kuq Ndёrkombëtarё, zbritёn nё sheshet dhe nё rrugёt ku ishin kryer luftime dhe bombardime, asistuan banorёt e terrorizuar, mjekuan tё plagosurit dhe ndihmuan popullin e cfilitur nga lufta.
Nё vitet 80’, Papa Gjon Pali II e takoi disa herё Nёnё Terezёn. Me mbёshtetjen e Papës, Nënë Tereza hapi tre shtёpi tё misionit nё Romё, ndёrsa nё Qytetin e Vatikanit, hapi mensёn, qё ia dedikoi Shёn Martës, pra i dha emёrin e shenjёtores, që është padrone e mikёpritjes.
Misionaret e Dashurisё (latinisht: Congregatio Sororum Missionarium Caritatis), janё institute fetare femёrore tё drejtёs Pontifike dhe tё gjithё motrat misionare të kongregacionit, pas emrit shkruajnё inicialet MC (Missionarie della Carità), pra shkruhet: Nёnё Tereza MC.
Nё rendin Misionaret e Dashurisё, pёrfshihen tё gjitha kongregacionet, familjet fetare katolike dhe shoqatat e themeluara nga Nёnё Tereza, pra nuk ёshtё njё mision i vetёm si flitet zakonisht, por janё shumë institute, qё kanё tё pёrbashkёta tё njejtat parime, tё njejtat rregulla, tё njejtat funksione dhe tё njёjtat qellime: tё ndodhen pranё tё varfёrve ndёr mё tё varfёrit, tё ndihmojnё tё sёmurёt, t’u gjёnden pranё tё braktisurve dhe jetimёve, t’u pёrkushtohen atyre nё shёrbim dhe ndihmё me dashuri tё pakushtёzuar.
Misionaret e dashurisё tё Nёnё Terezёs, janё organizuar nё katёr kongregacione katolike:
1.Misionaret e Dashurisё (Congregatio Sororum Missionarium Caritatis), Kongregacioni Femёror Ndёrkombёtar, me degёn aktive e themeluar nё vitin 1950 dhe me degёn kontemplative, e themeluar  nё vitin 1976.
2.Vёllezёrit misionarё tё dashurisё, me degёn e jetёs aktive, e themeluar nё vitin 1963.
3.Vёllezёrit misionarё tё dashurisё, me degёn e jetёs kontemplative, i themeluar nё vitin 1979.
4-Etёrit misionar tё bamirёsisё, i themeluar nё vitin 1984.
Kongregacionin, Nёnё Tereza e pasuroi nё vazhdim me themelimin dhe tё dy lёvizjeve:
-Bashkёpunëtorёt e Nёnё Terezёs.
-Bashkёpuntorёt pёr tё Sёmurёt dhe tё Vuajturit.
Me kёto dy lёvizje, Ajo afroi nё misionet e saj dhe klerikёt e urdhёrave tё tjerё të krishterë, laikёt dhe personat e besimeve tё tjera fetare nga tё gjitha kombet, me tё cilёt bashkёndau shpirtin e lutjes, thjeshtёsinё, sakrificat dhe apostolatin e saj, pёr tё kryer vepra me dashuri, në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke theksuar pёrherё: “Veprat me dashuri, janё vepra pёr paqe dhe frut i shёrbimit ёshtё paqa. Puna e jonё konsiston tё inkurajojnё tё krishterёt dhe jo tё krishterёt, tё bёjnё sё bashku vepra me dashuri”.
Me kёtё shpirt dashurie dhe shёrbimi pёr njerёzit nё vuajtje, Nёnё Tereza themeloi dhe dy misione tё tjera:
-Laikët misionarë të dashurisë (laikёt beqarё dhe tё martuar).
-Lёvizja Trupi i Krishtit i priftёrinjёve (Corpus Christi), i themeluar ne vitin 1991, që përfshinё priftërinjtё shekullarё.
Aktualisht, Shtёpitё e Dashurisё tё Nënë Terezës janë hapur nё 136 vende tё botёs, ku shёrbehet me pёrkushtim dhe dashuri. “Dashuria nuk ka mesazh tjetёr, – ka thënë Nёnё Tereza, – pasi në vetvete ёshtё mesazhi parёsor. Ne e jetojmё nё mёnyrё konkrete dashurinё pёr Jezu Krishtin, e pёrjetojmё nё çdo aksion tonin dhe çdo ditё. Nёse bёjmё ndonjё predikim, ai bazohet nё vepra, me fakte dhe jo nё fjalёt. Kjo ёshtё dёshmia e jonё ungjillore”.
Gazetari spanjoll Josè González-Balado konstaton, se pёr shtёpitё e misionareve nёpёr botё, që kishte hapur Nënë Tereza, pёrdoren emёrtime tё ndryshme, me origjinё nga liturgjia, ose nga mençuria popullore, që ia dedikonin posaçërisht veprës së Nënë Terezës.
Nё morinё e emёrtimeve po radhis disa mё kryesorёt: Shtёpia e Yllit tё Mёngjezit, Shtёpia Dhurata e Paqёs, Shtёpia e Paqёs, Shtёpia e Mbretёreshёs sё Paqёs, Shtёpia e Gёzimit, Shtёpia e Zemrёs sё Papёrlyer të Maries, Shtёpia Dhuratё e Maries, Shtёpia e Nёnёs sё Dashurisё etj.
Nёnё Tereza, e filloi dhe e vazhdoi aktivitetin si misionare aktive dhe nё kёtё veprimtari, nuk u kufizua vetёm me predikimet pёr tё shpallur idetё dhe mёsimet e Jesu Krishtit, por Ajo donte t’i shihte ato tё realizuara, andaj u bё misionare e aksionit, misionare e dashurisё, misionare e ndryshimeve tё guximshme, duke i shёrbyer kishёs dhe njerёzve aty ku jetonin.
Nga dita e themelimit deri nё ditёt e sotme, Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs u rrit, u zgjerua, u fuqizua, u pёrhap nё tё pesё kontinentet e sot ёshtё i pranishёm nё 136 vende tё botёs, me rreth 5.000 motra misionare, qё u shёrbejnё me vetmohim pjesёs mё tё dobёt tё shoqёrisё, tё varfёrve, tё sёmurёve me SIDA, leprozёve, tё sёmurёve me tuberkuloz, me malarie, me kolera, invalidёve, toksikodipendenteve, jetimёve, tё gjymtuarve, tё uriturve, tё braktisurve, pleqёve tё mbetur vetёm dhe tё paaftё nga ana shёndetesore e mendore.
Papa Gjon Pali II ka thёnё: “Nёnё Tereza e Kalkutёs, bija e popullit shqiptar, i ka dhёnё nderin dhe shkёlqimin kombit tё saj, ashtu dhe Kishёs Katolike”.
Ditёn e shpalljes e Lumturueme tё Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II  tha: “Ta lavdёrojmё kёtё grua tё vogёl tё dashuruar me Zotin, kёtё lajmёtare tё pёrulur tё Ungjillit dhe bamirёse e palodhur e njerёzimit. Ta nderojmё kёtё personalitet tё shquar tё epokёs tonё. Ta pranojmё mesazhin e saj dhe tё ndjekim shembullin e saj”.
Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, e prezantoi Nënë Terezën me këto fjalë: “Kёtu është salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kanë folur burrat më të fuqishëm të botës, ndёrsa tani kemi privilegjin të kemi mes nesh dhe tё dёgjojmё gruan më të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme t’ua prezantoj, sepse e njihni tё gjithё dhe Ajo s’ka nevojё pёr fjalё, por për veprat tona. Mendoj, se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë, është ta ftojë tё na nderojë me mesazhin e saj dhe t’u them, se ajo është më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB-ja. Ajo është paqa në botë.”
Populli ynё, krenohet me shqiptaren e shquar, e cila gjithmonё dhe me krenari deklaronte pёrkatёsinё shqiptare. Ditёn kur e nderuan me çmimin Nobel, duke i u përgjigjur pyetjes qё i bёri njё prift nё sallё pёr origjinёn e saj, Nёnё Tereza deklaroi me krenari: “Me origjinё dhe me gjak jam shqiptare, me shtetёsi hinduse, jam motёr katolike e pёrmes thirrjes time i pёrkas gjithё botёs, por zemra ime i pёrket vetёm Zotit”.
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë, ishte ambasadorja gjithёbotёrore e popullit tonё, madje ka bёrё shumё pёr rritjen e prestigjit tё vendit tonё nё arenёn ndёrkombёtare dhe pse politika shqiptare nuk ia dha meritat qё i takonin.
Presidenti i USA Bill Klinton, nё qershor tё vitit 2002 u shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani unë ndihem shumё krenar, që plotёsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё lirisё në Kosovë”.
Misionet e Nёnё Terezës pёrfshijnё aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti dhe sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn, janё misione hyjnore, misione të shenjta, qё i realizoi me madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё botёrore.

4 Shtator 2016 - Shenjtërimi i Nënë Terezës
4 Shtator 2016 – Shenjtërimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza –  e Shenjtë – ditën e dielë më 4 shtator 2016.

Me 15. 3. 2016, Papa Françesko firmosi dekretin e kanonizimit shenjtore të Lumes Nënë Tereza.
Të gjithë presim me padurim ceremoninë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Më 4 shtator 2016, Selia e Shënjtë, do të zyrtarizoi vendimin e Kongregacionit te Kardinaleve te kanonizimit shenjtore të Nënë Terezës, do të konfirmoi verdiktin mbarë popullor: “Vox Populi, vox Dei”, pasi de facto, popujt prej kohe e kanë njohur dhe e kanë shpallur shenjtore Nënë Terezën.
Për kanonizimin shenjtore apo shenjtor, Selia e Shenjtë zbaton një proçedure rigoroze, e bazuar në disa kritere, ndër të cilat me rëndësi janë mrekullitë e kryera gjatë jetës.
Këto kritere Nënë Tereza i ka përmbushur, madje rreth tyre është shprehur publikisht Papa Gjon Pali II, në disa homeli në sheshin e Shen Pjetrit. Më kryesoret po i prezantoj në vazhdim:
1.Ajo është Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan.
2.Me dëshminë e jetës së saj, Nënë Tereza na kujton të gjithëve, se misioni evangjelik i Kishës, kalon nëpërmjet dashurisë, i ushqyer në lutjet dhe në dëgjimin e fjalës së Zotit. Ky stil misionar, shprehet në mënyrë emblematike në imazhin, që tregon të Lumturuemen e porsa shpallur, duke shtërnguar dorën e një fëmije dhe në tjetrën mban vargun  e rruzares.
Me lutjet në përgjërim dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve.
3.Është emocion i madh, të rikujtojmë sot Nënë Terezën, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës dhe të gjithë Botës. Jeta e saj është dëshmia e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit me përulje. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm më e vogla, por dhe shërbëtorja e më të vegjëlve. Si Nëna e përnjimendё e të varfërve, është përkulur përballë atyre, që vuanin të gjitha format e varfërisë.
Madhështia e Saj qëndron në aftësinë për të dhënë pa kushte, për të dhënë “deri kur ndjen dhimbje”. Jeta e Saj ishte një jetesë radikale dhe një proklamim i guximshëm i Ungjillit.
Thirrja e Krishtit në kryq: “Kam etje!” (Gjoni 19, 28), që shpreh dashurinë e thellë të Zotit për njeriun, depërtoi në shpirtin e Nënë Terezës, ku gjeti një terren të begatshëm në zemrën e Saj.
“Shuarja e etjes të dashurisë në shpirtin e Jezusit”, u bashkua me Marien, Nënën e Jezusit, kështu u bënë i vetmi qëllim dhe forca e brendëshme e Nënë Terezës, që ndikuan të kapërcente vetvehten dhe të “nxitonte” nga një anë në anën tjetët të botës, duke punuar për shpëtimin dhe shenjtërimin e më të varfërve ndër të varfërit.
4.”Çdo herë, që keni bërë këto gjëra dhe për një të vetëm për vëllezërit e mi të vegjël, e keni bërë për mua” (Matteo 25, 40). Kjo thënie e Ungjillit, është themelore për të kuptuar shërbimin e Nënë Terezës ndaj të varfërve, ishte baza e bindjes dhe e besimit tё saj fetar të devotshëm, pasi kësisoj, duke prekur trupat e dobëta të të varfërve, prekte trupin e Krishtit. Ishte vetë Jezusi, i fshehur nën veshjet ngashëruese të varfërve ndër më të varfërit, që e udhëhoqi në shërbimin e Saj. Nënë Tereza shprehu thellësinë e vlerave të shërbimit, qё ishte akt dashurie ndaj të uriturve, të huajve, të rreckosurve, të sëmurëve, të burgosurve, ishte shërbim ndaj vetë Krishtit. Duke e njohur këtë fakt, Ajo u shërbente me devocion të madh dhe kësisoj shprehu delikatesën e dashurisë së Saj.
5.Me përkushtimin tërësor ndaj Zotit dhe brezave pasardhës, Nënë Tereza veproi me çiltërsinë më të madhe dhe jetoi duke shprehur cilësitë më fisnike të feminilitetit.
6.Dëshironte të ishte “shenjë e dashurisë së Zotit, e pranisë të Zotit dhe e kompasionit të Zotit” e në këtë mënyrë u tregoi të gjithëve vlerat e dinjitetit të çdo biri të Zotit, “i krijuar për të dashuruar dhe që të jetë i dashuruar”. Kjo ishte Nënë Tereza, “i çonte shpirtërat Zotit dhe Zotin shpirtërave”, kështu e shuante etjen e Krishtit dhe sidomos të njerëzve në halle dhe në nevojë, të cilët vizionin për Zotin, e kishin të mjergulluar nga vuajtjet dhe nga dhimbjet”.
7.“I Biri i njeriut, erdhi për të dhënë jetën e tij, si shpërblim për të shumtit”. Nënë Tereza, vuajtjen në Kryq e bashkëjetoi në mënyrë të veçantë, sidomos gjatë viteve të gjata të “errësirës së brendëshme”. Kjo ishte një nga provat e dhimbjes therëse, e pranuar nga Ajo, si një “dhuratë dhe privilegj i veçantë”.
Në orët më të errëta, ajo u kap me këmbëngulje pas lutjeve para Sakramentit të Shenjtë. Kjo tronditje e fortë shpirtërore, ndikoi të “identifikohet gjithnjë e më shumë, me ata, të cilëve u shërbente çdo ditë”, duke eksperimentuar ndëshkimin, deri dhe refuzimin.
8.“Falna o Zot, ne shpresojmë tek Ti!”. Ashtu si psalti dhe Nënë Tereza, sa herë ndodhej në çaste dëshprimi të brendshëm, i përsëriste lutjet Zotit: “Në Ty, në Ty shpresoj, në Ty o Zoti im!”.
Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përulur të Ungjillit dhe bamirëse e palodhur e njerëzimit.
Ta nderojmë këtë personalitet të shquar të epokës sonë.
Ta pranojmë mesazhin e saj dhe të ndjekim shëmbullin e saj.
Virgjëresha Marie, Mbretëresha e të gjithë shenjëtoreve, na ndihmo të jemi të përulur dhe zemërbutë, të bëhemi si Nënë Tereza sypatrembura mesazheria e dashurisë.
9.“Misionare e dashurisë: kjo ishte Nënë Tereza, me emër e me fakte”. Me mallëngjim i përsëris sot këto fjalë, tё cilat i shqiptova të nesërmen e ndarjes nga jeta të Saj.
Mbi të gjitha ishte misionare. Nuk ka dyshime se e porsashpallura e Lumturume, ishte një ndër misionaret më të mëdha të shekullit XX.
Këtë grua të thjeshtë, që erdhi nga një prej zonave më të varfëra të Europës, Zoti e bëri një instrument të zgjedhur, për të përhapur Ungjillin në të gjithë botën, jo me predikime, por me veprime dashurie dhe të përditëshme për mё të varfërit.
Misionare e dashurisë,  misionare e Zotit, me bamirësi dhe dashuri, që zgjodhi të vegjëlit dhe të përvuajturit për t’u shërbyer, që u përkul para njeriut të plagosur në shpirt dhe para plagëve të tij, ishte “vaji i ngushëllimit dhe vena e shpresës”. Zoti vazhdoi ta bëjë në Kisha, në veçanti nëpërmjet Shenjëtorëve të bamirësisë dhe Nёnё Tereza shkëlqen në mënyrë të veçantë, në rradhët e tyre.
10.Ku e gjeti Nënë Tereza këtë forcë, për t’u vënë tërësisht në shërbim të tjerëve?! E gjeti në lutjet dhe në përsiatjen e heshtur të Jezu Krishtit, në fytyrën e Shenjtë të tij, në Zemrën e Shenjtë të tij. E ka thënë vetë Nënë Tereza: “Fruti i heshtjes është lutja; frut i lutjes është besimi në fè, fruti i besimit është dashuria; fruti i dashurisë është shërbimi dhe fruti i shërbimit është paqa”.
Paqën e çonte përkrah atij që ishte duke vdekur, e çonte në popujt në luftë, ua çonte dhe atyre, që e sulmonin me kritika armiqësore. Ishte lutja, që e mbushte zemrën e saj me paqën e Krishtit dhe ua rrezatonte këtë paqe dhe të tjerëve.
11.Misionare e bamirësisë, e dashurisë, misionare e paqës, misionare e jetës, kështu ishte Nënë Tereza. Gjithmonë shprehej në mbrojtje të jetës dhe kur mesazhi i saj nuk u pëlqente të tjerëve.
E gjithë ekzistenca e Nënë Terezës ishte një hymn për jetën.
Takimet e përditeshme me vdekjen, me leprën, me SIDA e me çdo lloj vuajtje njerëzore, e bënë dëshmitare të vlefshmërisë të Ungjillit, të jetës.
Edhe buzëqeshja e Saj ishte Po për jetën, Po e gëzueshme, që lindi në besimin në fè dhe në dashurinë e thellë, ishte Po e purifikuar e kalitur në vuajtje. Ajo e ripërtëriu këtë Po çdo mëngjez, duke u bashkuar me Marien, e gjunjëzuar para Krishtit në kryq.  Etja e Jezusit në Kryq, u bë etja e Nënë Terezës dhe inspirim i saj në udhëtimin drejt shenjtërimit.
12.Tereza e Kalkutës ishte realisht Nёnё. Nёna e të varfërve, Nёna e fëmijëve. Nёna e shumë vajzave dhe djemëve, që e kishin udhehëqëse shpirtërore dhe që e kanë bashkëndarë në misionet.
E gjithë ekzistenca e Saj, na kujton, se të jesh i krishterë, do të thotë të jesh dëshmitar i bamirësisë dhe i dashurisë.
Duke përsëritur fjalët e Nёnё Terezës, i bëj thirrje çdo njërit nga ju, të ndiqni përherë me zemërbardhësi dhe me kurajo, hapat e kësaj dishepulle të njëmendtë të Krishtit.

Nënë Tereza dhe Ndjekset e saja të Urdhërit...
Nënë Tereza dhe Ndjekset e saja të Urdhërit…

Jezu Krishti në jetën e Nënë Terezës

Askush nga ne nuk e “sheh” Jezusin, askush nuk e sheh Atё nё tё varfёrit, as nё eukaristi. Nuk e kam fjalёn pёr ateistёt, pёr agnostikёt, as pёr laikёt dhe as pёr masen e madhe te besimtarёve, por i referohem atyre qё thonё: “Jezusi ёshtё mes nesh”, ndonёse nuk e shohin nё mёnyrё mistike, as me vegime, ata nuk e dëgjojnё direkt zёrin e tij.
Nёnё Tereza thotё se Zotin e prek, kur e prek Jezusin qё ёshtё mes nesh, i rilindur, i prekshёm dhe jo si njё fantazёm, andaj kur ndjente mungesёn e Jezusit, tregonte se e prekte dhe pse ishte nё thellёsi tё natёs pangjyra, i buzëqeshte dhe e pёrshkruante me ngjyrat e parajsёs, ashtu si e shihte nё tё varfërit dhe në të sëmurёt nё agoni, qё kishin fytyrёn e Krishtit nё kryq. Ajo e shihte Jezusin nё mёnyrё tjetёr, andaj theksonte: “Tё gjithё pёr Jezusin nёpёrmjet Maries! Testamenti i tij ёshtё tё duam! Le tё jetё Jezusi, fytyra e pranisё tё dashurisё tё Zotit, qё tё mbushi bamirёsinё tonё”.
Pёr tё treguar pёr jetёn e Nёnё Terezёs, nuk mjafton tё komentosh çfarё thuhen, por duhet njohur nga afёr e ta pёrjetosh aktivitetin e saj si misionare katolike dhe lidhjen e saj shpirtёrore me Jezusin, duke filluar nga thirrja e parё “Eja bёhu drita ime!” dhe deri nё ditën e fundit tё jetёs sё saj.
Nga kjo analizё njihemi me 4 aspekte themelore, qё shprehin lidhjen e Nёnё Terezёs me Jezusin:

a. Kuptimi i jetёs pёr Nёnё Terezёn ishte Jezu Krishti.
Kёtё aspekt e pёrshkruan gazetaria Franca Zambonini, e cila tregon njё ngjarje tё jetuar, qё shpreh qartё lidhjen e Nёnё Terezёs me Jezu  Krishtin: “Kur punoja për projektin ‘Evangjelizimi 2000’ ne kuadrin e festimit tё Jubileut, me mua bashkёpunonte motra irlandeze Mary O’Duffy, superioria e institutit “Mater Dei” nё Romë. Ajo kishte punuar gjatё me Nёnё Terezёn e njё ditё mё tha: Jezusi ishte mendimi dominant i Nёnё Terezёs, ishte i pranishёm pёrditё nё jetёn e saj. Njё ditё, mё konfidoi, se Jezusi i kishte folur disa herё. Reaksioni i motrёs Mary, ishte i ngjashёm me atё tё personave tё tjerё, andaj e kishte pyetur: Nёnё, a je e sigurte se ishte zёri i vetё Jezusit? Pёrgjigjia ishte kategorike: “Jam shumё e sigurtё. Jezusi mё kёrkoi qartёsisht ta le urdhёrin e Loreto-s dhe tё themeloj kongregacionin me motra hindiane, pёr tё ndihmuar tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit. Fillimisht hezitova, pasi isha e trembur, pёr ta lёnё kuvendin, ku isha e lumtur dhe ku ndihesha e mbrojtur, por mё pas e lashë vetëm pёr vullnetin hyjnor”.
Jezuiti Edoëard Le Joly, i cili për 20 vjet me radhë ishte konfesori dhe këshilltari personal i Nёnё Terezёs dhe një nga interpretuesit më të mirë te veprёs sё saj, shprehet: “E vërteta është se Nëna e dëgjoi thirrjen e Jezusit në thellësi të shpirtit të saj. Zoti e thirri për t’i shërbyer të varfёrve dhe ajo iu përgjigj: Ja ku mё ke”.
Jezuiti Celeste Van Exem tregon: “Jezu Krishti ishte kuptimi i tёrё jetёs tё Nёnё Terezёs”.
Lidhja shpirtërore me Jezusin, nisi me vegimet e para, kur e thirri Nënë Terezën të bëhej drita e tij dhe i sugjeroi të themeloi misionin, ndërsa mё pas, kjo lidhje mori karakter dashuror dhe me tё drejtё shumё teologё i janё pёrkushtuar analizёs tё kёsaj dukurie mistike.
Lidhja me Jezusin, nё mёnyrё spontane mori formёn e dashurisё martesore, si e tregon ajo vetё: “Njё ditё, njё profesor nё USA, me drejtoi pyetjen: Ju a jeni e martuar? Dhe unё iu pёrgjigja: Sigurisht jam e martuar, por nga njё herё e kam tё vёshtirё t’i buzёqesh bashkёshortit tim Jezusit, pasi ai ёshtё shumё kёrkues”.
At Kolodiejchuk, postulatori i kauzës të lumturimit dhe kanonizimit të Nënë Terezës, pasi kishte studiuar për shumë vite shkrimet e saj, poezitë – urata, letrat dhe dёshmitë e shumta të tjerëve, arrinë në këtë përfundim: “Ne se më duhet të them në sintezë, përse nderohet kaq shumë Nënë Tereza, përgjigjem thjeshtë: pikërisht për dashurinë e saj personale për Jezusin, që e përjetoi në mënyrë të fortë, sa konsiderohej bashkëshortja e tij. Jeta e saj e kishte Jezusin në qendër”.
Lidhjen me Jezusin, Nёnё Tereza e dëshmon në letrën dёrguar motrave të Misionit tё Dashurisё në Varanasi, tё cilat ishin mbledhur nё kremtimin e javës sё shenjtë mё 25 mars 1993.
“Po e shkruaj me dorën time, sepse më preokupon mendimi se disa nga ju, ende nuk e kanë takuar Jezusin direkt. Kaloni shumë kohë me lutje në kapellё, por a nuk e shihni me sytë e shpirtit, dashurinë me të cilën ai u vёshtron? A e njihni me të vërtetë Jezusin e gjallë? Jo nga librat, por kur qëndron brenda në zemrat tuaja? A nuk i keni dëgjuar fjalët plot dashuri që iu drejton? Mos e braktisni kurrë këtë kontakt të përditshëm me Jezusin, jo si ide por si person i gjallë dhe i vёrtetë”. Kuptohet se Jezusi për Nënë Terezën nuk ishte një abstraksion, një bashkësi doktrinash, dogmash, apo kujtime dhe rrëfime për një person që ka jetuar dikur, por ishte njё Jezus jetësor, real, që ajo e ndjente në zemrën e vet dhe që e shihte në fytyrat e njerёzve që vuanin dhe të cilёve u shërbente.
Në letër, spjegon se asnjëherë nuk kishte folur në këtë mënyrë dhe kaq hapur dhe këtë qёndrim e mbajti me qëllim, që të mos u imponohej, pasi motrat duhej ta ndjenin vetë praninë e Jezusit në zemrat dhe në misionin e tyre. Duke u shprehur në kёtё mënyrë, Nёnё Tereza imitoi Shёn Marien, duke i “ruajtur sekretet nё brendёsi tё zemrёs”, pra i mbajti fshehur për kohë të gjatë, por tani e ndjente nevojën t’ia tregonte motrave misionare, duke theksuar atë qё ishte i gjithё kuptimi i veprёs së saj dhe për të cilin i thirri motrat si bashkpunëtore: “Për mua është e qartë, misionaret e dashurisë ekzistojnё për të shuar etjen e Jezusit”.
Lidhjen dhe adhurimin pёr Jezusin, Nёnё Tereza e ka shprehur nё shumё biseda me motrat misionare, nё diskutime dhe nё njё poezi – uratё, qё po e prezantoj nё vazhdim:

Jezusi
Ështё fjala e shqiptuar.
Ështё jeta pёr t’u jetuar.
Ështё dashuria pёr t’u dashuruar.
Ështё gёzimi pёr tu bashkёndarё me tё tjerët.
Ështё sakrificё pёr t’u bёrё.
Ështё paqa pёr t’u dhuruar.
Ështё buka e jetёs pёr t’u ngrёnё…”

Dihet se në brendësi të njeriut gjallon “io” (uni), dashuria e pёshtjelluar nё vetvehte, egoizmi, ndёrsa nё besimtarёt ёshtё Jezusi. Ecuria drejt shenjtёrimit bazohet nё ndryshimin e kёtij raporti, pёr tё arritë nё atё nivel, qё nё qendёr tё vendoset Jezusi dhe pikërisht Nënё Tereza flet si apostulle: “Nuk jam unё qё jetoj, por ёshtё Krishti qё jeton nё mua!”.
Në periudhat e purifikimit, gjatë errёsirës së natës, Nënë Tereza arriti ta plotësoi këtë proces, jetoi me vuajtjet e Jezu Krishtit, sepse ai ishte kuptimi i jetës së saj dhe me veprën e saj sublime, i ndihmoi njerёzit me dashurinё e Jezusit.

b.Frut i dashurisë është shërbimi.
Në një sentencё profetike Nënë Tereza thotë: “Frut i dashurisë është shërbimi dhe frut i shërbimit është paqa”.
Nё kёtё thёnie, dashuria dhe shёrbimi ndaj të njerëzve nevojtarë, lindën sё bashku dhe u lidhёn në një të vetme në shpirtin e Nënë Terezës, qё në thirrjen e dytë të Jezusit mё 10 shtator 1946, andaj Ajo i drejtohej motrave misionare me fjalёt e Jezusit: “Kam etje, ju bёjeni atё pёr mua. Pёrherё kujtoni gjithmonё dy gjёra: mjetin dhe qёllimin, nё mёnyrё, qё askush tё mos na ndaj nga Zoti, nga ai qё na bashkoi. Karizma e jonё ёshtё tё shuajmё etjen e dashurisё tё Jezusit, duke punuar pёr tё shpёtuar dhe shenjtёruar tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit.
Nёnё Tereza iu drejtohej motrave misionare me 5 fjalё: “You did it to me – Ju bёjeni atё pёr mua”, duke numёruar pesё gishtat e dorёs dhe shtonte: “Ështё ungjilli nё pesё gishta, ёshtё Jezusi i pranishёm nё eukaristi, ёshtё me veshjen e tё varfёrit”.
Duke e parё vuajtjen e Jezusit, tё mishёruar nё varfёrinё e njerёzve qё vuanin, Nёnё Tereza u bёnte thirrje motrave nё mёnyrё retorike, t’i shёrbenin njerёzve si shërbente Ai, duke e identifikuar tё varfёrin me Jezusin, si shprehet nё kёtё uratё:

Jezusi ёshtё i uritur, t’i heqim urinё.
Ështё i etur, t’i shuajmё etjen.
Ështe i xhveshur, ta veshim.
Ështё pa shtёpi, t’i japim strehё.
Ështё i sёmurё, ta kurojmё.
Ështё vetёm person, ta dashurojmё.

Nga kjo poezi – uratё kuptohet qartё, kush ishte shtysa, qё e nxiti tё vihej nё shёrbim tё varfёrve. Ta duash tё varfёrin si Krishtin, nuk do tё thotё ta duash nёpёrmjet njё personi ndёrmjetёs, por ta duash vetё direkt. Pikёrisht ky ёshtё dhe misteri i Nёnё Terezёs, e cila gjatё gjithё jetёs u shёrbeu tё varfёrve me dashuri dhe pёrkushtim, ashtu si Jezusi u shёrbeu njerёzve tё tij. Me kёto mendime dhe me mёnyrat si veproi Nёnё Tereza, i dha njё mёsim profetik shoqёrisё dhe kishёs katolike.
Nё njё takim publik me Nёnё Terezёn, njё murgeshё e njё urdhёri tjetёr tё krishterё, i bёri njё sugjerim kritik duke i thёnё: “Ju po i bёni me vese tё varfёrit, madje po e fyeni dinjitetin e tyre, duke iu dhёnё gjithçka falas, pa u kёrkuar asgjё atyre!”.
Nёnё Tereza iu pёrgjigj me kundёrkritikё: “Ekzistojnё shumё kongregacione, qё po i bёjnё me vese tё pasurit, andaj s’ka asgjё tё keqe nёse ekziston njё si ky i joni, qё i bёn me vese tё varfёrit”.
Drejtuesia e Shёrbimit Social tё Kalkutёs, e kishte kuptuar aspektin social të misionareve të dashurisë, shpirtin e shёrbimit ndaj tё varfёrve, andaj njё ditё i tha Nёnё Terezёs: “Nёnё, Ju dhe ne bёjmё tё njёjtёn punё shoqёrore, por ka njё ndryshim, ne e bёjmё tё marrim diçka, Ju e bёni duke iu dhёnё gratis gjithçka dhe tё gjithёve”.
Dashuria e Nёnё Terezёs pёr Jezu Krishtin, ashtu si e kishin ndjerё dhe shenjёtorёt e tjerё, e nxiti tё bёnte vepra tё vogla me dashuri dhe bёri aq shumё, sa asnjё shtysё tjetёr politike, ekonomike dhe humanitare, nuk ёshtё nё gjёndje ta bёj as nё ditёt e sotme.
Po rikujtoj bisedёn me gazetarin, kur e pa Nёnё Terezёn duke larё njё tё braktisur nё rrugёt e Kalkutёs, i cili i tha: “Unё nuk do ta bёja, pёr gjithё arin e botёs!” dhe Ajo iu pёrgjigj preras: “As unё! Nuk do ta bёja pёr gjithë arin e botёs, por pёr Jezu Krishtin PO”. Nё kёtё vepёr absolutisht tё rrallё humane, nuk ka egoizёm, vepra e saj nuk ёshtё mёshirё, as filantropizëm si flasin ata, por ёshtё shёrbim me dashuri dhe pёrkushtim hyjnor pёr tё ndihmuar njeriun vёlla nё vuajtje.
Këtë veprim tё rrallё dashurie nejrëzore, shumë sociologë, gazetarë dhe komentatorë televizivë e kanë përkufizuar humanizёm sublim.
Kur shikojmё në fotografi Nёnё Terezёn duke mbajtur tё shtёrnguar nё gjoks njё fёmijё tё braktisur dhe tё kequshqyer, ose kur pёrkulet dhe i jep ilaçet njё tё sёmuri nё gjendje tё rёndё, apo kur lanë dhe ushqen njё sakat, ose njё leproz, kuptojmё se shërbimi i saj ёshtё kredo e shenjtёrisё, ёshtё ikona e dhёmbshurisё dhe e dashurisё pёr njeriun qё vuan.

Nënë Tereza në Lutjet e saja
Nënë Tereza në Lutjet e saja

c.“Unё jam mes jush, ashtu si Ai qё shёrben!”
Shёrbimi i Nёnё Terezёs ndaj tё varfёrve ёshtё unikal, i paarritshёm, ёshtё shёrbim hyjnor, qё i ka dhёnё mёsime tёrё botёs.
Ajo tregoi se madhёshtia e njeriut nuk varet nga pushteti qё ka, por nga shёrbimi qё kryen për shoqërinë, andaj shpesh pёrsёriste njё fragment nga Ungjilli i Mateo (20, 26): “Ai qё do tё bёhet i madhi mes jush, do tё bёhet shёrbёtori i juaj”. Madhёshtia e Nёnё Terezёs shprehej nё shёrbimin ndaj tё gjithё njerёzve qё vuanin, pa dallime etnike, fetare dhe sociale.
Kush ka punuar me Nёnё Terezёn, e ka kuptuar si i bindi Reganin, Gorbaçovin, Klintonin, Shirakun, Arafatin etj, tё shёrbenin krah saj nё mensat e tё vobektёve, duke i dhёnё botёs mesazhin se askush nuk ёshtё i pёrjashtuar nga detyra pёr t’i shёrbyer njerёzve dhe sidomos tё varfёrve. Shёrbimi qё kryente Ajo, i kapёrcente kufijt e tё zakonshmes.
Duke analizuar jetёn shpirtёrore tё Nёnё Terezёs, konstatohet se  krahas lidhjes me Jezu Krishtin dhe Shёn Marien, nё veprёn e saj janё ndërthurur dhe vepra e Shёn Palit, qё ka folur pёr “shёrbim shpirtit” (diakonia Pneumatos: 2 Kor 3,8); gjejmё Shёn Pjetrin, i cili nё Aktet flet pёr “shёrbimin e fjalёs” nga apostujt dhe pёr shёrbimin e mensёs. Nё këto kategori pёrfshihen dhe shёrbimet e autoritetit dhe magjistrati ekleziazik, qё kryhen duke ndjekur fjalёn e Jezusit kur u tha apostujve: “Unё jam mes jush, ashtu si Ai qё shёrben!” (Ungjilli Luka 22,27).
Nёnё Tereza bёri tё njëjtat shërbime si apostujt, pra kreu shërbimet e shpirtit, të fjalës dhe të mensës dhe i realizoi me dashuri, duke u shndërruar në apostola e dashurisë të kohëve moderne.
Nёnё Tereza i zbatonte tё gjitha nё unite: dashurinё pёr Jezusin dhe Shёn Marien, shёrbimin e shpirtit tё Shёn Palit, shёrbimin e fjalёs tё Shёn Pjetrit, duke u treguar tё gjithёve atyre tё Kurias, qё nё punёn e tyre me njerёzit, të bazohen nё “Ungjillin e pesё gishtave”; e thёnё thjeshtё, predikuesit tё braktisin tonin paternetik duke dhënë sugjerime se “çfarё duhet tё bёjnё tё tjerёt”, por tё punojnё me dashuri e tё ndihmojnё tё varfёrit, ashtu si punuan Nёnё Tereza, Shёn Gjon Pali II, Shёn Pio Pietrelçina, kёta tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan dhe titullin Servus servorum Dei – shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit.

d.Dashuria pёr Krishtin, mbi atё nuk ka tjetёr mё tё madhe.
Si theksova mё sipёr, Nёnё Tereza na kujton se shtysa e fshehtё, qё e nxiti gjithё jetёn t’u shёrbente tё varfёrve ishte dashuria pёr Krishtin dhe natyrisht ky ёshtё sekreti, qё sipas saj na çon tё kremtojmё Krishtlindjen. Nё kёngёn e Krishtlindjes Adeste fideles, ёshtё njё varg qё thotё: “Sic nos amantem quis non redamaret – Ai qё na don kaq shumё”, qё do tё thotё se zemra e dashuruar me njeriun, ёshtё njё presepe ku Krishti dёshiron tё vijё nё Krishtlindje.
Po ku ta gjejmё kёtё dashuri? Nёnё Tereza dinte kujt t’ia kёrkonte, padyshim ia kёrkoi Shёn Maries, si e shpreh nё njё nga uratat e saj tё bukura: “Marie, Nёna ime shumё e dashur, ma dhuro zemrёn tёnde kaq tё bukur, plot me dashuri e thjeshtёsi, qё unё tё mund ta pres Jezusin, ashtu si bёje ti, duke nxituar pёr t’ia dhuruar tё tjerёve”.
Nёnё Tereza kishte shpirt tё pasur nё ndjenja humane, por vepra shpirtёrore e saj, ashtu si dhe e At Pio Pietrelçinës, ishin tё ndikuara nga rrethanat e kohёs kur ato vepruan. Nё ato vite mungonin reflektimet teologjike pёr njё perspektivё tё qartё tё trinitetit, por konçili i Novo millennio ineunte, duket se u bё burimi i çdo forme tё shёnjtёrimit tё krishterё pёr kohёt moderne.
Ky aspekt ёshtё shprehur dhe nga postulatori i kauzёs tё lumturimit, At Kolodiechuk, i cili thotё se Jezusi ishte nё qendёr tё jetёs shpirtёrore tё Nёnё Terezёs (Jesus centricum), mё shumё se spiritualitet i trinitetit.
Nё se e analizojmё pa pasione këtë opinion, konstatojmё se ky gjykim ёshtё pak sa i nxituar, sepse dhe triniteti ka vend nё jetёn shpirtёrore dhe në aktivitetet si motёr katolike tё Nёnё Terezёs. Trinitetin Ajo e ka shprehur nё ravijezimin tresh tё kordonave blu tё sarit tё bardhё, e ka shprehur nё uratat dhe lutjet pёr Jezusin dhe Shёn Marien, por skeptiket e kishës thonë se ndёr ato tё shkruarat, deri tani nuk rezulton ndonjё e posaçme pёr Shpirtin e Shenjtё.
Nё fakt, Nënë Tereza e përmend Shpirtin e Shenjtё, nё rastet e formulave liturgjike tradicionale dhe posaçёrisht nё ritin e pagёzimit, e shpreh nё uratёn-poezi pёr Krishtlindjen, anì se nuk ёshtё theksuar nё aspektin shpirtёrore dhe teologjik.
Opinionet e ndonjё teologu se Nёnё Tereza nuk i ёshtё kushtuar me shkrime Shpirtit tё Shenjtё, ёshtё kritikё e nxituar dhe qёllimkeqe, qё ndikoi të vonohej procesi i shenjtёrimit.
Nuk ka dyshime se veprat shpirtёrore dhe humanitare, qё kryente Nёnё Terezёs, ashtu si dhe tё shenjtorёve tё tjerё, janё tёrёsisht vepёr e Shpirtit të Shenjtё, si ka thёnё Shën Bonaventura: “Askush nuk e merr, nёse nuk e dëshiron dhe askush nuk e dёshiron, nёse nuk ёshtё i pushtuar nga Shpirti i Shenjtё”.
Çёshtja e Shpirtit tё Shenjtë, nuk pёrbёn asnjё pengesё pёr ta shpallur tё shenjtё, sepse pёr fat tё mirё, nё kriteret e kanonizimit nuk ёshtё gjerёsia e pikpamjeve teologjike, qё vendos në se një klerik tё shpallet i shenjtё, por janё aktet heroike, mrekullitё dhe Carità – dashuria e kёto virtyte janё tё shprehura nё perfeksion nё jetёn dhe veprёn e Nёnё Terezёs.
Asnjё shenjёtor nuk i ka tё gjitha hiret (karizmat) dhe nuk i pёrmban tё gjitha potencialet shpirtёrore tё modelit hyjnor si Jezu Krishti. Ky kuadёr plotёsohet nё tёrёsinё shёnjёtorёve, pra kuptohet nё tёrësinë e kishёs katolike dhe jo nё shënjёtorё tё veçantё.
Nё se do tё flasim pёr kanonizimin shënjёtore të Nёnё Terezës, ajo i plotёson të gjitha kushte, se nё realitet ёshtё pёrdytёsimi i Jezusit, ёshtё mishёrim i veprёs së tij, si vepër e Shpirtit të Shenjtë. Për këtë aspekt Papa Gjon Pali II, ka thënë: “Falenderoj bijat dhe bijt e Nënë Terezës, për zgjedhjen e tyre radikale evangjelike dhe lutem për ata, që të mbeten përherë besnike të karizmës së saj, që Shpirti i Shenjtë e krijoi në themeluesen e tyre”.
Duhet tё kemi tё qartё se mistikët, nuk janё një kategori e veçantё e tё krishterёve, nuk janё vetëm pёr të na mahnitur dhe për të na entusiazmuar me bёmat, me mrekullitё dhe mirёsitё e tyre, por pёr tё na treguar me vepra nё krijimin e njё jetё mё tё mirё, mё tё shёndetshme, mё gazmore dhe  paqёsore, ashtu si veproi e lumtura Nёnё Tereza shqiptare e Kalkutёs, e cila ndihmoi mё tё varfёrit, tё sëmurёt, jetimёt, tё braktisurit, tё pamundurit, tё moshuarit. Edhe mistikёt dhe shenjtoret e tjerё kanё ecur në këtë rrugë dhe mirësia e shenjtёria e tyre, na ka përfshirë në shtjellat e jetës të Trinitetit të Shenjtё.
Në veçanti, Nënë Tereza e shprehte Trinitetin e Shenjtë gjatë festës të Krishtlindjes. Nuk duhen sentimente të rralla, për të ndjerë e për të marrë pjesë në atmosferën e Krishtlindjes, mjafton të besosh në atë që thotё Nënë Tereza, se në natën e Krishtlindjes, ne presim rilindjen e atij, qё u sakrifikua pёr tё tjerёt dhe kur tё gjithё, me bekimet, nё kungim e ne darkё marrim “trupin” dhe “gjakun” e Krishtit. Ne uratat e saj shqiptonte me thjeshtësi: “Jezus, të pres si të priste Maria, Nëna tënde, të dua me dashurinë si të don Ati Qiellor, të dua me Shpirtin e Shenjtё”.

Shenjtorja Nënë Terezë
Shenjtorja Nënë Terezë

Nënë Tereza: e famëshme dhe Shenjtore

Nёnё Tereza, me veprat e vogla e me shumë dashuri, u ngrit nё piedestalin e figurave tё shquara tё kishёs katolike dhe tё historisё sё njerёzimit. Këto nivele dhe përmasa, Nënë Tereza i arriti me vepra si motër katolike e devotshme dhe me shёrbimet si misionare humanitare e shquar.
Nё vitin 1999, me dekret special, Papa Gjon Pali II shpalli hapjen e procesit tё lumturimit tё Nënë Terezёs, njё vendim i pazakontё, i parakohshёm dhe shumё i rrallё nё historinё e krishtёrimit. Procedura e lumturimit, si faza pararendёse e kanonizimt shenjtore, u mbyll nё verёn e vitit 2003 dhe mё 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali II, me homelinё nё sheshin Shёn Pjetri, e shpalli tё Lumturueme Nёnё Terezёn.
Meriton të kujtoj se para shpalljes e Lumturume, popujt e botёs, si dhe nё artikuj gazetash e revistash, nё bisedat e pёrditshme, nё libra, nё programe televizive dhe radiofonike, nё shumё filma dokumentarё, tё gjithё e quanin e Shenjta Nёnё Tereza.
Veprat e Nёnё Terezёs janё mishёrim i pёrkushtimit me dashuri pёr njeriun e vuajtur e të braktisur nga shoqëria, janё shёrbime sociale dhe shpirtërore gjithёbotёrore, tё bazuara nё parime tё forta humanizmi tё pakushtёzuar.
Nёnё Tereza e pasuroi besimin katolik me dashuri, e shndёrroi dashurinё nё profesion dhe mision nё shёrbim tё njeriut, duke i treguar, se duhet tё jetojmё me kёtё profesion, me kёtё art shёrbimi pët tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt dhe të braktisurit.  Shёrbimi i Nёnё Terezës dhe i motrave misionare, i kapёrcen kufijt e mёshirёs kristiane, nuk ёshtё vetёm keqardhje, nuk ёshtё thjesht bamirёsi, por ёshtё dashuri dhe ndihmё pёr tё gjithё ata qё vuanin.
Martin Luther King nderohet nga bota sepse luftoi pёr drejtёsinё pёr tё gjithё, pa dallime nё ngjyrёn e lëkurёs e nё besim fetar; Mary Curie ёshtё e famshme për zbulimet shkencore; Markoni u shqua për zbulimin e radios; Gabriel Garzia Markez u bë i njohur në botë për librat e bukur që shkroi; Bill Gates si themeluesi i Microsoft; ndërsa Nёnё Tereza u bё e famёshme dhe e shquar duke luftuar pёr drejtёsi shoqёrore, pёr t’iu rikthyer dinjitetin dhe tё drejtёn elementare pёr mirёqenie shëndetёsore viktimave të varfërisë, të cilёve u shërbeu me dashuri dhe falas.
Ajo e pushtoi botёn me humanizmin dhe dashurinё pёr tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit, kreu vepra madhore pa preçedenta nё përmasa e nё intensitet, kësisoj u bë e famёshme dhe motёr e shenjtё dhe njё ndёr figurat mё tё shquara tё shek. XX.

Nënë Tereza dhe Diana Spenser
Nënë Tereza dhe Diana Spenser

Bota e vlerёsonte dhe Nёnё Tereza i risillte shenjtёrinё botёs.

Me thjeshtёsi tё admirueshme, me dinjitet dhe guxim, pa bёrё shpikje dhe zbulime tё mëdha, Ajo zbatoi profesionin, misionin dhe artin e dashurisё, kёsisoj u bё e pёrbotёshme, u bё vetё bota.
Nёnё Tereza tregoi me vepra, se nuk u shёrbeu tё tjerёve vetёm me misionet shpirtёrore dhe as me aksione individuale, por i masivizoi kёto shërbime, i organizoi nё institucione fetare, laike dhe shoqёrore, i fuqizoi me mjete dhe burime njerёzore, i shtriu nё tё pesё kontinentet, duke ndihmuar popujt e tё gjitha besimeve fetare.
Për imazhin publik, si simbol historik shpirtëror dhe humanitar, Nёnё Tereza është vlerёsuar njё ndёr gratё mё tё famёshme tё botёs. Revista amerikane “Time” në një numёr special të vitit 2002, botoi njё studim dedikuar “Njëqind njerëzve më me influencë në të gjitha kohët – (The 100 Most Influential People of All Time)”, duke e radhitur Nënë Terezën, përkrah figurave më të shquara të historisë, duke e cilësuar “mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”.
Kopertina e revistës “Time” kushtuar 100 personaliteteve më të shquar të historisë së njerëzimit.
Në pjesёn ku trajtohen çështjet shpirtërore të botës së krishterë, autori e radhit Nënë Terezën në vendin e katërt, pikërisht pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut të Assisit.
Në vitin 2010, revista “Time”, në kremtimin e 100 vjetorit te lindjes tё Nёnё Terezёs, i kushtoi njё numёr special me titull në kopertinё “Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”. Ne artikujt e shumtë e cilësonin misionaria më e shquara e shek. XX.
Në vitin 2012, Asambleja e OKB, në nderim të kontributit të madh humanitar të Nënë Terezës, ditën e ndarjes nga jeta, 5 shtatorin, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.
Pa mё të voglin dyshim, Nënë Tereza është ndër gratë më të shquara të shek. XX, një personalitet i fuqishëm, që ka fituar admirimin dhe respektin në përmasa gjithëbotërore.
Të gjithë, nga njerëzit e thjeshtë e anonimët e deri në personalitet më të larta shtetërore, të kulturës, të artit dhe tё shkencës, janë shprehur me konsiderata të larta për veprën e saj si misionare humanitare dhe si motër katolike.
Të nesёrmen e ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II ne homeli  tha: “Në fytyrat e të vuajturve, Ajo njohu fytyrën e Jezu Krishtit dhe e dëgjoi thirrjen e tyre me përkushtim bujar; e shikonte në buzët dhe në zemrat e atyre që dergjeshin në agoninë e vdekjes; e mori nga fëmijët e braktisur, nga burrat dhe nga gratë. Duke rendur e palodhur nëpër rrugët e botës, Nënë Tereza shënoi historinë e shekullit tonë. Me kurajo mbrojti jetën e atyre që vuanin, u ka shërbyer të gjithë njerëzve, duke iu dhënë dinjitet dhe respekt. Të lodhurve nga jeta, i bëri të ndjejnë dhëmbshurinë e Zotit, Atit të dashur për të gjithë.”
Chiara Lubich shkruan: “Nënë Tereza i ka dashur të gjithë si vehten dhe u ka ofruar atyre idealin e saj. Ajo i ka dashur edhe armiqtё e saj. Në figurën e Nënë Terezës, shihet arti i dashurisë, i mishëruar në perfeksion. Jam e bindur, se te Nënë Tereza është prania e Zotit. Nënë Tereza është modeli për të gjitha ne gratë, është gjenia femërore. Nёnё Tereza, ashtu si Shën Maria, nuk ishte ngarkuar me ndonjë mision, por ishte e mbushur me dashuri, mirёsi dhe bamirësi, që janë dhuratat më të çmuara, që e bënë atë mё hirëplotë…”.
Papët, kardinalët, klerikёt, motrat misionare, dishepujt e saj, masa e madhe popullore, mass media, kanë vlerësuar dhe nderuar veprën e shquar të saj dhe këto qëndrime janë të kuptueshme, por kur flasin me admirim dhe e vlerësojnë ateistët dhe agnostikët, atëhere gjithçka qё thuhet për Nënë Terezën bëhet e besueshme dhe e pranueshme nga të gjithë, bëhet një e vërtetë absolute.
Në vitin 1962, poeti dhe regjizori i shquar Pier Paolo Pasolini, kur doli nga takimi me Nënë Terezën, i mahnitur shpërtheu me thirrjen: “Nёnё Tereza, kur të vështron, të sheh! Në këtë takim njoha misterin e shenjtërisë së saj!”.
Shkrimtari Augusto Guerriero (Ricciardetto), në vitet ’70, ishte ndër ateistat mё polemikë kundër besimeve fetare, por pasi u takua me Nënë Terezën, pati kurajon të shkruante: “Nuk kisha takuar kurrë një shenjtore. Takimi me Nënë Terezën më emocionoi shumë. Unë ia putha duart disa herë, ato duar të shenjta, që kanë lehtësuar dhimbjet e shumë njerëzve dhe nuk isha në gjendje t’i thoja një fjalë, sepse me mbytën emocionet, aq sa më penguan të flisja. Ishte engjëll i vërtetë, engjëlli i dashurisë dhe i fesë, për të cilat me fliste e ndërkohë sytë i ndrisnin me një dritë mesazhi kristian, me mesazhin e vërtetë kristian, qe është Dashuria.
Ndërsa ajo fliste, para syve më doli ajo mburrja e botës sonë të mjerë ku jetoja, ndёrsa përballё meje kisha pasionin, luftat e saj të vazhdueshme, piksynimet, që kërkonte të arrinte në ndihmë të njerëzve që vuanin. Aty m’u shfaq një ndjenjë e fortë dhimbje, për jetën time të padobishme dhe kuptova se ekziston vetëm një ideal, për të cilin vlen të jetohet dhe ky ideal është dashuria”.
Roberto Gervaso, gazetar, shkrimtar, aforist italian e personazh publik i njohur për deklarimet dhe qëndrimet larg horizonteve fetare, shkruan: “Nënë Tereza së pari ishte e sinqertë: kuptohej se ndjente. Ajo nuk kishte nevojë t’i bënin qejfin as nga shtypi rozё, që ishte më i keqi, as nga tellallët e tij të paftyrë e të pandëshkueshëm, që bridhnin me stilolaps dhe Nikon në duar. Ajo nuk kishte nevojë për lëvdata, sepse kush i dedikohet me dashuri një misioni të tillë humanitar, kush jeton, lufton dhe vdes për të tjerët, nuk i kërkon favor askujt. Për dekada Ajo ua ka vënë dorën mbi ballin me plagë të sëmurëve, i ka përkëdhelur faqet e thara nga uria dhe trupat e njerëzve të gërryera nga sëmundjet, të atyre krijesave të Zotit, të cilët për vuajtjet që kalonin, mund dhe të mallkonin Zotin, por nuk e bënë këtë, sepse kishin pranë dashurinë e kësaj gruaje shtatpakët dhe gjigande, ata kishin pranë të voglën dhe të madhen Nënë Tereza, zëvendësen dhe emisaren e Zotit në tokë”.
Nënë Tereza, me uratat dhe kёshillat profetike, transmetonte mesazhe paqe, duke vёnё nё plan tё parё dashurinё si mjet i paqës, andaj theksonte: “fryt i besimit është dashuria; fryt i dashurisë është shërbimi; fryt i shërbimit është paqa”.
Mario Bertini, tregon një episod, që e përjetoi më 1 marsit 1979, nё ceremoninë e zhvilluar ne vilёn e Akademisë Lincei në Romë, ku Nёnё Tereza iu dha çmimi “Balzan – pёr paqe dhe vёllazërim mes popujve”. Nё diskutimin e saj tha: “Le të mos i përdorin bombat dhe armët për të këcënuar botën. Të përdorim dashurinë dhe dhembshurinë. Paqa fillon me një buzëqeshje. Bëje këtë për paqën. Le të rrezatojmë paqen e Perëndisë dhe dritën e Tij ta përhapim nëpër botë, të zhdukim urrejtjen dhe etjen për pushtet tek të gjithë njerëzit. Sot, nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh se kemi harruar që i takojmë njëri-tjetrit, kemi harruar që ky burrё, kjo grua, ai fëmijë është vëllai im, është motra ime. Sikur seicili të shihte imazhin e Perëndisë tek fqinji i tij, a mendoni se do të duheshin tanket dhe gjeneralët?
Paqja dhe lufta fillojnë në shtëpitë tona. Po të duam vërtetë paqen në botë, atëherë të fillojmë të duam njëri-tjetrin në familje. Nëse duam të përhapim gëzimin, duhet qё gëzimi të jetë në familje. Sot, shtetet bëjnë shumë përpjekje dhe shpenzojnë shumë mjete për të mbrojtur kufijtë e tyre. Ata dinë shumë pak për varfërinë dhe vuajtjet që ekzistojnë brenda atyre kufijve.
Nëse ata do të mbronin njerëzit e paushqyer, tё pa strehët dhe ata pa veshje, bota do të ishte një vend i lumtur. Të varfërit duhet ta dijnë se ne i duam dhe se ata nuk janë të lënë pas dore. Ata vetë nuk kanë çfare të na japin, përpos dashurisë. Ne brengosemi se si ta  përqafojmë këtë mesazh të dashurisë dhe të dhembshurisë. Ne jemi  duke u munduar, t’i sjellim botës paqe pёrmes punës sonë”.
Ky ёshtё njё reflektim origjinal i Nёnё Terezёs, qё i jep botёs njё mesazh tё fuqishёm paqe, ashtu siç ishte edhe vetё ajo, e madhe dhe e fuqishme. Nёnё Tereza si veprimtare aktive e paqёs renditet krah figurave mё tё shquara historike si tё Gandit, Martin Luter King dhe Mandelës.
Nё vitin 1996, Michaell Collopy, botoi veprёn “Works of Love are Works of Peace: Mother Teresa and the Missionaries of Charity”, ku nёpёrmjet fotografive tё shumta dhe impresionuese, dokumentoi aktivitetin disa vjeçar tё Nёnё Terezёs dhe të motrave misionare.
Nё vitin 2000, nё librin “Arkitektet e Paqës”, tregon një bisedё me Nёnё Terezёn. Kur ai e pyeti: “Pse nuk i gjykoni ata qё tё kritikojnё ty?” Nënë Tereza iu përgjigj: “Unë nuk gjykoj askënd sepse një gjë e tillë, nuk do tё me linte kohё pёr t’i dashur ata”. Kjo ishte forca e karakteri tё saj.
Gazetaria Claudia Zankel shkruan: “Nënë Tereza zbuloi respektin për jetën dhe vdekjen. Ajo na i dhuroi rishtas virtytet, që në këtё shekull i patëm humbur: si përshpirtjen dhe guximin, respektin per jetën dhe vdekjen. Pak persona të shekullit tonë kanë lënë kaq shumë vlera si Nënë Tereza.
Ajo jo vetëm predikoi dashurinë tërë jetën, por dhe e shenjtëroi me punë dhe në jetë. Nёnё Tereza e kishte zemrёn plot me dashuri, ndёrsa në duar mbante përgjegjësinë e shёrbimit për të sëmurët, të braktisurit, jetimët. Në buzët e Nënë Terezës, gjithmonë kishte vënd buzëqeshja, qё i buronte nga zemra e saj e madhe”.
Raoul Follereau, politikan dhe publicist francez ka thënë: “Zemra e madhe tregohet në vepër dhe unë tek Nënë Tereza shoh një heroinë, një shenjtore. Popullariteti i saj i jashtëzakonshëm, e ka kaluar forcën e saj vepruese. Nënë Tereza është më shumë se një shëmbëlltyrë, ajo është simbol i dashurisë, pa të cilën, asgjë s’është e mundur”.
Shumica e autorëve që kanë shkruar për Nënë Terezën, pёrgjithёsisht i referohen artikujve, librave, komenteve, pra interpretojnë çka lexojnë, por harrohet se ekziston dhe një burim tjetër masiv, që e kanë njohur më mirë, anì se shpesh mbetet anonim dhe pse në fakt ata pёrfaqësojnё një zë të fuqishëm, që flet vazhdimisht për veprën e misionares së dashurisë dhe ky është zëri i popullit, ёshtё zёri i masёs sё madhe e njerëzve, që ka ndjerë praninë, ndihmën, përkujdesjen, buzёqeshjen, përkëdheljen dhe dashurinë e Nënë Terezës. Ky fakt na nxit të shtrojmё pyetjen: Po populli hindian, tё cilit i ajo shërbeu njё jetё tё tёrё, çfarё mendon pёr Nёnё Terezёn?
Populli hindian e ka vlerësuar, nderuar e respektuar dhe të gjithë e thërrisnin “Ma”, pra në formën përkëdhelëse të Mama (Nënë), duke shprehur dashuri dhe nderim për gruan më potente të botës, për veprën e saj të shquar humanitare.
Nё traditën e popullit hindian, në veçanti pёr banorёt e besimit hinduist, shpallja e shenjtorëve kryhet pas vdekjes të personit dhe e përcaktojne në bazë të kontributeve shpirtërore dhe shoqёrore, qё i ka transmetuar shoqёrisё. Shenjtori ose shenjtorja, janё persona që transmetojnë regëtime të veçanta popullit, duke i shprehur atë që provonin vetë në vegime me Zotin. Pikërisht këtë aspekt e gjetёn në veprën dhe fjalën e Nënë Terezës, andaj e shpallёn të shenjtë, që kur Ajo ishte në jetë.
Në Hindi, shenjtori shpallet me verdikt gjithëpopullor dhe pikёrisht shumë vite më parё, qe ne fund te viteve ’50, miliona hindianё e vlerёsuan shenjtore Nёnё Terezёn, “Ma-n” e tyre të dashur.
Shprehje e qartë e nderimit dhe vlerёsimit, ishte pjesmarrja në funeralin e Nënë Terezës. Ceremonia e varrimit vazhdoi 6 orë dhe u transmetua direkt nga kanalet televizive të 160 vendeve të botës, duke shënuar një rekord historik.
Qyteti i Kalkutës ndaloi për ta nderuar motrën katolike, Ma-n e tyre të dashur, e cila i kishte mbushur me dashuri dhe me praninë e Zotit si qytetin e tyre, gjithë Hindinë dhe mbarë botën.
Të fuqishmit e botës, të pranishëm nё funeral, u gjunjëzuan para Nënë Terezës shqiptare.
Bota nuk ka parë ceremoni funebre mё pjesmarrje kaq masive.
Mbi 1 milion njerëz të gjitha etnive e të gjitha besimeve fetare, e përcollën Nënën e tyre të dashur në udhëtimin e fundit në amëshim.
Kjo pjesmarrje masive tregoi se pavarësisht nga përkatesia fetare, të gjithë e nderonin dhe e donin motrën katolike, të gjithë e ndjenin detyrim tё respektonin veprën e saj të shquar.
Aktoria Juliet Stevenson, qё interpretoi rolin e Nёnё Terezёs nё filmin “Letters” tregon: “Kur vesha sarin e bardhё dhe kaloja nё rrugё gjatё xhirimit, njerёzit mё afroheshin, pёrkuleshin dhe e preknin sarin, si kuptohet e shihnin tё shenjtёn Nёnё Tereza, tё ringjallur pёr tё ndihmuar tё varfёrit… Nё Hindi ajo ende nderohet”.
Populli hindian nuk kishte dyshuar se Nënë Tereza ishte e shenjtë, pasi me praninë dhe me veprën e saj apostolike, u kishte afruar Zotin të gjithëve pa dallime fetare, etnike e sociale.
Nënë Tereza i foli popullit hindian ashtu si Jezusi, i foli me jetën dhe veprën e saj e kёsisoj fitoi respektin, nderimin dhe dashurinë e popullit të një vendi, ku katolikёt janë pakicë e hindut shumicё dhe ku bashkjetojnë shumë besime fetare, jo rrallë me konflikte dramatike mes tyre, por atë ditë qё e pёrcollёn nё amshim, të gjithë u bashkuan në dhimbjen e thellë per t’i dhënë lamtumirën Nënës së tyre të dashur.
Ajo i shërbeu me përkushtim miliona banorëve hindianë, i ndihmoi me dashuri, u buzëqeshi të varfërve, të braktisurve, lypsave, të sёmurëve dhe atyre që ishin nё agoni, i përkёdheli me ёmbëlsi fëmijët jetima; të gjithë i kishte fshikur lehtë me sarin e bardhë, kur kalonte nëpër rrugët e pluhurosura dhe të pista të Hindisë; tё gjithёve u fliste qartё, me fjalë të ëmbla e dhe ata e kuptuan, e respektuan dhe e nderuan pёrherё.
Ajo i ndihmoi njerëzit me përkushtim, andaj atë ditë, trupi i saj i mbuluar me njё mal me lule dhe kurora, kur kalonte në heshtje nëpër rrugët e Kalkutës, shoqërohej me vështrimin e përlotur të miliona njerëzve, të cilët me dhimbje u përkulën para trupit të saj të palëvizshëm dhe nuk e imagjinonin si do të jetonin pa praninë e “Ma-s” sё tyre të dashur.
Të gjitha gazetat e përditëshme të Kalkutës, ndarjen nga jeta të Nënë Terezës e njoftuan me titull të madh: “Nëna u shndërrua në Zot”.
Atë ditë dhe Selia e Shenjtё ishte e sigurtë, se Motra Nënë Tereza MC, ishte shenjtëruar dhe ishte ngjitur në parajsë.

Nënë Tereza si Ikona e Dashurisë dhe Dhimbjes
Nënë Tereza si Ikona e Dashurisë dhe Dhimbjes

E Lumturumja Nënë Tereza

Ndarja nga jeta e Nёnё Terezёs me 5 shtator 1997, shkaktoi dhimbje e dёshpёrim nё mbarё botёn, por ajo vazhdon tё jetё e pranishme dhe frymёzuese, pasi ka lёnё testamentin e besimit katolik tё pastёr dhe tё ndjerё nё shpirt, shpresёn fitimtare, thjeshtёsinё e admirueshme, dashurinё hyjnore pёr njeriun, forcёn dhe përkushtimin në ndihmё tё viktimave tё varfёrisё, tё atyre qё shoqёria dhe shteti i kishte braktisur dhe i konsideronte tё “pa prekëshmit”.
Jeta dhe vepra e Nёnё Terezёs ёshtё dёshmi e dashurisё profetike, e pёrkushtimit me devocion, është mision nё ndihmë të njerёzve qё vuanin. Ajo iu përkushtua Zotit, me gjithë qenien e saj dhe po me atë dashuri, i donte njerëzit dhe kujdesej për ato, andaj përsëriste shpesh “Hyji na ka dhënë shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtisë. Çdo frymëmarrje dhe çdo shikim i imi, çdo veprim, do të jetë një akt i dashurisë hyjnore dhe çdo gjë do ta bëj për dashurinë tënde, o Zot i dashur.
Nënё Tereza i dha Zotit besën shqiptare dhe çdo veprim do t’ia perkushtonte Atij dhe tё Birit Jezu Krishtit dhe pёr kёtё vendim ka thënë: “I kam dhënë besën Zotit, t’i jap çdo gjë që Ai do të kërkoi, që ta ndezi dritën e dashurisë në zemrën e secilës krijesë të Tij”.
Figura si motёr katolike e devotëshme ёshtё kompletuar nё ungjill, nё eukaristi dhe ne lutjet, qё i zbatoi me përkushtim dhe me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare, duke ndihmuar tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt dhe tё braktisurit.
Malcolm Muggeridge, duke e perkufizuar figurёn e Nёnё Terezёs si motёr katolike shkruan: “Në kohë të errëta, ajo është dritë që flakëron dhe ndriçon; në kohë të egra është personifikim i gjallë i ungjillit të dashurisë së Krishtit; në kohët kur e harrojmë Zotin, ajo ёshtё Hyu, që jeton midis nesh, plot me hire dhe të vërteta”.
Nё veprёn e Nёnё Terezёs njerëzit shihnin vetё Jezu Krishtin.
Ajo ёshtё dëshmia bindëse e tri virtyteve teologale të krishtërimit: Fesë, Shpresës dhe Dashurisë.
Për Nënë Tereza, feja ishte besimi me përkushtim dhe kërkimi i vazhdueshëm i Zotit dhe duke e kërkuar praninë e tij, e gjeti Zotin te njeriu.
Për Nënё Tereza, shpresa nuk ishte pritje pasive. Ajo nuk ndenji kurrë duarkryq. Ishte pёrherë aktive dhe vepruese, i nxiste dhe i frymëzonte të gjithë te vepronin si ajo vete, të bënin diçka të mirë dhe të bukur për Zotin – për njeriun, të bёnin vepra të vogla me dashuri të madhe.
Elena Bergadano shkruan: “Nënë Tereza është gruaja më potente e botës, Ajo është motra misonare, qё e ndërkombetarizoi dashurinё pёr njeriun”.
Për t’u kujtuar të gjithëve forcën e dashurisë ungjillore tё Nёnё Terezёs në shërbimin njerёzimit, Papa Gjon Pali II ka thёnё: “Nënë Tereza e Kalkutës është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur të bamirësisë, që lindi nga kundrimi i përhershëm i Krishtit në kryq, dëshmitare e paharruar e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve më të varfër dhe të braktisur.  Duke ecur pa u lodhur nëpër rrugët e botës, Nënë Tereza la gjurmë të pashlyshme në historinë e shekullit.
Ajo mbrojti gjithnjë e kudo, me guxim të pashoq, jetën dhe dinjitetin e njeriut; mbrojti ato që shtypeshin nën barrën e rëndë të padrejtësisë dhe të harresës nga bota, u dha vetëdijen se nuk ishin të tepërt dhe se ishin të zgjedhurit e Zotit, Atit të gjithëpushtetshëm.
Veproi plot dashuri dhe me mëshirë për ata qё vuanin. Ajo dëshmoi Ungjillin e dashurisë, që ushqehet me dhurimin pa asnjë kusht të vetvetes, deri në frymën e fundit”.
Me 6 shtator 1997, ditën e nesërme të lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II tha: “Në fytyrat e të mjerëve, Ajo njohu atë të Krishtit dhe i ndihmoi me përkushtimin dhe shpirtmadhësinë e saj; Ka mbrojtur jetën me kurajo. U ka shërbyer të gjithё njerëzve, duke promovuar dinjitet e respekt. Nënë Tereza është misionaria më e madhe e shek. XX”.
Vepra madhështore si motër katolike dhe misionare humanitare e Nënë Terezës, i hapi rrugën kanonizimit e Lumtur pa i mbushur 5 vitet nga dita kur u nda nga jeta, një vendim i rrallë në historinë e kishës katolike.
Më 12 dhjetor 1998 Papa Gjon Pali II, i dha lejen Kongregatës të  Çështjes të Shenjtorëve të hapte procesin dioqezan për procedurën e lumturimit, që sipas rregullave të kishës katolike, duhej të fillonte pas shtatorit të vitit 2002.
Më 9 mars 1999, Kёshilli i Kardinaleve emëroi postulator i çështjes, At Brian Kolodiejchuk MC, rregulltar i Misionarëve të Bamirësisë të Nënë Terezës.
Më 26 korrik 1999, në Kalkutë u hap faza dioqezane e procesit të lumturimit, ku u prezantuan 15 kërkesa gjyqësore dhe në vazhdim u dëgjuan 113 dëshmitarë.
Më 15 gusht 2001, në Kishën e Shën Marisë në Kalkutë përfundoi procesi dioqezan dhe u depozituan 80 vëllime me 35.000 faqe dokumenta, me dëshmi për aktivitetin fetar dhe veprat heroike të Nënë Terezës.
Në nëntor 2001, Imzot Jose Luis Gutierrez u emërua si relator i prezantimit të çështjes para Kongregatës të Kardinaleve.
Më 26 prill 2002, At Brian Kolodiejchuk MC, postulatori i çështjes, dorëzoi në Selinë e Shënjtë katër vëllimet, që njihen si “positio”, me dokumentat e përshtatshëm për shqyrtimin e propozimit për shpalljen tё lumturueme tё Nënë Terezës.
Më 24 shtator dhe 1 tetor 2002, Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjtorëve, i miratoi raportet e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik të Nënë Terezës, mrekullinë në shërimin e një qytetare hindiane.
Më 19 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II, e aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe e njohu mrekullinë në shërimin e Monika Besra. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e proçesit të lumturimit.
Mrekullitë e tjera dhe aktivitetet e shquara shpirtërore e humanitare, e lehtesuan dhe e përshpejtuan procedurën e lumturimit të Nënë Terezës.
Më 20 dhjetor 2002, në Sallën Klementine, në Vatikan, Kongregata për Çështjet e Shenjtorëve aprovoi 18 dekrete, për lumturimin dhe shenjtërimin e 9 Shërbëtoreve dhe të 9 Shërbëtorëve të Zotit dhe pikërisht atë ditë Nënë Tereza u deklarua e Lumturueme dhe nga ajo ditë, tё gjithё kemi pritur vetëm ceremonia liturgjike, për shpalljen publikisht shenjtore.
Mё 19 tetor 2003, Ditën Botërore të Misionarёve, me homelinë nё Sheshin e Shën Pjetrit, në prani të mbi 350.000 njerëzve, mes tyre dhe shumë shqiptarë, Ati i Shenjtё Gjon Pali II, shpalli kultin e lumturimit tё Nënë Terezës.
Fjala e Atit të Shenjte ne homeline e 19 tetorit 2003, sa ishte vlerёsim pёr meritat e shpalljes tё Lumturume Nënë Terezën shqiptare, po aq ishte një prolog i shpalljes së shpejti shenjtore, andaj e konsideroj të nevojshme, ta prezantoj të plotё në këtë shkrim:

Nanë Tereza & Papa Gjon Pali i II - Dy ikona të shek. të XX
Nanë Tereza & Papa Gjon Pali i II – Dy ikona të shek. të XX

Lumturimi i Nënë Terezës sё Kalkutës

Homelia e Atit tё Shenjtë Gjon Pali II

në Ditën Botërore të Misionareve.
Sheshi i Shën Pjetrit – Romë.
E djelë, 19 tetor 2003

1.“Kush do tё jetё i pari mes jush, do tё bëhet shёrbёtori i tё gjithëve. (Marko: 10, 44). Këto fjalë, që Jezusi u tha dishepujve dhe që ushtuan pak kohë më parë dhe në këtë shesh, tregojnë kush është rruga, që na udhëheq në “madhështinë” ungjillore. Kjo është rruga, që Krishti ndoqi deri në kryq, një intinerar i dashurisë dhe i shërbimit, që përmbys çdo llogjikë njerëzore, kur bёhesh shёrbёtori i tё gjithёve! Nga kjo llogjikë u udhëhoq Nënë Tereza e Kalkutës, themeluesja e Misionareve dhe i Misionarёve të Dashurisë, të cilën sot, me kënaqësi po e shtoj në Regjistrin e të Lumturumeve.
Personalisht i jam mirënjohës kësaj gruaje të guximëshme, që e kam ndjerë gjithmonë pranë vehtes. Ajo është Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan.
Herë pas here më takonte e me fliste për përvojat e saj në shërbim të vlerave ungjillore. Kujtoj p.sh, ndërhyrjet e saj në favor të jetës dhe kundër abortit dhe në rastin kur i dhanë çmimin Nobel për paqen, Ajo me guxim tha: “Nëse dëgjoni, se ndonjë grua nuk do ta mbaj femijën e saj e kërkon ta abortojё, provoni ta bindni të ma sjellë mua fëmijën. Unë do ta dua e do të gjej në atë, shenjat e dashurisë për Zotin”.
2.Është shumë domethënëse, që Lumturimi i saj shpallet pikërisht sot kur Kisha kremton “Ditën Botërore të Misionareve”.
Me dëshminë e jetës së saj, Nënë Tereza na kujton të gjithëve, se misioni evangjelik i Kishës, kalon nëpërmjet dashurisë, i ushqyer në lutjet dhe në dëgjimin e fjalës së Zotit.
Ky stil misionar, shprehet në mënyrë emblemtike në imazhin, që tregon të Lumturumen e porsa shpallur, duke shtërnguar dorën e një fëmije e në tjetrën mban vargun  e rruzares.  Me lutjet në përgjërim dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor; Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё varfёrve dhe nё tё njёjtёn kohё pёrkushtohej me lutjet.
3.”Kush do të jetë i pari mes jush, do të bëhet shërbëtori i juaj” (Ungjilli sipas Markut 10, 43).
Është emocion i madh, të rikujtojmë sot Nënë Terezën, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës dhe të gjithë Botës.
Jeta e saj është dëshmia e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit me përulje. Ajo kishte zgjedhur të ishte jo vetëm më e vogla, por dhe shërbëtorja e më të vegjëlve. Si Nëna e përnjimendё e të varfërve, është përkulur përballë atyre, që vuanin të gjitha format e varfërisë.
Madhështia e Saj qëndron në aftësinë për të dhënë pa kushte, për të dhënë “deri kur ndjen dhimbje”. Jeta e Saj ishte një jetesë radikale dhe një proklamim i guximshëm i Ungjillit.
Thirrja e Krishtit në kryq: “Kam etje!” (Gjoni 19, 28), që shpreh dashurinë e thellë të Zotit për njeriun, depërtoi në shpritin e Nënë Terezës, ku gjeti një terren të begatshëm në zemrën e Saj.
“Shuarja e etjes të dashurisë në shpirtin e Jezusit”, u bashkua me Marien, Nënën e Jezusit, kështu u bënë i vetmi qëllim dhe forca e brendëshme e Nënë Terezës, që ndikuan të kapërcente vetvehten dhe të “nxitonte” nga një anë në anën tjetët të botës, duke punuar për shpëtimin dhe shënjtërimin e më të varfërve ndër të varfërit.
4.”Çdo herë, që keni bërë këto gjëra dhe për një të vetëm për vëllezërit e mi të vegjël, e keni bërë për mua” (Ungjilli sipas Matteo 25, 40).
Kjo thënie e Ungjillit, është themelore për të kuptuar shërbimin e Nënë Terezës ndaj të varfërve, ishte baza e bindjes dhe e besimit tё saj fetar të devotshëm, pasi kësisoj, duke prekur trupat e dobëta të të varfërve, prekte trupin e Krishtit. Ishte vetë Jezusi, i fshehur nën veshjet ngashëruese të varfërve ndër më të varfërit, që e udhëhoqi në shërbimin e Saj.
Nënë Tereza shprehu thellësinë e vlerave të shërbimit, qё ishte akt dashurie ndaj të uriturve, të huajve, të rreckosurve, të sëmurëve, të burgosurve, ishte shërbim ndaj vetë Krishtit. Duke e njohur këtë fakt, Ajo u shërbente me devocion të madh dhe kësisoj shprehu delikatesën e dashurisë së Saj.
Në këtë mënyrë, me përkushtimin tërësor ndaj Zotit dhe brezave pasardhës, Nënë Tereza veproi me çiltërsinë më të madhe dhe jetoi duke shprehur cilësitë më fisnike të feminilitetit.
Dëshironte të ishte “shenjë e dashurisë së Zotit, e pranisë të Zotit dhe e konpasionit të Zotit” e në këtë mënyrë u tregoi të gjithëve vlerat e dinjitetit të çdo biri të Zotit, “i krijuar për të dashuruar dhe që të jetë i dashuruar”.  Kjo ishte Nënë Tereza, “i çonte shpirtërat Zotit dhe Zotin shpirtërave”, kështu e shuante etjen e Krishtit dhe sidomos të njerëzve në halle dhe në nevojë, të cilët vizionin për Zotin, e kishin të mjergulluar nga vuajtjet dhe nga dhimbjet”.
5.“I Biri i njeriut, erdhi të dhuroi jetën e tij, si shpërblim për të shumtit” (Ungjill: Marku 10, 45).
Nënë Tereza, vuajtjen në Kryq e bashkëjetoi në mënyrë të veçantë, sidomos gjatë viteve të gjata të “errësirës së brendëshme”. Kjo ishte një nga provat e dhimbjes therëse, e pranuar nga Ajo, si një “dhuratë dhe privilegj i veçantë”. Në orët më të errëta, ajo u kap me këmbëngulje pas lutjeve para Sakramentit të Shenjtë. Kjo tronditje e fortë shpirtërore, ndikoi që të “identifikohet gjithnjë e më shumë, me ata, që iu shërbente çdo ditë”, duke eksperimentuar ndëshkimin, deri dhe refuzimin.
Dëshironte të përsëriste se “varfëria më e madhe është kur je i padëshiruar dhe kur nuk ke asnjeri pranë, që të kujdeset për ty”.
6.“Falna o Zot, ne shpresojmë tek Ti!”.
Ashtu si psalti dhe Nënë Tereza, sa herë ndodhej në momentet e dëshprimit të brendshëm, i përsëriste lutjet Zotit: “Në Ty, në Ty shpresoj, në Ty o Zoti im”.
Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përulur të Ungjillit dhe bamirëse e palodhur e njerëzimit.
Ta nderojmë këtë personalitet të shquar të epokës sonë.
Ta pranojmë mesazhin e saj dhe të ndjekim shembullin e saj.
Virgjëresha Marie, Mbretëresha e të gjithë shenjtorёve, na ndihmo të jemi të përulur dhe zemërbutë, të bëhemi si ajo sypatrembura mesazheria e dashurisë.
Na ndihmo t’i shërbejmë me gëzim e me buzëqeshje, çdo personi që takojmë.
Na ndihmo të jemi mesazherë të Krishtit, që është paqa e jonë dhe shpresa e jonë.
Amen!(*)

Nёnё Tereza duke marrё nga Ronald Regan Medaljen e Paqes
Nёnё Tereza duke marrё nga Ronald Regan Medaljen e Paqes

Epilog

Kanë kaluar 13 vjet nga dita kur Nënë Tereza u kanonizua e Lumturume dhe ditët, muajt e vitet, kanë sjell prova të shumta dhe dëshmi të qarta për domozdoshmërinë e shpalljes Shenjtore.
Në fakt, tërë jeta e Nënë Terezës ishte Vita Sanctae – (Jeta e Shenjtores)”, e përjetuar çdo ditë në fè, e kompletuar nё ungjill, nё eukaristi dhe në lutjet, qё i zbatoi me përkushtim dhe me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare në ndihmë të viktimave të varfërisë të sëmurëve, jetimeve dhe të braktisurve nga familjet, nga shoqëria dhe shteti.
Nënë Tereza i ka përmbushur të gjitha kushtet pёr t’u shpallur shenjtore, sepse i plotëson të gjitha kriteret tё shpallet e shenjtë, ashtu si ka percaktuar Koncili i Trentos, andaj çdo ditë e më shumë, idhëtarët e saj dhe populli e quajnë Sancta Teresa – Shën Tereza e tani presim 4 shtatorin, ditën e bukur, kur Papa Fraançesko do ta shtoi në listën e shenjtorëve të Kishës Katolike, por nga ana tjeter duhet te konfirmoj se Ajo nuk ishte e nuk është vlerё vetëm e krishtërimit, por ёshtё vlerё e madhe njerëzore, qё i përket të gjithë popujve të botës.
Në këtë shkrim nuk do të prezantoj të gjitha kushtet dhe kriteret, që pёrcaktojnë kush duhet të shpallet shenjtor, apo shenjtore, por do t’i rikujtoj lexuesve disa nga më thelbësoret dhe më tipiket, që e shquajnë Nënë Terezën në aktivitet e shumta si misonare katolike.
Nënë Tereza është themeluesja e Urdhërit Misionaret e Dashurisë (Missionarie Della Carità. Congregatio Sororum Missionarium Caritatis. Missionaries of Charity or Sisters of Mother Teresa), fillimisht vepruese në Kalkuta dhe në vitet e më pasme e pёrhapur në 136 vende të botës duke realizuar kёshtu, ndërkombëtarizimin e Misionit të Dashurisë, duke e shndërruar në mision humanitar gjthëbotëror.
Asnjё urdhёr i krishterё, apo i ndonjё feje tjetёr, asnjё prej shoqatave humanitare, asnjё organizatё joqeveritare bamirёse dhe ato të quajturat ndërkombëtare, nuk kanё aktivitete nё pёrmasat gjithe botërore dhe me intensitetin që ka zhvilluar Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs, i cili mbetet unikal nё historinё e njerёzimit, me shtrirje aktive nё shtetet e tё pesё kontinenteve.
Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё katolike, krijoi kishën e “hapur”, që çoi pranë njerëzve, duke treguar forcёn e besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.
Me veprat e saj sublime Nënë Tereza u bë Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan të kryente misionet shpirterore dhe humanitare.
Me lutjet në përgjërim, me uratat dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve. Ajo është Ungjilli i Pestë. Njihen katër ungjillet e tjerë, por shumica e të krishterëve dhe jo te krishterëve, nuk e dinë cilët jane ungjillorët, ndërsa të gjithë e njohin mirë dhe e kanë pranuar unanimisht të Lumen Nënë Tereza misionare e dashurisë ne veprim, Ungjilli i Pestё, Ungjilli i gjallё dhe shenjtore e dashurisë.
Nёnё Tereza, Shёn Gjon Pali II dhe Shёn Pio Pietrelçina, janё tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan dhe titullin Servus servorum Dei – shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit.
Pёr veprat shpirtёrore dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë Tereza nderohet nga kisha dhe tё gjithё popujt e botёs, qё e quajnë: “Nёna e Dashurisё”, “Nёna e Botёs”, “Ungjilli i Gjallë”,”Ungjilli i Pestё”, “Pena e Zotit”, “Lajmёtare e Dashurisë të Jezu Krishtit”, “Nёna e tё Varfёrve”, “Shёruese e Plagëve të Botës”, “Shenjtoria e Dashurisё”, “Shenjtoria e tё Varfёrve”, “Investuesia e Dashurisë”, “Engjëlli i Dashurisë”, “Engjёlli i Jetёs”, “Engjёlli i Mirёsisё”, “Mesazhere e Dashurisë dhe e Lumturisë në botë”, “Zёvendsuese dhe emisaria e Zotit në tokë”, “Ungjilloria Transparente” etj.
Nënë Tereza me motrat misionare kanë ndihmuar, kanë strehuar dhe ushqyer, kanë larë dhe mjekuar me dhjetra miliona njerëz të varfër, jetima, të sëmurë, të braktisur, të përbuzur, ata që kastat i konsideroin të “paprekshmit”, ata që dergjeshin gjysëm të “vdekur” në rrugët e pista të Kalkutës dhe në vendet e tjera të Botёs; i kanë shërbyer popullit të gjitha moshave dhe pa dallime fetare, etnike, social-ekonomike, kёsisoj Ajo solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike.
Këto shërbime, Nënë Tereza dhe motrat misionare, i kryenin me pёrkushtim, dhimbshuri dhe me dashuri, duke e shndërrruar dashurinë në profesion, aksion e mision fetar dhe humanitar.
Nënë Tereza është misionare e bamirësisë, e dashurisë, misionare e paqës, misionare e jetës.
Nënë Tereza dhe motrat e saj, kanë bërë aq shumë për të vuajturit, sa nuk kanë bërë të gjithë shenjtorët e marrë së bashku.
Nënë Tereza kreu vepra tё vogla me dashuri tё madhe, vepra te zakonёshme me dashuri tё jashtzakonёshme.
Nënë Tereza nuk ishte teologe, por besimi i saj ishte i madh dhe i thjeshtë, ishte besimi i një motre të devotёshme dhe këtë e ndjenin të gjithë, prandaj fotografia e saj qëndron si një ikonë e shenjtë në murin e dhomave të miliona besimtarëve, madje dhe të atyre që nuk besojnё, pra dhe të ateistave dhe kjo është një mrekulli e vërtetë.
Të gjithё janë bindur për veprën e shenjtë të Nënё Terezës, por konservatorizmi dhe pedantizmi i klerikëve, diktonin si kёrkesë prova të dokumentuara të heroizmit dhe tё mrekullive tё kryera nga Nënë Tereza, i kërkonin si dokumenta për ta shpallur shenjtore.

Mather Teresa dhe Hillary Clinton
Mother Teresa dhe Hillary Clinton

Kësisoj u veprua nё vitin 2003, kur Nënë Tereza u shpall e Lumturume. Në vitin 2002, Papa  Gjon Pali II, aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe njohu mrekullinë me qytetaren indiane Monika Besra, e cila u shërua nga tumori me ndërhyrjen shpirtërore të Nënë Terezës. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e procesit të Lumturimit.
Natyrisht, ky rast nuk është e vetmia mrekulli e Nënë Terezës, janë dhe shumë te tjera.
Në dhjetor të vitit 2015, Papa Françesko shpalli dekretin për miratimin e një tjetër mrekullie dedikur Nënë Terezës. Ky është rasti i Shërimit të një të sëmuri 42 vjeçar nga San Paolo -Brazil, i cili më 9 dhjetor 2008, pësoi gjendje kome, gjatë ndërhyrjes për abcese të shumta në tru, tё ndërlikuar me hydrocefali. Gjysëm ore pas ndërhyrjes, kur mjeku u kthye te i semuri, e gjeti zgjuar dhe në gjendje koshiente, ndërsa bashkёshortja e tij vazhdonte të lutej për të Lumen Nënë Tereza, ndaj të cilës shprehnin devocion familajrisht.
Gjatë kontrolleve shendetësore të sëmurit pas operacionit, rezultoi mrekullisht shërim i plotë.
Më 10 shtator 2015, nga verifikimi që i bënë shtatë antarët e konsultës mjekësore të Kishës Katolike, çdukja e sëmundjes u konsiderua shkencërisht e paspjegueshme.
Bazuar ne raportin e hartur nga komisioni i mjekëve, antarët e Konsultës Teologjike, që kanë detyrë të shprehen në rastet e kanonizimit, deklaruan “lidhje perfekte e shёrimit, me vokacionin pёr tё Lumen Nёnё Tereza”.
Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjtorëve, miratoi raportin e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik dhe mrekullinë e Nënë Terezës, në shërimin e qytetarit brazilian.
E tërë jeta e Nënë Terezës është plot vepra heroike dhe mrekulli të shumta.
Ndonëse shkruhet pak, madje pothuaj nuk flitet rreth këtij fakti, do të shtoj dhe një mrekulli tjeter, që është unikale në historinë e njerëzimit.
Në vitin 1958, për kurimin e të sëmureve me lepër, në Titagarh, një lagje e madhe e degraduar në shtetin federal tё Bengala, Nënë Tereza hapi qendrën e asistencës dhe të kurimit të këtyre të sëmurëve, tё cilёn e quajti: Gandhiji’s Prem Niwas – Dhuratë e dashurisë për Gandhi-n.
Sëmundja e leprës ishte shumë e përhapur në Hindi, ishte një plagë e madhe shoqërore. Hindia ishte leprozari i hapur dhe më i madh i botës. Për ta vënë nën kontroll këtë situatë, Nënë Tereza iu përvesh punës, duke krijuar një rrjet me ambulanca infermierie, ku Ajo vetë personalisht dhe me motrat misionare u shërbenin të sëmurëve me lepër.
T’iu shёrbesh leprozёve pa pёrdorur doreza, pa maska dhe pa veshje speciale mbrojtëse, është një veprim heroik, pasi bacili i kësaj sёmundje është tepër ngjitës.
Për “çudi të shkencave mjekësore”, as Nënë Tereza dhe asnjë prej motrave të saj, nuk u sëmurën nga kjo sëmundje infektive e rrezikëshme ngjitëse.
Shërbimi dhe përkujdesja njerёzore, që u përkushtoi Nënë Tereza këtyre të sёmurёve, dha rezultate. Aktiviteti intensiv higjienik, ishte parimi mbi bazën e të cilit e organizoi punën kundër leprës, duke e shoqëruar me mjekim tё kujdesshëm. Kjo praktikë ishte shembull përgjithësues, ku mjekësia e gjen vehten të zbatuar si profesion dhe si mision nё kurimin e leprozёve, pikёrisht me ato dimensione, që i a dha Nënë Tereza me motrat misionare.
Lepra është sëmundje infektive ngjitëse, andaj në të gjitha vendet e botës, këta të sëmurë trajtohen në leprozare, që janë qendra për kurimin e detyrueshëm tё këtyre fatkeqëve. Të sёmurët me lepër izolohen, për të parandaluar infektimin e personave të tjerë.
Si të mos mjaftonte izolimi për motive mjekësore, familja dhe shoqëria i përbuz, nuk u afrohet, i braktis këta mjeranë, të cilët janë të detyruar të jetojnë të mbyllur mes tyre në leprozarët. Për këta të sëmurë, Nënë Tereza ka thënë: “Nuk ka leprozё, ёshtё vetëm sёmundja e leprёs, e cila mund të kurohet”.
Është fakt i njohur nga të gjithë, i dokumentuar me fotografi dhe me filma dokumentarë, qё pasqyrojnë punën vetmohuese të Nënë Terezës dhe të motrave misionare, që u shërbyen këtyre të sёmurëve me dashuri, i kanë përkёdhelur, i kanë ushqyer, i kanë larë, i kanë veshur, i kanë ndihmuar të shtrihen në shtrat, i kanë kuruar, u kanë lehtësuar dhimbjen, u kanë dhënë shpresa.
Nënë Tereza, nuk u infektua nga bacili tepër ngjitës i leprës dhe kjo është një nga mrekullitë e vërteta, që karakterizojnë jetën dhe veprën e saj sublime, në shërbim të këtyre të sëmurëve.
Misionet e të Lumes Nёnё Tereza pёrfshijnё aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti dhe sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn, janё misione hyjnore, misione të shenjta, qё i realizoi me madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё botёrore.
Nёnё Tereza shqiptare mbetet Nёna e pёrjetёshme e popujve, Apostola e Dashurisё, Shenjtoria e Dashurisë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.