Tagri i Normimit të Giuhës Shqipe Nik Klementi (Dielli)

0
35
Nik Klementi
Nik Klementi
Nik Klementi
Nik Klementi

Tagri i Normimit të Giuhës Shqipe Nik Klementi (Dielli)

Para disa ditësh Rami Memushaj, një nga dekanët e giuhës shqipe, iu turr Gjergj Metës, një prifti katolik, me një artikull mjaft briguas sepse Meta paska lypë integrimin e gegnishtes në Normën ‘72. Giuha e përdorun në kët artikull afirmon se Memushaj i përket atij grupimi shqiptarësh të cilët nuk mund t’i zgidhin problemet pa revolucione, demonstrata, e ngatërresa. Por sjellja e tij nuk na habitë sepse, sipas moralit marksist në të cilin beson dekani ynë, rishikimi i teksteve zyrtare asht i ndaluam. Historia na mëson se pikpamje të këtilla janë të rrezikshme. Ato kanë gremisë shoqni ma të mëdhaja se jona në kohë të errëta që kanë zgiatë me shekuj. Ja disa prej tyne,
Inkuizicioni Spanjoll
Marksizmi
Fundamentalizmi Arabo-Turk

Norma ’72 e Giuhës shqipe
Gjergj Meta kërkon integrimin e gegnishtes me Normën ’72, sepse atij i nevojiten veçsitë e gegnishtes për të përkthye tekste të cilat janë bazua në giuhët me paskajore. Ai, gjithashtu, kërkon që giuha shqipe të përfshihet në një proces të randomtë risimi e rigjallënimi si të tàna giuhët e normuame të botës. Prandej Meta ka tagër me folë për Normën ‘72.
Sikur Memushaj të besonte se Normës ’72 i duhet shtua ose mungua diçka, atëherë, edhe ai do të kishte tagër. Por dekani ynë nuk kërkon asnjë ndryshim të Normës ’72; as zbritje as shtesë. Ai kërkon vetëm që të tjerëve t’u mohohet e drejta për t’a rishikua kët normë. Në fakt, ai kërkon që të tjerëve t’u mohohet deri edhe e drejta për t’a analizua giuhën standarde. Vetëm persiatja e thjeshtë e koncepteve udhzuase të kësaj norme e bajnë dekanin tonë me i thekë ligjëratat e tij me giuhë të palatuame.
Askush nuk ka tagër me vendosë se cilat të drejta u duhen pranua ose mohua të tjerëve. Kuvendi asht i hapun për gjithkand e për gjithçka! Kësaj i thonë mënyrë të logjikuami prendimor tash 6000 vjet. Këtij i thonë ‘Kanoni i Shqiptarëve’ tash së paku 1000 vjet – nga Labëria e Memushajt në Rugovë. Mohimi i të drejtës me diskutua një çeshtje nuk i përshtatet natyrës së civilizimit europjan.

Askush nuk mund të ketë tagër me ua ndalua tagrin të tjerëve
Problemet e Memushajt nuk janë vetëm giuhsore. Ai ka edhe probleme mirsjellje, kulture, e fisnikrie. Ai i referohet Gjergj Metës vetëm si ‘dom’. Për ata që kanë provua të jetojnë nën kallashin e marksistave shqiptarë, përdorimi i fjalës ‘dom’ në vend të fjalës ‘prift’ asht përdorim cinik dhe ofenduas. Mâ tej, fjala ‘dom’ ka rregullat e veta të përdorimit. Ajo shkruhet gjithmonë me germë të madhe, dhe pasohet nga emëri i priftit, p.sh., ‘Dom Gjergji’. Dekani ynë, i cili pretendon t’i njohi rregullat gramatikore të giuhës shqipe, luan bukur pathuktas me drejtëshkrimin e emërit ‘dom’. Ai e shkruan atë gjithmonë me germë të vogël, e përdorë të izoluam, dhe e lakon në të gjitha rasat. Vene re,

Ku e sheh komunizmin domi…
Unë do ta cilësoja domin si një nga servilët…
Domit duket se i dhemb për mazhorancën…
Domi ynë u vë si detyrë studjuasve…
Po i përgjigjem domit
Po i them domit…
E kanë informuar gabim domin…

Në artikullin e tij, dekani ynë e perdorë fjalën ‘dom’ 21 herë, ndërsa fjalën ‘Gjergj’ vetëm një herë. Përmashum, dekani ynë e quan Kristianimin ‘… një ideologji e zezë’.
Siç shihet ky dekan nuk ka tagër me folë për shum gjana. Në bazë të ligjeve të logjikës prendimore, normave të mirësjelljes, dhe kanonit shqiptar, ai nuk ka tagër me hy në kuvende burrash, as grashë, para se ai të mësojë me frenua turrin e emocioneve cullane – një gja që mëci ynë mund t’a mësojë nga Meta.
Problemi i Vërtetë i Ramit dhe mikut të tij, Jorgos
Rami ka pasë andërra të mëdha.
Ai dëshironte me udhhjekë Institutin e Giuhësis. Por, fatkeqësisht për të, ai nuk ishte kompetent për një punë të këtillë. Të njëjtin problem ka edhe miku i tij Jorgo Bulo. Bulua ishte drejtor i Institutit të Giuhsisë por u pensjonua parakohe, çka Jorgos nuk duhej t’i vinte e papritun, sepse ai nuk figuron si giuhtar i mirfilltë as giatë diktaturës komuniste as giatë diktaturës demokratike.
Rami dhe Jorgua nuk janë partizanë të flaktë të Normës ’72. Ata janë dy partizanë Méke të zemruam ngase ata nuk morën gradat që ata andërronin. Norma ’72 nuk u intereson atyne.
Ata gjakojnë për një përshpagim personal kundër Ardian Marashit, Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), i cili për herë të parë në histori po i drejton giuhën dhe giuhsinë shqipe kah përspektivat shkencore, dhe tutje perspektivave krahiniste, politike, fetariste, e ultranacionaliste. Por këto pikpamje nuk janë kongruente as me interesat as me moralin-fiks marksist të Ramos e Jorgos.
Në replikën ndaj Metës, dekani ynë e ruan shfrymjen e tij ma të randë shì për Ardian Marashin, megjithëse, ashtu si Metës, ai refuzon t’ia përmendë emërin edhe atij. Ja si e përshkruan Memushaj emërimin e Marashit në krye të QSA, ‘… një mercenar i sjellë në krye të QSA-së.’
Në kjoftë se Marashi kênka mercenar se ai kërkoi analizimin e mbipërdorimit të tingullit ‘ë’, çka asht Memushaj, i cili po ngulmon që shqipes t’i krasitet paskajorja, njëra nga gjymtyrët e saj kryesore?
Mehalla Ballkanike dhe Nyja Jonë Historike
Tash që edhe Serbët e Rumunët e kanë zyrtarua paskajoren, të vetmet giuhë pa paskajore në Evropë janë Turkishtja, Shqipja, Bullgarishtja, Makedonishtja, dhe Grekishtja. Historia n’a ka sjellë në një nyje të randësishme në evolimin e popullit, kulturës, dhe giuhës shqipe. Duhet me zgiedhe, ‘t’i përkasim mehallës ma të pazhvilluame ballkanike, apo kontinentit evropjan?’

Fjalor
tagër – drejtësi; kompetenc ligjore, kanonore, ose shkencore
brigua – me qortua randë me fjalë
flug – fuqi; flugim – fuqizim
përsiatë – analizua
shestua – panifikua
cull – djalë
mëc – djalë
http://gazetadielli.com/tagri-i-normimit-te-giuhes-shqipe

Related Images:

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.