back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Zani i Kasnecave – Poezi unike e Abat Prend Doçit

Gazeta

Abati Preng DoçI (1846-1917)
Abati Prend Doçi (1846-1917)
Poezia “Zani i Kasnecave” Prend Doçit, Abat të Mirditës,
është marrë e plotë nga libri “Historia e Shqypnisë”,
“Ç’më kohë t’vjetra deri m’tashmet” të autorit Ndoc Nikaj,
botuar në Shkodër nga shtypshkronja “Nikaj”, në vitin 1917.
Ky libër i kushtohet Prend Doçit, Abat të Mirditës,
dhe në faqet 213-216 të tij gjendet edhe poezia në fjalë,
një nga krijimet interesante dhe të rralla.
.

Zani i Kasnecave

Poezi unike e Abat Prend Doçit

 
I.
Zani i kasnecave përpiqet me gjamë
T’fushave t’maleve, e thrret
Burrat e dheut gadi m’u bamë
Ndr’ armë: qata burra qi për t’madh shëndet,
T’rrebtë, kan kthye, me sheje t’arta
Ndër shpija t’veta, gjithmonë, si drita e larta.
 
II.
Gjith ngasin tuei dihatë; ndër pleq e kapidana
Armët shndrisin prej çelikut t’bardhë;
Pushkët besnike t’Shqyptarëve asgana
Duken, ndër duer t’dielmniës paë ardhë
N’burrnië: gjith ngasin si vala e rrebtë,
Ku asht rreziku maa i vshtiri e i rrebtë
 
III.
Dheu asht ndër t’vshtira për rreth trenue
Anmiku vargoit e randë për shej difton
Se si për mas sodit me e pengue
Por, jan prep tu ai, m’e poshtnue mendon
Me i sjellë marre t’madhe e me e turpnue:
Kso doret kujton e kshtu a tuej shprrallue.
 
IV.
A do t’presim na kso farë sikletesh?
I veem dekën e jetës qi t’i’u presin vrapin!
A do t’u laam marren t’parve t’anë, a do t’bvetesh?
Se si kan pas trimniën, si kan pas takatin?
E na do t’rrim nder fialë e tuej kuitue?
Se shka me baa, se shka me gjikue?
 
V.
Jo, jo, ky dhee asht nana qi n’a kaa rritun,
Me tamël t’gjive vet n’a kaa yshqye
Asht vasha qi dashtniën e kaa gjitun
N’zemra t’ona e t’butit e kemi ylnjye.
Kush kish me muitë, që kaa dashtniën e dlirë,
Si biir e dhander, me gjak t’vet me pshtirë?
 
VI.
Do brimë t’forta, siellë me rribë t’murranit
N’lamë t’Spahive, fushës, pluhni çohet si ree,
Difton se u nis ushtrija mii doshmanit
Njizet mii Shqyptarë Shkodranë porsi rrfee
Ibrahim Mahmut Begolli si Asllani
Priin me shpatë e i daan trimnija e zani
 
VII.
Kush asht ky veshun ndër petka leet
Fort i përvuit duket afër shokve vet
Trazon zemrat n’frigë e ban me met
Shtatin e kaa si div e syyn si zhgjetë?
Ky burrë i vetëm ndër trima shoq nuk kaa
Gjithmonë pr’orë në trimnië asht daa
 
 
VIII.
Qindro, more Pasvan me bylyqe tue
Saa do qi Rumelija, Bosnia e Anadolli,
U bakan trii herë maa tepër se kam kuitue,
Çartën shoqishoinë, e kshtu nolli:
Asqeri i tii u thye e u shpëlvuer
Lshoj fushën t’gjith e malet muer.
 
IX.
Si vala e prronit ecën e shkon gjaku,
Kurmat e janiçerëve ia presin riedhën,
Dyy trii herë menë, e i’u gjet haku,
Boshnjakët djelmt e Anadollit i mbledhen
Bini bre, se u thyem e Ahmeti met,
N’derë t’Osmanlliës maa i miri mas Pasvanit vet
 
X.
Hini tuta e i ndali hovin ushtris’,
Pasvanit i hypën n’qaf ë e iku i pari ,
Kush kje i leet e muer mrapa viës.
Peja, more Pasvan e xen si asht luftari
Diftoj Mretit t’ynë si kee marue
E si diin Shqyptarët me dek si me luftue,
 
XI.
Bajrakët qi tonët s’janë e janë përzieje
Bashkë me Tonët, tregu i trimniës;
Faqia e bardhë e jona gjithkund asht ndije,
Çikrriët e anmikut menë n’lamë t’ushtriës.
Eni gzoniu o Shqyptarët e mii,
Zoti me ne asht kianë, ai na ka prii
 
XII.
Eni djelmt e mii, dhandrrit e dashtnies,
Eni t’i’u shtërngoj, me mallë, n’krahnuer,
Se paë juu kishim metë, metë t’gjith t’robniës,
Kishim bierrë erz e kishim metë shtruer.
Eni e pushoni n’krahnuer t’em e msoni
Fmive tuej se sa jeni trima e si luftoni.
 


 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.