Tetë pikat e projektit sekret të Ali Pashës me Rusinë nga Fedhon Meksi

0
16
Monumenti i Ali Pashës në Tepelenë
Monumenti i Ali Pashës në Tepelenë

Tetë pikat e projektit sekret të Ali Pashës me Rusinë

nga Fedhon Meksi (mapo)

Edhe sot përdoret gjerësisht termi shqiptar i vërtetë për ata burra që kërkojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe konfliktet vetëm me ndershmëri, trimëri dhe burrëri. Këta lloj shqiptarësh në kohët e lashta, madje nuk përdornin as pushkën si mjet lufte, por vetëm shpatën. Për këta njerëz nuk kishte rëndësi fitorja, por lloji dhe rëndësia e saj. Një nga këta shqiptarë të vërtetë, arvanitasi Gjergj Andruco, ishte si vlla ose vllam me Ali Tepelenën. Ata e filluan së bashku karrierën e tyre në male, si kaçakë, por më vonë iu desh të ndaheshin. Ishte karakteri i ndryshëm i tyre që përcaktoi edhe drejtimin e ndryshëm të tyre në jetë. Më 1790, Andruco organizoi një kryengritje kundër turqve në krye të 800 shqiptarëve. Ata humbën edhe pse luftuan heroikisht. Andruco përfundoi në burgjet e Stambollit, ku edhe vdiq. Ali Pasha mori të birin, Odhisenë, në oborrin e tij në Janinë dhe e adoptoi në shenjë dashurie dhe respekti për Andrucon baba. Nga ana e tij, Ali Pasha kishte zgjedhur një rrugë tjetër me shumë dredha dhe shumë më të gjatë. Ai kishte bindjen se vetëm trimëria nuk ishte e mjaftueshme për të fituar lirinë. Bashkë me të nevojitej zgjuarsia dhe diplomacia, pra një mendje me dy presa.
Projekt-marrëveshja me Rusinë
Ekzistojnë të gjitha faktet dhe dokumentet që vërtetojnë se Aliu hyri në Janinë, më 1788, bashkë me projektin për krijimin e një shteti të pavarur. Ai gjithashtu kur hyri në Janinë, i njihte të gjitha vështirësitë që do të haste në realizimin e këtij projekti, i dyti pas atij të Skënderbeut, 300 vjet më parë.

Princ Gregorij Potjomkin
Princ Gregorij Potjomkin

Historiani rus G. Arsh në librin e tij Shqipëria dhe Epiri në fund të shek. 18 dhe në fillimet e shek. 19, që u botua në Moskë më 1963, zbulon vizionin e Ali Pashës për të themeluar një shtet të pavarur, me tolerancë fetare, me gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipen. Këtë projekt Aliu e kishte përvijuar qysh nga viti 1791, vetëm 3 vjet pasi u bë pasha në Janinë. Me këtë rast, në qershor të vitit 1791, në ishullin e vogël jonian Kalamos, përfaqësuesi i Aliut i kërkoi gjeneralit rus Tamara, komandant i flotiljes ruse në detin Mesdhe, t’i dorëzonte princit Potjomkin një projekt-marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë, të shkruar në gjuhën frënge, të cilën do ta paraqesim pothuajse të plotë, në mënyrë që të dalin në dritë idetë dhe vizionet e para të Ali Pashës lidhur me formimin e shtetit të tij të ardhshëm:

1.Ali Pasha angazhohet të marrë pjesë bashkë me grekët, në një kryengritje për të zbuar turqit nga Ballkani. Për këtë qëndrim ai kërkon sigurime për njohjen e tij si sundues i pavarur i pashallëkut, për njohjen e territorit të tij që duhet të zgjerohet në të ardhmen dhe për ushtrimin e lirë të fesë nga myslimanët.
2.Nga ana e vet, ai zotohet t’i trajtojë njëlloj si myslimanët, ashtu dhe të krishterët dhe t’i pranojë ata si në administratë ashtu edhe në ushtri, duke pasur si parim të vetëm aftësinë e tyre.
3.Taksat do të unifikohen për të gjithë banorët, grekë apo shqiptarë, myslimanë apo të krishterë qofshin.
4.Do të largohen funksionarët e lartë turq me prirje armiqësore ndaj tij.
5.Aliu pranon që Rusia të ketë të drejtën e mbrojtjes së të krishterëve në shtetin e tij. Grekët do të jenë në mbrojtjen e Rusisë, por pa pasur të drejtën për të transferuar çështjet e tyre gjyqësore dhe të apelojnë ndaj gjykatave vendore në gjykatat ruse.
6.Ali Pasha nuk do të paguajë taksa vasaliteti.
7.Aliu gjithashtu pranon që ligjet dhe urdhrat të shkruhen në gjuhën greke, kurse shqipja do të jetë gjuha e dytë e shtetit.
8.Më në fund, Aliu pranon që, si garanci, të dërgonte në Petersburg njërin nga djemtë e tij”.

Ali Pasha dhe eskorta në Liqenin e Janinës
Ali Pasha me eskorte në Liqenin e Janinës

Te ky dokument spikat qëllimi i Aliut, që do ta shoqëronte deri në fund të jetës, për të qenë zot i një shteti të pavarur. Ali Pasha e kishte të qartë se për të fituar pavarësinë, ishte e domosdoshme mbështetja dhe ndihma aktive, të paktën e njërës prej Fuqive të Mëdha të kohës, e interesuar për viset e Ballkanit Jugperëndimor dhe për popujt që banonin në to. Duket që, sipas analizës së Ali Pashës, vetëm shteti rus në rolin e tij si tutor i ortodoksëve të Ballkanit, që i kishte vënë detyrë vetes t’i çlironte këta popuj nga sundimi i gjysmëhënës, do të pranonte ftesën e tij, meqenëse në pashallëkun e Janinës ishin të shumtë ortodoksët shqiptarë, por veçanërisht ata grekë me të cilët rusët kishin lidhje të hershme edhe shpirtërore.
Por, propozimeve të Ali Pashës, qeveria ruse asnjëherë nuk u dha përgjigje. Rusia nuk mund të pranonte sundimin e një pashai mysliman mbi të krishterët. Rusët kërkonin që të ngrinin në ato anë vetëm një shtet të pavarur, krejtësisht ortodoks.
Në dokumentin që përmban propozimet e Ali Pashës për një aleancë ushtarake me rusët, dallohet mungesa e plotë e komplekseve në raportet me grekët. Aliu e kuptonte fare mire se organizimi i një shteti modern nuk do të kryhej pa njerëz të shkolluar, pa gjuhë të shkruar dhe shkolla të përhapura në gjithë territorin, nga fillorja deri në gjimnaz. Këto kërkesa në atë kohë nuk plotësoheshin nga shqiptarët dhe gjuha e tyre, që për më tepër, ende nuk ishte e lëvruar.

Fedhon Meksi
Fedhon Meksi

Aleksandër e Fedhon Meksi, një libër për Pashain e Janinës

Aleksandër Meksi dhe Fedhon Meksi, njëri arkeolog dhe ish-kryeministri i Shqipërisë dhe tjetri mjek në profesion, qëmtimi i fakteve historike u është kthyer prej kohësh në një profesion të dytë. Por nuk ka qenë kjo arsyeja kryesore që ata janë bërë bashkë për të shkruar një libër për një prej figurave më të kundërshtuara e njëkohësisht më të adhuruara në historiografinë shqiptare; Ali Pashë Tepelenën. “Është një libër në nderim të prindërve tanë, Gabriel Meksi dhe Vangjel Meksi, që kanë shkruar për këtë figurë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë”, – thotë Fedhon Meksi, njëri prej autorëve të librit që është ende në proces botimi. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i dokumenteve historike dhe botimeve të ndryshme mbi figurën e Ali Pashës. Në njëfarë mënyre dy pasardhësit, autorë të këtij libri, kanë deshifruar fakte të jetës dhe veprimtarisë së Ali Pashës për çështje shpesh të diskutueshme siç është Projekti sekret i Ali Pashës me rusët për krijimin e shtetit shqiptar, ngritja dhe organizimi i shtetit shqiptar sipas ideve të revolucionit francez, ndikimi që patën dy miqtë e ngushtë, Kostandin Duka dhe Riga Ferrera, marrëdhëniet e Ali Pashës me fqinjët grekë dhe disa episode nga bisedat mes tij dhe Pukëvilit.

Marre nga gazeta Mapo 29 janar 2014

Related Images:

Artikulli paraprakStatuti i atyne që lindin të lodhun… humor
Artikulli tjetërBernard Baruch (1870-1965) – Vota
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.